Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Turqia, toka e premtuar Empty Turqia, toka e premtuar

Sat 16 Apr 2011 - 3:42
Perse kane zgjedhur ne periudha te ndryshme te emigrojne kryesisht ne Azine e Vogel. Dy marreveshjet e Stambollit, me greket dhe serbet, per spastrimin etnik te shqiptareve. Dhe pse u be Turqia, vendi ku lindi komuniteti me i madh i shqiptareve ne bote.



Legjenda thote se gjate nje ndeshjeje te kampionatit Italian te Serie A, ekipet e Interit dhe Breshias u bene deshmitare te nje sherri mes dy lojtareve ekstrakomunitare qe shaheshin mes tyre ne nje gjuhe te cuditshme. Igli Tare bjondi shtatlarte shqiptar, pasi kapet per duarsh e kembesh me sulmuesin turk Hakan Shykyr, ndahet prej tij duke shfryre disa sharje shqip me ze te larte. Por Shykyr ia kthen po shqip (ndonese me nje fjalor antik): "Mos shaj ashtu se une kuptoj, se jam shqiptar". "Legjenda" nuk do te ishte e tille nese zgjedh te besosh Igli Taren, nje prej sportisteve me serioze me shtypin jo vetem sportiv. Por tashme legjendat e tjera qe shpesh kerkojne te gjejne shqiptarin tek cdo figure e njohur boterore, jane bere pjese e perditshme e komunikimit njerezor te shqiptareve, e qe ka zanafillen tek nje pyetje e thjeshte: cili eshte numri i shqiptareve qe jetojne jashte, cila eshte origjina e largimit te tyre ne rezonance me periudha te caktuara te historise. Studimet e fundit po tregojne se jane kater epokat qe karakterizuan ikjet e medha te shqiptareve: perandoria otomane deri ne vitin 1912, kur Shqiperia vetshpalli pavaresine, lufterat ballkanike deri ne Traktatin e Lozanes me 1923, Jugosllavia para dhe pas luftrave boterore dhe Shqiperia, deri ne rrezimin e regjimit komunist me 1990. Po ashtu atdheu i diaspores se pare shqiptare ne bote, per arsye dhe motive nga me komplekset, u be Turqia.

Raportet e shqiptareve me Turqine nuk jane te lehta per tu shpjeguar. Tashme ne memorien kolektive, pese shekujt nen perandorine osmane, cilesohen si nje faze e erret qe konsiderohet fajtore per prapambetjen oksidentale te shqiptareve, njekohesisht kur shqiptaret kane luajtur nje rol jo pak te rendesishem ne hierarkine rixhide te Portes se Larte. (kjo pa permendur ate se e tere rilindja kombetare e ndergjegjes kolektive te shqiptareve, u motivua dhe nxit pikerisht nga nje shtrese ushtarakesh dhe intelektualesh, te rritur dhe edukuar, akademive dhe oborreve te Stambollit). Gjithashtu Turqia permes se pakti dy marreveshjeve me fqinjet "mistrece" te shqiptareve, greket dhe jugosllavet, ka kontribuuar direkt ne spastrimin etnik te tyre nga trojet ku jetonin prej mijera vjetesh, njekohesisht duke u ofruar te larguarve, strehe dhe integrim, ne shoqerine turke, pa asnje lloj diskriminimi. Ne kete lemsh historik, social, kulturor, fetar po aq sa psikologjik, me e udhes eshte te shmangesh nga intepretimet e t'u lesh vend fakteve historike.

Levizja migruese e shqiptareve gjate periudhes otomane, ka qene konstante dhe kryesisht ne drejtim te Turqise, shpesh e kushtezuar nga fakti se vilajetet shqiptare, ishin furnizuese me nizame dhe ushtarake, te cilet jo rralle vendoseshin ne vendet ku ata sherbenin, jashte Turqise apo Brenda saj. Shqiptaret ne Turqi jane te regjistruar qe ne fillesat e fushatave pushtuese osmane, ne ushtri dhe administrate, por jo te pakta kane qene rastet e shpernguljeve vullnetare. Vendosja e tyre nuk eshte e percaktuar dhe as e njohur mire - bile emri i fshatit Arnautkoy (qyteti i shqiptareve) per fat te keq nuk ka asnje lidhje me etnine e banoreve te tij. Feja nuk eshte nje element i parendesishem mes emigranteve te pare shqiptare. Ne Turqi myslimanet jane kryesisht te shkolluar dhe te integruar ne administrate. Te krishteret jane te vendosur kryesisht ne lagje zejtaresh, origjina e tyre kryesisht nga zonat me tradite ne emigrim, si Korca dhe Kolonja. Shpesh religjioni ortodoks i unifikonte ne opinion me greket, me te cilet se fundmi ata nisen dhe te veteidentifikohen. Ndaj ishte e natyrshme qe levizja shqiptare per rilindje, do te nxitej dhe organizohej nga figura te tilla si Vaso Pasha, vellezerit Frasheri, Namik Qemali, shkrimtar i lindur ne Tekirtag, Ismail Qemali apo Abedin pashe Dino. Kjo levizje e nisur nga keta persona, me ofiqe te larta ne adminstraten turke, do te krijonte kushtet per krijimin e diaspores se pare shqiptare. Por do te ishin vitet e para te shekullit njezete qe do te percaktonin nje tjeter rrjedhe fati per shqiptaret dhe do te nxisnin nje vale biblike largimesh te tyre, nga trojet ku jetonin prej mijera vjetesh.

Shpallja e pavaresise dhe kerkesa per njohje nderkombetare e Shqiperise pas vitit 1912, pati dhe karakteristikat e veta unikale. Perandoria osmane e gjendur ngushte mes kombeve kryesisht te krishtera qe kerkonin me force shkeputjen, tashme u gjend edhe para presionit te shqiptareve, tek te cilet Porta e Larte kishte patur nje besim thuajse absolut, duke i lene ne dore disa prej frenave kryesore te shtetit. Shume historiane jane te mendimit se deri ne kohen e veteshpalljes se pavaresise, shqiptaret do te ishin ndjere mire me nje status autonomie te zgjeruar, por pretendimet territoriale te serbeve dhe grekeve, njekohesisht dobesimi i Perandorise, shtyne shqiptaret te kerkojne njohjen e tyre nga fuqite perendimore. Per nje loje tragjike te fatit, shume shqiptare pas vitit 1912, do te detyrohen te braktisin trojet e tyre, per t'u vendosur pikerisht ne vendin nga i cili kerkuan te mevetesohen. Pasiguria ne vitet e para te shtetit te pavarur, mungesa e nje shteti qe te kontrollonte tere territorin e vendit, nxisin valen e pare te madhe te migrimit te shqiptareve, jo vetem drejt Turqise, por edhe Shteteve te Bashkuara, Australise, Argjentines, kryesisht te popullsise se krishtere, nje rryme qe nuk do te ndalej deri ne fillim vitet 60. Popullsia myslimane e zonave rurale, e njohur per ndergjegjen e ulet kombetare, do te zgjidhte largimin drejt Turqise, vendit ku ata ndjeheshin me mire dhe ku realisht tashme ishte formuar nje komunitet shqiptar apo me origjine shqiptare. Shpesh ky veteidentifikim me turqit, do te sillte pasoja per shqiptaret. Por haracin me te larte ata paguan pas Traktatit te Lozanes me 1923. Percaktimi i kufijeve te Shqiperise, i nderprere me 1913 nga Lufta I Boterore dhe rinisur me 1919, le jashte territorit te saj dy rajone te gjera banuar kryesisht nga shqiptare, Camerine dhe rajonin e Kosturit. Traktati i Lozanes nenshkruar me 1923, parashikonte shkembimin e popullsive greke dhe turke, per te zgjidhur keshtu nje problem te koklavitur territorial mes dy vendeve. Me tragjikisht nga kjo dalin shqiptaret myslimane te Camerise, te cilet te konsideruar si te tille, pra shqiptare, lihen jashte marreveshjes, duke dale zbuluar keshtu perballe presioneve te autoriteteve greke, qe shpesh i nxiten te braktisin vendin. Nje numer kalojne kufirin per ne Shqipqeri, nje pjese tjeter nisen per ne Turqi, duke u vendosur kryesisht ne rajonin e Izmirit. (Pak vite me vone me 1944, thuajse e tere popullata came do ti nenshtrohej nje perzenieje massive nga ana e autoriteteve greke, nen akuzen e bashkepunimit me pushtuesit italiane fillimisht, e pastaj edhe me ata naziste). Nderkohe Traktati i Lozanes klasifikon myslimanet shqipfoles te Maqedonise si turq, duke i detyruar ata te shperngulen drejt Turqise, qe prej vitit 1924. Nje pjese zgjedhin te shperngulen drejt Shqiperise, cka e bejne edhe nje pjese e tyre pak kohe pasi mberrijne ne Turqi, duke zgjedhur vendin, ku ata identifikoheshin me mire me grupin etnik dhe fetar qe i perkisnin. Eshte e veshtire te thuash sesa ishte numri i shqiptareve te shperngulur ne Turqi, e aq me pak sesa rendesi pati ky komunitet, por sipas regjistrimit te popullsise te vitit 1935, ne rajonin e Stambollit, numeroheshin mbi 6800 vete te vetidentifikuar si shqiptare, qe kishin lindur ne Shqiperi apo qe flisnin shqip.

Por natyrisht impakt te padiskutueshem ne emigrimin e shqiptareve dhe forcimin e diaspores, do te kishin zhvillimet ne Jugosllavi, para dhe pas Luftes se Dyte Boterore.

Dy jane valet me te medha migruese te shqiptareve te Kosoves, qe kur krahina e tyre iu bashkangjit fillimisht Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene pas Luftes se Pare (Jugosllavia pas vitit 1928). Vala e pare e largimit te shqiptareve nga Kosova, perputhet me periudhen e Kolonizimit te Kosoves, 1918-1941. Kjo eshte faza kur shteti shumesllavokombesh filloi perpjekjet per vendosjen e autoritetiit ne krahinen e banuar nga shqiptare, kryesisht me ane te vendosjes se koloneve serbe ne tokat e braktisura prej shqiptareve gjate viteve te luftes, apo me pretekstin e nje Reforme Agrare. Gjithashtu u be gjithshka qe shqiptaret te inkurajoheshin te linin vendin e tyre, drejt Turqise dhe Shqiperise. Marreveshja e nenshkruar ne korrik 1938 mes qeverise jugosllave dhe asaj turke, lejonte marrjen nen kujdes nga kjo e fundit, per strehim dhe pershtatje ne nje jete te re ne territoret e Anadollit Perendimor, te 200 000 personave (40 000 familjeve), kryesisht shqiptare, myslimane. Kjo nxit nje vale te madhe migratore shqiptare, drejt Shqiperise, por me shume drejt Turqise. Reagimi filliestar i shqiptareve, merr nje forme me te organizuar proteste me Levizjen e Kacakeve, gjate se ciles shqiptaret e shpronesuar, ne vend te migrmit zgjodhen rrugen e malit dhe te sulmeve guerrilase mbi fshatrat e serbeve dhe sllaveve te tjere. Pas vitit 1929, ose fazes se dyte te kolonizimit te Kosoves, emigrantet shtohen, kjo per faktin se tashme thuajse te gjithe lideret e Levizjes ishin vrare apo arrestuar. Numri i te shperngulurve nuk egziston gjekundi i sakte, cka ka lene vend per interpretime nga historiane te ndryshem. Francezi Michel Roux thote se reforma agrare nuk pati ndonje impact tek te larguarit mes shqiptareve, qe sipas tij jane jo me shume se "disa dhjetra mijera", nderkohe qe sipas Zamir Shtylles, ky numer eshte mbi 200-300 mije. Terheqja eshte me e madhe drejt Turqise, ku tashme familjet shqiptare kishin lidhjet e tyre me perfaqesues te trungjeve fisnore, te ngulur atje prej shekujsh, sesa drejt Shqiperise, e cila vuante serish nje periudhe pasigurie sociale. (Nje pjese prej tyre nga Turqia pak vite me vone rikthehen ne Shqiperi, per te banuar ne zona ku regjimi i te saposhpallurit mbret, Ahmet Zogu po tentonte t'i rigjalleronte). Por largimi i pjeses derrmuese te shqiptareve do te behej drejt Turqise, me te cilen tashme egzistonin lidhje shume te mira infrastrukturore. Hekurudha Nish-Sofje-Stamboll, do te bente qe shume shqiptare t'i hipnin trenit, per tu vendosur kryesisht ne kryeqytet dhe qytetin e Burses.

Vala e fundit e emigrmit masiv te shqiptareve regjistrohet ne vitet 1950-1960. Kjo kryesisht prej Kosoves, pasi tashme shqiptaret e Shqiperise gjendeshin ne kushtet e nje izolimi total, prej nga ishte e veshtire dhe shpesh e pamundur te largoheshe. Deri ne vitin 1948, shqiptaret e Kosoves gezonin relativisht te drejta thuajse te barabarta me gjithe kombesite e tjera, fale maredhenieve te mira te Beogradit me Tiranen. Prishja e Titos me Stalinin, solli ftohjen e maredhenieve te Jugosllavise dhe me vasalet e Bashkimit Sovietik, mes tyre dhe Shqiperia. Menjehere shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise damkosen me vulen e destabilizuesve te Jugosllavise. Paralelisht promovohet fushata per integrimin e tyre ne Komunitetin turk, te sapo "zyrtarizuar" rishtazi. (Nje formule qe shume ngjashmerisht

do te riperdorej nga presidenti maqedonas Gligorov ne vitet 90. Gligorov nuk lejoi arsimin e larte shqip per shqiptaret, por qe' goxha zemergjere ne mbirjen ne gjithe territorin e banuar nga shqiptaret, te mijera xhamive dhe institucioneve edukuese islame). Me 1953, nje tjeter marreveshje nenshkruhet mes Jugosllavise dhe Turqise. Represioni antishqiptar i drejtuar nga ministri i brendshem Aleksandar Rankovic gjate viteve 1945-1953, shtyn me mijera shqiptare te largohen, kryesisht drejt Turqise, duke i shtuar keshtu nje element politik, profilit te padeshiruar nacionalist te tyre. Tashme shqiptaret u shpallen prej Jugosllavise, edhe si armiq te socializmit. Kjo ndjenje antikomuniste ende ruhet sot ne kete shtrese te emigranteve shqiptare ne Turqi. Duhet thene se nje rol negativ luajten gjate kesaj kohe edhe nje pjese e krereve te klerit mysliman, te cilet u shprehen ne favor te emigrimit te shqiptareve drejt Turqise e vecanerisht Stambollit. Edhe sot e kesaj dite egziston nje fare ndjenje perbuzjeje ndaj ketyre klerikeve qe vune "fene para kombit". Si pasoje shume shqiptare do te tentojne te fshihen pas etnonimit "turk" per t'i shpetuar represionit sllav. Keshtu ne regjistrimin e popullsise se vitit 1953 deri ne vitin 1961, numri zyrtar i shqiptareve ne gjithe Jugosllavine shtohet vetem me 3814 vete, ndersa ne Maqedoni ky numer zvogelohet dramatikisht, nga rreth 200 mije, ne pak me teper se 162 mije vete.

Ne total deri ne vitet 60, numri i te shperngulurve nga Kosova dhe Maqedonia varion nga 230 ne 250 mije vete, 80 perqind e te cileve jane shqiptare.

Regjistrimet e popullsise ne Turqi dhe zonat e banuara nga shqiptare, nuk japin nje numer qofte dhe afersisht te sakte, sesa prej paraardhesve tane realisht jetojne ne Azine e Vogel (e sa prej tyre realisht e konsiderojne veten ende me origjine te tille). Vleresimet shkojne nga disa qindra mijera, e deri tek ato me entuziastet qe flasin per 6 milion turq, me origjine shqiptare. Por pertej legjendave dhe entuziasmit, nga studimet me te fundit te historianeve, nje gje eshte e sigurt: diaspora shqiptare gjeti kushtet me te favorshme per tu lindur e zhvilluar ne Turqi. Nje arsye me shume per te besuar ato qe Tare tregon ate dite shtatori, kur ne fushen e San Siros, u sha shqip me Hakan Shykyr.

Sokol Balla
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi