Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Arbëreshët dhe Kënga e Moresë

prej Sat 16 Apr 2011 - 3:19
Gjate shekullit XVI sulmet dhe mizorite e hordhitë otomane ne More ( Peleponez ) u shtuan shume. Per te perballuar ate gjendje arvanitët (arbëreshët) strehoeshin ne keshtjellat qe mbanin venedikasit ne Peleponez. Megjithate sulmet dhe mizorite shtoheshin dhe shume arvanitë (arbëreshë) detyroheshin te largoheshin per ne Itali, Europe, Britani dhe disa arriten edhe ne Amerike. Dy shtegtime te tilla te medha jane ato ne vitin 1534 dhe 1570 kur kështjella e Koronës ne Peleponez ra ne duart e osmanllinjve. Gjate atyre largimeve me anije nga Moreja (Peleponezi), arbëreshët kendonin kengen e famshme te Moresë qe shkruhet me poshte.

KËNGA E MORESË

O e bukura More,
Si të lash u më ngë të pash
Atje kam u zotin tat
Atje kam u zonjën mëmë
Atje kam u dhe tim vëlla
Gjithë të mbuluar nën At-dhe!
Petkat e të mirat tona
Na i lam te Korona
Krishtin na kemi me ne
Oj e bukura More
Thell të plas, me lot ndër si
Na të lipisnjëm, Arbëri!
Petkat e të mirat tona
Na i lam te Korona
Shën Mërin kemi me ne
Oj e bukua More!
Thell të plas, me lot nder si
Na të lipisnjëm, Arbëri!
Petkat e të mirat tona
Na i lam te Korona
Papën na kemi me ne
Oj e bukura More!
Thell të plast, me lot ndër si
Na të lipisnjëm, Arbëri
Malet tan me lis e driza
Të bukur shehse me murizza
Të bukur kronje, të bukur gropa
Të bukur gjerdhe me fallopa!
Jemi e vemi ndë Itali
E më s,ju shomi me këta si!
Dherat të huaj hare s’kan
Se s,mbllin printët tan
Prindë, luftuat me thik më dor
Ndërpër shi e ndëpër bor
Ni ju lëm pa një qiri
Luajtim valle nd’atë More
Shtum kangjele ndë ato hje
Klisht e tona të bukuruara
Shpizit tona të nderuara!
Ni vjenTurku, Turku i zi
E tërpron klish e shpi
Qeti, Shihni jet e re,
Na tha Dorja, zoti Ndre,
Lipim qellnjëm ka do vemi
Se buartim mallin e s’e kemi
Me kët zemër, me këta si
Klajëm keq kët Arbëri
Ndallandishe e ler e ler
Kur të vish ti njatër hjer
Vjen të vish ti te Korona
E s,gjën më shpit e tona!
Më së gjën trima hajdhjar
Po ngë një qen, çë kloft i vrar!
Kur u nistin gjith anit
E dherat tan iktin ka sit
Burrat gjith me një vajtim
Thirrtin grat me një vajtim,
Dil e hana ti, Stihji!
Oj More! Oj Arbëri!


Arbëreshët dhe Kënga e Moresë 6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Arbëreshët dhe Kënga e Moresë

prej Sat 16 Apr 2011 - 3:22


Arbëreshët dhe Kënga e Moresë 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi