Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Butrint - Zbulohet nje cope shahu antik Empty Butrint - Zbulohet nje cope shahu antik

Sat 16 Apr 2011 - 3:49
Zbulohet ne Butrint nje cope shahu antik qe mendohet ti perkase shekullit te 6-te.

Sensacioni perkon ne faktin qe behet fjale per nje periudhe kohore prej 700 vite me heret sesa ka qene zbuluar prova e meparshme ne Skoci dhe ne Italine Jugore.

Ashtu sic e thekson edhe BBC, (prej nga eshte marre artikulli), copa e shahut e gjetur ne qytetin shqiptar te Butrintit sherben si nje prove sensacionale persa i perket kultures antike europiane, pasi hedh drite mbi shume fakte qe deri dje kane qene te panjohura.

Artikulli u perkthye nga anglishtja nga une dhe gjithashtu ne fund te tij keni mundesine te klikoni mbi lidhjen qe do t'ju dergoje tek artikulli origjinal.

Pjesa e shahut u gjend ne qytetin antik te Butrintit.

Nje grup arkeologesh Britanike ka zbuluar prova domethenese qe europianet kane luajtur shah me heret sesa shekulli i 6-te.
Nje pjese shahu i fildishte, i nxjerre nga pallati Bizantin ne ate qe tashme edhe Shqiperia e jugut, eshte me teper se 500 vjet me i vjeter se cfaredo lloj pjese e zbuluar me pare.

Lideret e ekspedites se Universitetit te Anglise lindore thane qe u provua tashme qe loja ka nje histori me te gjate ne Europe sesa ka qene paramenduar.

Deri tani historianet e shahut kane qene dakort qe loja eshte bere popullore ne eliten Europiane gjate shekullit te 12-te, 700 vite pasi ka qene shpikur ne Kine, Indi apo ne Persine e lashte.

Walrus ivory (fildishi walrus)

Copa e shahut, e cila eshte lehtesisht e demtuar, u nxorr ne qytetin antik te Butrintit.

Profesori Richard Hodges tha: "Ne po mundohemi te kuptojme nese ky eshte mbreti apo mbreteresha sepse ka nje kryq te vogel, por nuk jemi te sigurt".

Grupi tani po kerkon te gjeje ekzaktesisht se cfare cope ka gjetur.

Ai tha qe historianet besonin se shahu u be popullor ne fillim te shekullit te 12, per shkak te nje figure shahu te fildishte te gjetur ne Skoci (Scotland's Outer Hebrides).

Pjesa tjeter eshte gjetur ne jug te Italise.

"Sido qe te jete, tashme duket qe loja ka qene luajtur ne Mesdheun qendror mbi 500 vjet me heret sesa mendohej," thote Profesor Hodges.

Grupi qe germonte, i cili punon me grupin e arkelogeve lokale, zbuluan gjithashtu edhe monedha.


BBC
---------------------------------------------------


Kjo pjese u perkthye nga une dhe origjinalin ne anglisht mund ta lexoni ketu http://news.bbc.co.uk/2/hi/world/europe/2155916.stm
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi