Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Shpjegime Enderrash

prej Sat 16 Apr 2011 - 3:40
Nese keni deshire te njiheni me disa shpjegime enderrash, lexoni me poshte.


Akrepi: Kur sheh në ëndërr akrep, armiqtë të luftojnë fshehurazi. Në qoftë se akrepi të pickon, armiqtë do të të dëmtojnë.

Arma: Po qe se sheh armë në ëndërr, të vjen një lajm i mirë ose gruaja do të lindë djalë.

Arapi: Shfaqja e arapit në ëndërr është shenjë mërzie. Gratë që shohin arapin në ëndërr, tradhtohen nga miqtë e tyre.

Arra: Në qoftë se në ëndërr thyen arra me gojë, do të largohen shqetësimet. Kur janë arra të thata, prit gëzime familjare.

Ari: Kur në ëndërr sheh ar (flori), njerëzit që mendon se të duan, flasin kundër teje. Kur sheh arin tënd, do të të plotësohen dëshirat.

Armiku: Po qe se në ëndërr i ndjek armiqtë, patjetër do t'i mposhtësh. Po i vrave, do të kesh veç të mira.

Aeroplani: Kur sheh në ëndërr sikur je në aeroplan, të shkon puna mbarë.

Bakllavaja: Bakllavaja në ëndërr të sjellë sherr ose sëmundje.

Barra: Kur sheh në ëndërr gruan shtatzënë, në lindje do të ketë vështirësi.

Bashkia: Bashkia në ëndërr tregon se çështjet tuaja do të kenë përfundim të mirë. '

Bilbili: Kur sheh në ëndërr bilbilin duke kënduar, do të kesh fal në dashuri.

Bora: Në qoftë se në ëndërr sheh borë, të nesërmen do të ketx kohë të mirë.

Bomba: Bomba në ëndërr tregon se të presin punë të rrezikshme. Brumbulli: Brumbulli në ëndërr paralajmëron sëmundje.

Breshka: Breshka në ëndërr paralajmëron për një armik të fshehtë dhe të panjohur.

Bufi: Bufi në ëndërr tregon se do të çlirohesh nga një frikë e
kotë.

Buka: Në qoftë se e sheh veten duke ngrënë bukë, do të kesh shëndet të mirë.

Burimi: Kur pi ujë në burim, do të kesh lajme të mira.

Byreku: Kur gruaja sheh në ëndërr byrek, do të ketë fatkeqësi. Çorapi: Po të veshësh çorapë në ëndërr, do të biesh rigushtë për para. Kur i zhvesh ato shpëton nga hallet.

Dardha: Kur sheh në ëndërr dardha të pjekura, do të kesh sukses në veprimet e tua. Po qenë të papjekura, të presin sherre familjare.

Dasma: Dasma në ëndërr paralajmëron fatkeqësi.

Dashuria: Në qoftë se në ëndërr bën dashuri me ndonjë grua të bukur, do të kesh gëzim; po të jetë e shëmtuar të presin rreziqe të mëdha.

Daullja: Kur në ëndërr sheh daulle, do të kesh dëme të vogla.

Deti: Kur në ëndërr të shfaqet det i qetë dhe pa dallgë, do të thotë se je përtac, kur deti është i trazuar, parathotë se në shumë punë do të dështosh.

Dëbora: Endrra me dëborë në kohë dimri tregon se nuk do të ketë dëborë, ndërsa ëndrra me dëborë në kohë vere parathotë prodhime të mbara.

Djepi: Djepi në ëndërr ka kuptimin e lindjes së shumë fëmijëve.

Domatja: Domatet në ëndërr parathonë lajme të mira prej mërgimtarëve.

Dhalla: Po pe dhallë në ëndërr, të humb një send i vlefshëm.

Dhelpra: Dhelpra në ëndërr paralajmëron për një mik të dyshimtë, që do të të dëmtojë.

Dhëndrri: Kur në ëndërr e sheh veten dhëndërr, do të kalosh një sëmundje të rëndë.

Embëlsira: Po të shohësh në ëndërr gjëra të ëmbla, të nesërmen do të kesh të këqia; kur sheh gjëra të tharta, do të kesh të mira.

Fiku: Fiqtë e bardhë në ëndërr sjellin lajme të mira, fiqtë e zinj sjellin fatkeqësi. ^

Frika: Endrra e frikshme sjellë të mira.

Ftoi: Ftoi në ëndërr paralajmëron lumturi të papritur.

Gazeta: Në qoftë se lexon gazetën në ëndërr,
shoqëria të përqesh, ndërsa po të redaktosh, do të vesh pasuri me mundime.

Gomari: Në qoftë se sheh gomarin në ëndërr do të kesh mbarësi.

Gostia: Në qoftë se në ëndërr ndodhesh në gosti, do të kesh suksese në punë.

Gruri: Futja e grurit në hambaret e tua në ëndërr, do të thotë lumturi; ndërsa nxjerrja, mjerim.

Gjaku: Po të shohësh në ëndërr gjak që të rrjedh ty ose ndonjë tjetri, do të të plotësohet një dëshirë.

Gjarpri: Po e vrave gjarprin në ëndërr, do të fitosh mbi armiqtë. Kur të kafshon gjarpri, një armik i fuqishëm do të të sjellë dëm.

Gjethja: Kur bien gjethet e pemëve, ëndrrat nuk dalin.

Gjykata: Në qoftë se në ëndërr gjykata të shpall fajtor, në jetë të ndodh e kundërta.

Hekuri: Hekuri në ëndërr tregon se me dikë do të zihesh.

Hëna: Kur sheh në ëndërr hënën e ndritshme, do të vesh pasuri, hëna e errësuar parathotë rreziqe në udhëtim ose vdekjen e ndonjë të afërmi.

Ilaçi: Në qoftë se në ëndërr sheh mjekun që të jep ilaçe, do të marrësh lajme të këqia.

Janari: Në muajin janar ëndrrat nuk duhen besuar.

Jezu Krishti: Po t'u shfaq në ëndërr Jezu Krishti, në jetë do të kesh prehje e qetësi shpirtërore.

Kafeja: Kur në ëndërr pi kafe, në jetë do të kesh hidhërim për shkak të njerëzve të afërt.

Kali: Kali në ëndërr ka kurdoherë kuptim të mirë.

Kapelja: Kapelja në ëndërr tregon fitime të pashpresuara; kapelja e vjetër, vështirësi dhe mjerim.

Kënga: Kur sheh në ëndërr ndonjërin duke kënduar, të nesërmen do të kesh hidhërime.

Kisha ose Xhamia: Në qoftë se në ëndërr sheh kishë ose xhami dhe falesh në të, kjo është shenjë lumturie në të gjitha veprimtaritë e tua.

Kungulli: Kur sheh në ëndërr një kungull me loze të trashë, vdes një nga familja.

Kumbulla: Kur sheh në ëndërr sikur ha kumbulla të thata, do të kesh sukses në dashuri. E kundërta ndodh me kumbullat e papjekura.

Lakra: Ngrënia e lakrës në ëndërr është shenjë vështirësish.

Loti: Në qoftë se sheh në ëndërr sikur derdh lot për ndonjë të afërm, do të kesh gëzime.

Lulja: Po të këputësh lule të kuqe në ëndërr, do të kesh suksese në punët e tua.

Lumi: Kur në ëndërr e sheh veten në lumë me ujë të turbullt, do të kalosh një sëmundje të rëndë, ndërsa po qe uji i kulluar, prit një gjë të mirë.

Macja: Në qoftë se shikon macen në ëndërr, njerëzit e afërt të vjedhin. Macja e egërsuar në ëndërr nënkupton sherre.

Makina: Kur sheh në ëndërr makina të zeza ke fatkeqësi. Manastiri: Manastiri në ëndërr parathotë vetmi.

Mësuesi: Kur sheh mësuesin në ëndërr, do të kesh sukses në punët e tua.

Mishi: Mishi i pjekur në ëndërr sjellë gëzim, mishi i papjekur hidhërim.

Molla: Mollët e kuqe në ëndërr janë shenjë suksesi në dashuri.

Monedha: Monedhat prej floriri ose argjendi në ëndërr parathonë zënie me fjalë të ashpra.

Mulliri: Kur e sheh veten në mulli duke bluar, të lind një djalë.

Nëpërka: Po të kafshoi nepërka në ëndërr, të afërmit e tu do të të tradhtojnë; po e vrave nepërkën, djallëzitë e gruas do t'i mundësh.

Ora: Kur sheh në ëndërr orën, të lind djalë.

Orizi: Po të hash oriz në ëndërr, do të kesh hidhërime.

Pambuku: Nëse në ëndërr mban në dorë pambuk ose fle në dyshek pambuku, do të kalosh një sëmundje të rëndë.

Peshku: Po të zesh ose të blesh peshk në ëndërr, do të kesh fitime të mëdha.

Pema: Kur sheh në ëndërr se mbjell pemë, ke mbarësi.

Pjeshka: Kur ha pjeshkë në ëndërr, të presin gëzime të mëdha. Plehu: Në qoftë se sheh në ëndërr pleh, dita të shkon ters.

Polici: Sidoqë ta shohësh në ëndërr policin, dikush shpif kundër teje.

Portokallja: Portokallet në ëndërr parashikojnë mërzi e strese.

Pranga: Po të shohësh në ëndërr pranga, do të kalosh një sëmundje të rëndë.

Pushka: Pushka në ëndërr tregon një lajm të mirë. Kur shtie me pushkë të vjen një lajm i keq. Kur sheh pushkë, të lind vajzë.

Qeveritari: Kur në ëndërr sheh qeveritarë, të shkon dita ters.

Qeni: Kur në ëndërr të ndjek një qen, të ndjek një armik. Qetë: Kur sheh qetë në arë, ke fatkeqësi.

Rakia: Kur pi raki në ëndërr, do të provosh një shqetësim të madh.

Rroba: Po të shohësh në ëndërr sikur pret rrobat e dhëndërrisë, do të shkosh deri në grykë të varrit nga një sëmundje e rëndë.

Rruajtja: Kur sheh në ëndërr duke u rruajtur apo duke u qethur, prit thashetheme.

Rrushi: Rrushi në ëndërr paralajmëron shi.

Sheqeri: Po të hash sheqer në ëndërr, do t'i kalosh pa dhimbje sbqetësimet që ke.

Shiu: Shiu pa rrebesh në ëndërr, për të varfërit është shenjë e mirë, për të pasurit sjellë dëme.

Shqiptari: Kur sheh shqiptarin në ëndërr, të shtohet rroga.

Shtëpia: Kur sheh në ëndërr një qoshe shtëpie të shembur, vdes i zoti i shtëpisë.

Treni: Po të shohësh tren në ëndërr, punët të shkojnë mirë.

Thika: Thika në ëndërr sjellë fatkeqësi.

Udhëtimi: Udhëtimi në ëndërr është shenjë sëmundjeje.

Varri: Kur sheh varr në ëndërr, po të jesh beqar, do të martohesh e do të kesh fëmijë.

Vdekja: Po të shohësh në ëndërr fëmijën tënd të vdekur do të gëzohesh nga lindjae një fëmije tjetër. Kur sheh prindërit e tu të vdekur, përfiton trashëgim, ndërsa kur sheh miqtë e kushërinjtë e vdekur është shenjë dasmash e martesash. Kur një të gjallë e sheh në ëndërr të vdekur, kjo është shenjë jetëgjatësie për të.

Ylberi: Ylberi që të shfaqet në ëndërr nga lindja, tregon shenjë të keqe për të sëmurët. Kur ylberi ndrit mbi kokën tënde tregon mjerim.

Zarzavate: Ngrënia e zarzavateve të papjekura në ëndërr është shenjë sëmundjesh e mosmarrëveshjesh, ndërsa ngrënia në ëndërr e zarzavateve të pjekura sjell prehje shpirtërore.

Zjarri: Kur sheh në ëndërr zjarr në shtëpinë tënde, do të dëmtohesh, kur e shuan zjarrin, merr një trashëgim të papritur.

Zënia: Kur në ëndërr zihesh me dikë, dikush të ndjek që të të bëjë keq.

Zhaba: Nëse sheh zhaba në ëndërr, do të zbulosh shpejt djallëzitë e miqve; kur dëgjon zërin e zhabave, rreth teje ke lajkatarë të këqinj.


Nxjerre nga libri "Perla Shqipatre" i autorit Hilmi Kolgjegja


 Shpjegime Enderrash 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi