Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Zbulohet nje steme e vjeter shqiptare ne Itali

prej Sat 16 Apr 2011 - 3:15
Drejtori i Muzeut Kombëtar rrëfen zbulimin e një mjeku italian, fotografitë e një shqiponje që gjendet në pallatin mesjetar të një qyteti italian. Stema mendohet të jetë e vitit 1500

Një stemë shqiptare zbulohet në një qytet italian


Admirina Peçi

Një stemë shqiptare e shekullit të 15-të është zbuluar në një pallat mesjetar në një qytet në veri të Italisë. Stema mendohet se i përket vitit 1500 dhe paraqet një shqiponjë dykrerëshe me flatrat e ulura, me një kurorë sipër dy krerëve. Lajmin e ka bërë të ditur dje drejtori i Muzeut Kombëtar në Tiranë, Moikom Zeqo, i cili tregon se ky zbulim i është pohuar fillimisht në një bisedë telefonike, e më tej, para pak ditësh, i ka mbërritur edhe një letër e detajuar me të gjithë elementët e kësaj steme dhe vendndodhja së bashku me fotografitë e saj.

Zbulimi

Autori i këtij zbulimi është një mjek italian i quajtur Ferdinando Tito Maria Vescio di Martirano. Doktor Martirano, i cili jeton në Lamezia Teme në Italinë e Veriut, i ka shkruar këto ditë drejtorit të Muzeut Kombëtar, Moikom Zeqo, një letër ku i shpjegon me hollësi edhe vendndodhjen dhe përshkrimin e kësaj steme. Sipas Zeqos, që para dy muajsh, ky mjek kishte biseduar me të në telefon për zbulimin e kësaj steme mesjetare. Kjo stemë gjendet e gdhendur në mermer në portalin e pallatit Vescio. Por sipas Zeqos, nuk mund të gjykohej mbi të pa një fotografi ose riprodhim grafik të saj. Kështu mjeku italian i dërgoi Zeqos letrën ku i spjegon se stema gjendet në pjesën më të dukshme të pallatit dhe dokumentohet të paktën nga viti 1500. Pallati ndodhet në “Via Gorizia nr 8, 88048”. Mjeku italian shkruan në letër për traditën familjare, origjina e së cilës është shqiptare, nga një familje e vjetër me origjinë nga bregu lindor i Adriatikut me mbiemrin Veshio. “Ky mbiemër ka qenë i gjallë si mbiemër i një familjeje shqiptare në qytetin e Korçës”,- thotë Zeqo, duke theksuar se për fatin e mirë Martirano ka dërguar edhe riprodhimet e stemës së familjes.

Stema mesjetare

Kjo stemë ndodhet mbi kulmin e portës së këtij pallati, pra në një pozicion shumë të dukshëm e të lexueshëm. Stema përbëhet nga një shqiponjë dykrenare me krahët e ulur poshtë. Mbi dy kokat e shqiponjës ndodhet në formën e një harku me ornamente diçka e ngjashme me kurorën princërore. Sipër kësaj kurore, gjenden edhe disa elementë dekorativë, që gjithsesi plotësojnë përfytyrimin e kurorës mbretërore. Zeqo thotë se kjo është një stemë e ngjashme me stemat e heraldikës mesjetare shqiptare. “Dihet që shqiponjën dykrenare e kanë pasur edhe Muzakajt por edhe Kastriotët”,- thotë Zeqo. Por kjo stemë është e veçantë në llojin e vet dhe ka shumë mundësi të ketë qenë stema familjare e një pinjolli shqiptar që është vendosur në shekullin e 15-të në këtë qytet të Italisë. Drejtori i Muzeut, Moikom Zeqo, pohon se vetë emri i familjes është një nga argumentet bindëse për këtë gjë.

Një stemë tjetër?

Në letrën dërguar Drejtorit Zeqo, mjeku italian me origjinë të hershme shqiptare thotë se në fasadën e pallatit mesjetar ekziston edhe një stemë tjetër e cila ka të ravijëzuar një kurorë mbretërore. Nën të ndodhet një lule rozetë me gjashtë cepa si dhe elementë të tjerë dekorativë jo shumë të lexueshëm. Për këtë stemë të dytë, Zeqo thotë se ende nuk mund të thuhet diçka e sigurt, ndryshe nga bindjet që të krijon stema e parë. Por sipas tij, këto dy stema nuk mund të jenë pa lidhje mes tyre. Ata i përkasin të njëjtit pallat ku gati për pesë shekuj ka jetuar familja Veshio. Mjeku italian Martirano e ka ftuar Zeqon në qytetin e tij në Itali për t’i parë në vend dy stemat e pallatit mesjetar. Deri tani janë botuar disa libra për heraldikën shqiptare. Sipas Zeqos, prof.dr. Dhimitër Pilika, posedon një traktat të shekullit të 14-të, i shkruar në italishten mesjetare, ku janë të ravijëzuara shumë stema heraldike të princërve shqiptarë. Zbulimi i fundit i këtyre dy stemave është një zbulim i ri që i shtohet këtij koleksioni që posedohet deri më sot.

Riprodhimi i gjithë stemave mesjetare

Është menduar që të gjitha stemat shqiptare të mesjetës të riprodhohen sërish. Sipas drejtorit të muzeut Kombëtar, Moikom Zeqo, bëhet e ditur se tashmë është përgatitur një projekt për këtë riprodhim të stemave. Më tej ato do të ekspozohen në një faqe të tërë muri për të krijuar kështu pavionin e heraldikës shqiptare. (Heraldika është shkenca që studion stemat e familjeve të mëdha të periudhës feudale të Mesjetës). Familjet e mëdha shqiptare kanë pasur stemat e tyre si të gjithë familjet e njohura feudale në Evropë. “Ky dimension i bashkëkohësisë së shqiptarëve në Evropë është një element i vyer që tregon se nga pikëpamja kulturore vetëdija shqiptare që nga shekulli i 12-të e deri në shekullin e 16-të ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me Evropën, e sidomos me fqinjin e afërt, Italinë.



Zbulohet nje steme e vjeter shqiptare ne Itali 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi