Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Dy zbulime të rëndësishme për lashtësinë shqiptare

prej Sat 16 Apr 2011 - 2:59
Zbulohet tuma e epokës parahelenike në Apolloni dhe meandri në Durrës.

TUMA PARAHELENIKE NE APOLLONI

Vetëm 2 km larg qytetit antik të Apollonisë, në fshatin Radostinë, në vendin e quajtur Bregu i Vasë është zbuluar një tumë me 60 varre e epokës së bronxit. Prej një muaji aty po kryen gërmime ekspedita arkeologjike italo-shqiptare. Ky territor i përket kulturës dhe qendrës së madhe antike të Apollonisë. Vangjel Dimo, asistent profesor në arkeologji, ka qenë i rezervuar në dhënien e informacionit, por gjithsesi ai tha se rezultatet janë premtuese. Ky zbulim na shtyn të mendojmë se historia e Apollonisë dhe themelimit të këtij qyteti, nuk zë fill në shek. VII-VI p.e.s, por shkon më herët. Në këtë zonë janë bërë zbulime që dëshmojnë gjurmë të epokës së gurit, ndërsa zbulimi në fjalë mendohet se i përket periudhës së bronzit. Tuma e sapozbuluar e Radostinës është një kodër varresh me diametër 20 m dhe lartësi 2 m, ndërsa numri i varreve të zbuluar arrin deri tani 50-60 varre.


MEANDRI NE DURRES

Meandri, simboli mitologjik i diellit, i shprehur në formën e kryqit të thyer, është zbuluar dje në një mozaik të rrallë nga gërmimet që po kryhen nga specialistë të departamentit të arkeologjisë në Durrës. Sipas shefit të këtij departamenti, Afrim Hoti, i cili po drejton dhe punimet, mozaiku ka një sipërfaqje 7 m², është punuar në bardhë e zi dhe i përket shek. I e.s., pra me një moshë rreth 1900- vjeçare. Po sipas Hotit, “mozaiku ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje”. Ka formën e kryqit të thyer.

Pjesë të këtij simbolli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve. Përreth zonës në të cilën ndodhet mozaiku janë zbuluar dhe afreske floreale që i përkasin të njëjtës periudhë, shek. I të e. s. Mozaiku është në gjendje relativisht të mirë, në një kohë që do të jenë specilaistët e Insitutit të Monumenteve të Kulturës ata që do të vazhdojnë punimet e mëtejshme në këtë mozaik që zbulohet për herë të parë në qytetin e Durrësit,- shpjegon arkeologu Hoti. Ai shton se punimet do të jenë tepër delikate pasi në fragmente të veçanta të mozaikut ka elementë betoni që duhet të largohen me kujdes për të mos dëmtuar guralecët që ndodhen poshtë tyre. Rreth 70% e mozaikut është në gjendje të mirë. Gurët e zinj nga koha kanë marrë një refleks blu të errët.

Mozaiku doli në dritë nga gërmimet që po zhvillohen për hapjen e themeleve të një pallati në lagjen 11 të qytetit të Durrësit ku para disa muajsh u zbuluan rrënojat e një lagjeje antike.


 Dy zbulime të rëndësishme për lashtësinë shqiptare 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi