Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

"Arnaudet", artistet shqiptare ne perandorine osmane Empty "Arnaudet", artistet shqiptare ne perandorine osmane

Sat 16 Apr 2011 - 3:35
Arnavud artist, pese shekuj ne oborrin e Sulltanit
Monografia "Arnavud" e profesor Shyqri Numanit, nje kerkim mbi artistet shqiptare qe per pese shekuj krijuan ne Perandorine Osmane. Nga tempulli bardhe i Indise, Xhamia Blu e Stambollit, tek poezia e Himnit Kombetar te Turqise. Jane vepra te atyre qe kishin kishin lene Shqiperine si femije te krishtere dhe u pergatiten ne fushat e artit per te lartuar begatine e Sulltaneve.

Elsa Demo

Ne nje dokument te shek.XVI, nje fare Kapitan Gjini, i shkruan Papes se Romes, se "kete vit do te vijne osmanet per te marre femije shqiptare, prej 10 deri ne 12 mije", gati sa ushtria shqiptare sot. Ky dokument sa c'eshte statistike, eshte edhe shprehje e shqetesimit se cdo te behej me keta mijera femije qe niseshin drejt Stambollit. Femije te shendetshem, qe sipas dhuntive dhe shkathtesive "do te shrytezoheshin" per begatine e perandorise. Keta do ishin arnavudet ushtarake, arkitekte, piktore, poete. Periudhe 500 vjecare e gjenise krijuese shqiptare ne Perandorine Osmane. Ne kete perfundin mberrin pas 20 vjet kerkim, profesori kosovar Shyqri Nimani per te rikonfiguar ne nje monografi harten e gjalle te artisteve shqiptare ne Perandorine Osmane. Kjo veper madhore, dedikuar autoreve te njohur e te panjohur, u prezantua dje ne Muzeun Historik Kombetar. Jane 10 autore qe prof.Nimani i merr ne shqyrtim, arkitekte, poete e piktore. Nga Tempulli i Bardhe i Indise, Xhamia Blu e Stambollit, poezia e Himnit Kombetar te Turqise, e vitit 1913, vepra qe monografia e Nimanit, zbulon se autori eshte arnavud. Kjo monografi eshte e pasur me ilustrime, komente per cdo autor pare ne rrafishin e nje lloj historie arti per periudhen osmane, harta, madje me shume rendesi eshte ilustrimi i udhepershkrimeve te dy autoreve osmane qe kane zbritur ne Shqiperi, Evliya Celebi dhe admirali Piri Reis, poet e kartograf.

Nimani, i lindur ne Shkoder ne vitin 1941, eshte diplomuar me 1967 ne Akademine e Arteve te Aplikuara ne Beograd. Kryen kerkimet mbi artin per dy vjet ne Japoni. Ka qene drejtor i Galerise Nacionale te Prishtines. Udheton ne France, Angli, Nju Jork, Indi, Skandinavi, Meksike, Japoni, Singapor. Eskpozon ne Zagreb, Tirane, Prishtine.

Prof.Nimani njihet per monografite mbi artin mesjetar dhe artin kontemporan si "Onufri dhe piktore te tjere mesjetare" (1987), "Arti Bashkekohor i Kosoves" (1988), "Trojet shqiptare ne harta dhe stema" (1997".

Pas kerkimit 20 vjecar, i ka hyre punes per nje tjeter veper me bashkeautor, ajo e artisteve shqiptare te Renesanses. Bashke me Jahjah Brancollin do te filloje kerkimi per medievalet, piktoret Viktor Karpaci, Mark Bazaiti e vellezerit Albanesi. Destinacioni kete here eshte perendimi, Italia.

Pas monografive per artin mesjetar dhe ate bashkekohor, mes tyre kishte nje boshllek studimi, periudha osmane. Artistet per te cilet ju flisni kane krijuar ne nje kohe dhe vend jo te zakonte. Cfare burimesh keni shfrytezuar?

E perfundova kete liber ne nje periudhe 20 vjecare duke hulumtuar ne hapesirat ballkanike, osmane, Stamboll, Ankara, deri ne biblioteka te tjera ne Londer, si British Library, mbi artin islamik. Eshte nje literature e gjere, nga osmanologe shume te njohur, amerikane, greke, sllave. Por gjeja kryesore ishte te zbuloheshin dokumentat autentike. Kam bere sa ka qene e mundur ne Stamboll.

Kerkimi ne nje hapesire kohore 500 vjecare, per te zgjedhurit nga vete urdheresat e Sulltanit, qe sic shpreheni ju ishte dashamires i arteve. Ishte krijimtari e porositur, e oborrit te Sulltanit?

Se pari kemi te bejme me piktore te pastudiuar. Me hulumtimet e mia kam zbuluar se ne periudhen osmane, ne kohen e Sulltan Sulejmanit, Madheshtorit, kur miniatura osmane kishte arritur zenitin per nga cilesia, atehere kishin vepruar disa piktore me prejardhje turke dhe disa te tjere, mes tyre shqiptare, armene e cerkene. Ishte e mahniteshme kur zbulova se ne ate periudhe, derisa Onufri krijonte ne Shqiperi, ne qendren e Perandorise ne Stamboll, krijonin edhe piktore shqiptare qe me vepren e tyre kishin arritur nivelin e tyre me te larte. Per kete deshmojne rrogat e anetareve te Shoqates Perandorake te te talentuarve. Ne mesin e tyre ishin edhe piktore shqiptare dhe disa liberlidhes. Sepse ne ate kohe librat kane qene perpiluar ne pergamene, nje mjeshteri e madhe, me vete. Prandaj ky manuskrit, qe mendohet te jete me i bukuri nga te gjithe manuskritet, pra historia e ilustruar e Sulltan Sulejmanit, qe njeri i fuqishem qe ka sunduar per 46 vjet, eshte mbikqyrur nga ai vete, nje ushtarak dhe dashamir i arteve. Madje ka krijuar edhe divane. Ne ate periudhe kane krijuar keta piktore. Kjo eshte nje eksperience e njohur, e ndjekur edhe ne Perendim.

Si identifikuat "arnavudet"?

Ka dhjete vjet qe jane hapur arkivat osmane. Duket se do duhet te studiohet mbi to edhe 100 vjet. Ka qene nje perandori e sofistikuar dhe nuk eshte e lehte te identifikosh shqiptaret mes tyre. Deri tani kam zbuluar se paku 10 autore shqiptare. Njeri prej tyre eshte Kasim Arnavud, per shkak te origjines se tij, nga Shqiperia, Arnavudlluk. Por nuk dime me shume. Sepse edhe ne periudhen osmane, edhe ne ate bizantine, autoret kane qene me se shumti anonim dhe ata qe identifikoheshin, ishin sponsoret. Keshtu qe edhe jeta e ketyre autoreve nuk eshte e identifikuar. Kemi disa raste kur vete krijuesit deshmojne per origjinen e tyre, ne vecanti poetet. Sami Frasheri ne enciklopedine e tij perfshine disa figura shqiptare. Ai ka vecuar prejardhjen shqiptare te disa prej tyre. Mirepo autoret e tjere shqiptare, te 30 viteve me vone kane evidentuar rreth 300 poete. Nje rezultat te tille e jep osmanologu Nehat Krasniqi. Por ne kete monografi kam evidentuar, pese arkitekte, 3 poete e tre piktore, me prejardhje shqiptare.

Si kishin ardhur deri ketu artistet arnavude?

Ishte politika qe ndiqte perandoria osmane. Ne fillim i sillnin ne Edrene, pastaj ne Stamboll. Disa prej tyre bene karriere qofte ushatarke, qofte religjoze, qofte artistike.

Identifikimi i tyre lidhet me dokumente qysh kur femijet e krishtere shqiptare, te quajtur devshirme. Silleshin nga Shqiperia, per t'u shkolluar ne pallatin e brendshem Edrene, nje lloj universiteti perandorak dhe me pas ne Stamboll. Femijet e shendetshme sipas dhuntive dhe shkathtesive jane bere arkitekte, piktore, poete. Dhe sidomos jane shquar ne artet aplikative. Ne nje dokument i shek.XVI Kapitan Gjini i shkruan Papes se Romes, se kete vit do te vijne ushtaret osmane per te marre femije shqiptare prej 10 deri ne 12 mije, drejt Stambollit.

Veprat e artisteve shqiptare ne Perandorine Osmane. Mos ndoshta eshte me shume nderpreje, qe rri me vete dhe larg artit shqiptar, duke pasur parasysh cfare krijonte Onufri ne Shqiperi?

Rrine te shkeputur nga ajo cfare krijonte Onufri. Po te benim nje krahasim me evoluimin e Pikasos. Ai ishte spanjoll. Ne moshe shume te re kaloi ne Paris, ku ndoqi karrieren e tij. Spanjollet dhe francezet mburreshin njelloj me te. Kishte nje dualizem si krijues. Edhe keta autore qe krijuan ne perandorine osmane, i kane dhene shume asaj. Poltikane, luftetare, ushtarake, poete. Fakt jane veprat e poeteve shume te njohur per kohen nga Mesihi Prishtinasi, deri tek Mehmet Akifi, babai i te cilit eshte nga Shushica e Pejes. Pastaj kemi Jahjah Bej Dukagjinin, poet qe mburret se eshte shqiptar, ne shek.XVI. prej familjes princore te Dukagjineve. Poeti me bashkekohor qe ka krijuar edhe himnin e Turiqise para Luftes se Dyte Boterore, eshte Mehmet Akif Pejani, i shek.XX. Nje poeme ku Pejani duket i zhgenjyer.

Arkitektet jane Atik Sinani, Mimar Sinani, Sedefqar Mehmet Agai, Kasem Agai dhe Mehmet Isai. Ky i fundit eshte arkitekt i tempullit me te bukur ne Bote, qe nje burre ia dedikon gruas. Perandori Shah Xhahan ia dedikoi gruas se tij, Taxh Mahall. Ndodhet ne Agra, 250 kilometer ne jug te Nju Delhit. E quajtur dryshe Perla e Bardhe e Indise, krijuar 300 vjet me pare.

Ndersa Mimar Sinani ka ardhur ne Vlore me Sulltanin kur ishte ende inxhinier, bashke dy kryeministrat e tij, gjithashtu shqiptare, Ajaza Pasha e Lutfi Pasha. Vijne per Floten qe do te ngrihej per pushtimin e Romes. Dhe mendohet qe ne ate kohe te jete projektuar edhe xhamia e Muradies ne Vlore. Mendohet te jete e Mimar Sinanit. Mandej eshte nje arkitek tjeter shume i fuqishem, qe ne kohen e Sulltan Mehmetit,

Per Sedefqar Mehmet Bicakciun kemi deshmi se eshte me prejardhje shqiptare, nga udheshkruesi i madh turk Evliya Celebiu, kur shkon ne Elbasan thote se ketu ka lindur edhe autori i Yeni Cami, Xhamise se Re dhe eshte fjala per Xhamine Blu. Pastaj eshte Kasim Agai nga Gramshi i Tomorrices. Keta jane tre arkitektet me te medhenj. Mendoni ne ate kohe kryeministrat jane shqiptare e komandante armatash, mandej poetet, piktoret gjithashtu qe mbanin mbiemrin arnavud, Kasim e Haydar Arnavud. Krejt konstelacioni eshte shqiptar.


"Arnaud", nje monografi per artistet

"Arnaud" (Artistet shqiptare ne perandorine osmane), nje monografi e Shyqri Nimanit

nga Prishtina (Kosove), u promovua ne biblioteken e Muzeut Historik Kombetar ne Tirane. Autori Nimani, i cili pohoi te kete punuar per hartimin e librit rreth 20 vjet, theksoi nder te tjera gjate ceremonise promovuese te ketij botimi unik, se "ua kushton gjithe artisteve shqiptare te njohur dhe te panjohur nder shekuj". "Vendosa ta titulloj monografine "Arnaud", tha ai "pasi shume shqiptare piktore gjate asaj periudhe, mbiemrin e tyre e mbanin "arnaud", ashtu sic i quanin turqit ne gjuhen e tyre". Ne monografine me rreth 160 faqe, perfshihen mjaft punime te arteve vizuale, te fotografuara te asaj periudhe. "Mendoj se artistet shqiptare e meritojne te studiohen dhe ajo qe kam si synim ne te ardhmen jane artistet shqiptare te Renesanses", tha Nimani. Monografia "Arnaud" bazohet ne fakte historike dhe ne nje literature shume te pasur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi