Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Odhise Grillo

prej Sat 16 Apr 2011 - 4:32
Librin e pare, te titulluar "Shtate ngjyrat", e botoi ne vitin 1954, sot numeron mbi gjashtedhjete e pese libra te botuara.

Lexo ne vazhdim mbi jeten, krijimtarine si dhe tre vjersha te Odhise Grillos.

Odhise Grillo ka lindur ne Vuno te Himares ne 1933. Ka mbaruar studimet e larta per gjuhe-letersi ne Universitetin e Tiranes me 1962. Nderkaq, ai ka punuar edhe para se te diplomohej, si gazetar ne organe te shtypit. Eshte dalluar si poet dhe prozator per te vegjlit dhe ka botuar nje numer te madh vellimesh.
Ka krijuar ne proze, ne poezi, ne dramaturgji e ne kritiken letrare dhe ka marre me dhjetra cmime kombetare. Nder veprat e tij me te njohura jane : "Ai qe mundi perandorine", "Balada e burrave te Vunoit", "Balada e lirise" (poema), "Nje zog e nje lule", "Zerat e femijerise" (permbledhje me vjersha), "Njeriu i nates", "Pushke ne bredet" (novela), "Camcakezi", "Nje njeri u be majmun", "Pertacuket" (poema humoristike), "Historia e SKenderbeut", "Lahuta e malsise", "Tradhti ne sarajet Topiase", "Don Kishoti i Mances" (romane sipas veprave te N. Frasherit, Gjergj Fishtes, Jeronim De Rades e Servantesit, pershtatur per femije) etj.



Kryefjala e Fjaleve

I mora A-ne atit,
ne te ishte dhe nena,
i mora T-ne tokes,
ne te ishte dhe zemra,
i mora D-ne detit,
ne te ishte dhe qielli,
i mora H-ne henes,
ne te ishte dhe dielli,
i mora E-ne eres,
ne te ishte dhe shiu,
i mora U-ne ujit,
ne te ish dhe njeriu...
I lidha te gjitha bashke
dhe si ylber shkelqeu
e para kryefjale
e fjaleve :
ATDHEU!



Ç'ënderrojnë vogëlushët

Ç'ënderrojnë vogëlushët,
qe shetisin rreze malit?
Eh, te kishim per qeleshe
pak nga bora e Korabit.

Ç'ënderrojnë vogëlushët
qe po lozin ne lugina?
Eh, te kishim ne ne faqe
portokallet qe ka Vrina~

Ç'ënderrojnë vogëlushët,
qe mrizojne rreze bjeshkes?
Eh, te kishim ne per syte
pak nga ujerat e Prespes!

Ç'ënderrojnë vogëlushët,
qe shtegtojne pas kopese?
Eh, t'i kishim ne kemishat
porsi fusha e Myzeqese!

Ç'ënderrojnë vogëlushët,
qe po ngjiten maje kodres?
Eh, t'i kishim ne fustanet
si qilimat e Kosoves!


Blerta na harroi gërshetat

Nena dhe babai
na e pyesin :
- Blerte,
Cfare vizatove
permbi ate flete?

- Vizatova veten,
a nuk e shikoni?
Ju jeni te rritur
si nuk e kuptoni?

-Po c'ke ngaterruar
blete edhe qershi
flutur e kalem
molle dhe kuti?

Jo asgje, asgje
nuk kam ngaterruar,
ne fletore veten
une kam vizatuar!

Po habitet nena
babai ben cudi...
- Ti nuk je kalem,
ti nuk je kuti!

Molle edhe qershi
ti nuk je, moj Blerte,
pastaj ketu c'duan
nje flutur,
nje blete?

- Jua thote gjyshja
pritni kur te vije...
- Kur s'e dime ne
gjyshja s'mund ta dije!

- Jo e di, e di!
Gjyshe moj, vrapo,
se c'kam vizatuar,
eja na trego.

Ja ku erdhi gjyshja,
vizatimin pa...
- Kjo ketu eshte Blerta! -
prinderve u tha.

Se, kur afron mbremja
edhe do te flere,
i kendoj nje kenge,
qe gjumi ta zere.

Gjumi mbi qepalla
vete edhe vjen
une, nje kenge, mbeses
nis edhe i them :

" I ke faqet molle,
syte si qershi
hunden si kalem,
gojen si kut".
Pa, i them : "Je blete"
Pa i them : "Je flutur",
se eshte punetore,
sepse eshte e bukur.

Pra ne vizatim
eshte vete Blerta
vecse ka harruar
te beje...gershetat!


 Odhise Grillo 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi