Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Zbulohet nje tempull Ilir kushtuar Aferdites

prej Sat 16 Apr 2011 - 3:47
Shumë larg nga vendbanimi më i afërt Nakova në nje vend plot çakenj në gadishullin Peljesac rreth 90 kilometra në veriperëndim të Dubrovnikut kishte qenë e zbuluar prej vitesh nga arkeologët kroatë një shpellë e cila kohët e fundit tërhoqi vëmendjen e një trupe tjetër arkeologësh kroatë, kanadezë e britanikë pasi shikoheshin lakuriqë nate të futeshin e të zhdukeshin brenda saj.

Kështu arkeologët vendosën të zhvendosnin gurët e rënë nga sipër dhe dheun për të zbuluar në fillim një guvë të dytë e më pas një të tretë 50 metra në thellësi. Përpara arkeologëve ishte shfaqur në të vërtetë një vend i shenjtë i ilirëve dhe mendohet se në të nuk ka shkelur këmbë njeriu për rreth 2 mijë vjet. Ilirët duhet ta kenë mbyllur vetë këtë shpellë rreth shekullit të parë para erës sonë për ta mbrojtur nga legjionet romake që po përparonin gjithnjë e më tepër në Iliri.

Një shtatore prej guri stalagmiti 60 cm e gjatë qe vendosur në qendër të dhomës së fundit në atë mënyrë që një tufë rrezesh dielli që vinin nga hyrja e shpellës binin mbi të vetëm në çaste të veçanta të vitit dhe kjo periudhë duhet të ketë qenë ajo e solsticit të diellit (periudhë e vitit kur dielli është më larg nga ekuatori). Përveç kësaj u gjetën në sasi të papara më parë, rreth 100 kg, dhe në një gjendje tepër të mirë me qindra copa poçesh, qypash, amforash nga Iliria, Roma, Athina, Egjypti në disa prej të cilave qe shënuar se i kushtoheshin Afërditës.
Nga gjetjet mirret vesh se njerëzit (duhet të kenë qenë një grup i zgjedhur njerëzish) mblidheshin për të kryer rituale të mistershme gostie dhe mbarësimi. Ky i fundit mund të jetë kryer në formën e orgjisë.
Të gjithë këto fakte të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me një tempull i cili i kushtohej perëndeshës së dashurisë dhe mbarësimit Afërdite. Kjo perëndeshë njihet si të jetë greke, por disa historianë shqiptarë dhe të huaj janë të bindur se perëndesha ka qenë ilire por e huazuar nga grekët e vjetër. Emri i saj mendohet të ketë rrjedhur prej fjalëve "afër" dhe "dite" dhe ka lidhje edhe me yllin (planetin) Afërdite apo Venus (Venus quhej kjo perëndi në latinisht) i cili shihet qartë herët në mëngjes afër ditës.
Drejtuesi i projektit studiesi kanadez Tim Kaiser i cili punon për llogari të Muzeut Royal Ontari të Torontos thotë: "Ky është një monument seksualiteti, potence, burrërie dhe fuqie..."

Qeramikat më të vjetra datonin rreth 2500 vjet p.e.s, ndërsa më të rejat 400 vjet p.e.s. Gjetje të tjera datonin deri 6000 p.e.s. Kjo tregon që kjo shpellë ka pasur rëndësi të madhe për një mijëvjeçar të tërë. U gjetën gjithashtu eshtra fëmijësh dhe delesh, dhe copa karboni.

Kjo gjetje është shumë e rrallë, zbulohet për herë të parë një vend i shenjtë i ilirëve aq më tepër që është i paprekur për mijra vjet. Gjetja do të hedhë më tepër dritë mbi ilirët.

Ilirët kishin vendosur sundimin e tyre mbi lundrimet dhe tregtinë që bëhej mbi detin tepër të populluar Adriatik të asaj kohe i cili kishte një rëndësi të veçantë pasi lidhte Mesdheun me Europën Qendrore. Grekët bënin tregti me ilirët i shihnin këta të fundit si luftëtarë barbarë. Nuk dihet shumë mbi jetën e tyre të përditshme.
Mendohet se enët ose duhet t´u jetë dhënë ilirëve si një formë takse për të kaluar në ujrat e tyre ose u janë rrëmbyer anijeve që kanë kaluar andej përgjatë një akti piraterie.Enët qeramike nuk ishin të thyera nga koha apo dheu por mendohet të jenë përplasur e thyer me qëllim nga vetë njerëzit pas gostive.Do të mirren prova për të parë nëse poçet kishin mbajtur pije alkolike apo jo.

Kjo gjetje hedh dritë mbi perënditë e ilirëve, lashtësinë e këtyre perëndive, kontaktet e ilirëve me popujt e tjerë. Ajo përbën një mundësi për shqiptarët si pasardhësit e vetëm të ilirëve të studjojnë kulturën e stërgjyshërve të tyre prandaj shteti shqiptar duhet të kërkojë me gojën plot të dërgojë arkeologë shqiptarë që të marrin pjesë në gërmimet e mëtejshme dhe studimet e këtyre sendeve të gjetura.
Duhet theksuar se përveç gjermanes Spiegel, agjensitë e tjera të huaja të lajmeve jo vetëm që nuk e përmendin bashkë me këtë lajm lidhjen e ilirëve me shqiptarët, por i quanin ilirët si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë.
Kjo e bën edhe më të domosdoshme formulimin e një pretendimi zyrtar nga ana e qeverisë shqiptare.

Mendohet se gërmimet do të vazhdojnë edhe për 2 vjet të tjera


 Zbulohet nje tempull Ilir kushtuar Aferdites 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi