Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Receta me Qofte  Empty Receta me Qofte

Wed 20 Apr 2011 - 6:14
Supe me qofte
Receta me Qofte  Sup2300x224

Perberesit:

Për 4 -5 persona duhen: Qofte te vogla, 1 e verdhe e vezes, 1 luge kos , majdanoz, 50 gr vaj, 3 lugë gjelle miell, lëng mishi 1.5 litra, gjysmë kokërr limon, kripë dhe piper të zi.

Qoftet kaurdisen pak me vaj, shtohet ujë i vluar në masën që nevojitet për supën dhe lihet të ziejë për 10-15 minuta.
Në një tenxhere tjetër kaurdiset pak miell me gjalpë, shtohet qumësht dhe lëngu i qofteve. Përzihet shpejt që të mos krijohen kokrriza, kështu bëhet një masë e hollë si supë krem e zakonshme. Rrahim të verdhat e vezëve, shtojme pak kos, hollohen pak me lëngun e supës, shtohet lëng limoni dhe pastaj hidhet në supë. Në fund hidhen dhe qoftet e vogla, pastaj rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Receta me Qofte  Empty Qofte të fërguara

Mon 2 May 2011 - 6:41
Për 4-5 persona duhen:
Mish 1 filxhan çaji
qepë 2 kokrra
bukë 75 g. (2 feta)
vezë 1 kokërr
kripë, piper
majdanoz
miell 2 lugë gjelle
vaj 4-5 lugë
perime sipas dëshirës.

Pergatitja:
Qoftet përgatiten zakonisht me mish lope; në këtë rast ato dalin më të buta dhe më të shijshme.
Mishi pritet në copa të vogla dhe grihet në makinë së bashku me qepën dhe hudhrat. Në masën e mishit hidhet vezë, kripë, piper i zi, majdanoz dhe bukë bajate e zbutur me qumësht ose ujë (bukë merret te 25% nga pesha e mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullakët ose ovale, pastaj kalohen në miell dhe skuqen në tigan me yndyrë nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë yndyrë.
Shoqërohen me patate të skuqura, pure patate, perime të tjera të ziera ose të skuqura, pilaf, makarona etj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Receta me Qofte  Empty Qofte me salce domatesh

Mon 2 May 2011 - 6:57
Perberesit:


* 1/2 kg.mish të bluar,
* 1 qepë në rende,
* 1 vezë,
* majdanoz të grirë hollë,1 lugë mustardë, kripë, piper dhe vaj për skuqje.

Për salcë nevojiten:

* 4 domate,
* 3 lugë vaj,
* 1 qepë e kaluar në rende,
* 3 thelpinj hudhre,
* erëza sipas dëshirës,nenexhik, feslixhen ose rigon.

Përgatitja:

Në masën e mishit të bluar, hidhet qepa e kaluar në rende, vezë e tundur, kripë, piper, majdanoz, mustardë.

Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte të cilave u jepet forma e rrumbullakët ose vezake dhe palosen në enë qelqi, të lyer me yndyrë, e mandej futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur.

Në fultere ose tenxhere me yndyrë të nxehtë,fërgohet qepa dhe hudhra e grimcuar.

Kur qepa merr një ngjyrë të kuqërremtë shtohen domatet e qëruara dhe të prera në kubik të vegjël, erëzat, kripa dhe piperi.

Salca e zier hidhet mbi qofte të pjekura, futet edhe për disa çaste në furrë dhe shërbehet
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Receta me Qofte  Empty Qofte me kos

Mon 2 May 2011 - 7:05
Përbërësit:

* 200 gr mish i bluar
* 2 dcl ujë
* 1 vezë
* 1/2 tubë majdanoz
* kripë, piper
* miell
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1 kg kos (mundësisht delesh)
* vaj për fërgim.

Përgatitja:

Ujit të ftohtë i shtohen mishi i bluar, veza e tundur, kripa, piperi, majdanozi i grirë hollë dhe aq miell,sa masa të bëhet e trashësisë së brumit të petullave. Pasi të pushojë brumi ½ orë, qoftet qiten me lugë të vogël në vaj të nxehtë. Fërgohen nga të dyja anët dhe futen në kos me hudhër të shtypur dhe pak kripë.
Shërbehen të ftohura.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Receta me Qofte  Empty Supe me qofte

Sun 6 Nov 2011 - 0:52
Receta me Qofte  Images
Për 4 -5 persona duhen:


* Qofte te vogla
* 1 e verdhe e vezës
* 1 lugë kos
* majdanoz
* 50 gr vaj
* 3 lugë gjelle miell
* lëng mishi 1.5 litra, gjysmë kokërr limoni
* kripë dhe piper të zi.

Përgatitja:

Qoftet kaurdisen pak me vaj, shtohet ujë i vluar në masën që nevojitet për supën dhe lihet të ziejë për 10-15 minuta. Në një tenxhere tjetër kaurdiset pak miell me gjalpë, shtohet qumësht dhe lëngu i qofteve. Përzihet shpejt që të mos krijohen kokrriza, kështu bëhet një masë e hollë si supë krem e zakonshme. Rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë pak kos, hollohen pak me lëngun e supës, shtohet lëng limoni dhe pastaj hidhet në supë. Në fund hidhen dhe qoftet e vogla, pastaj rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Receta me Qofte  Empty Qofte eksplozive

Mon 24 Sep 2012 - 18:50
Receta me Qofte  Images-81-300x201

Perberesit per 40 qofte:
600 gr mish i grire vici ose derri
400 gr mortadela e grire
2 feta buke e thekur e zbutur ne qumesht
3 veze
5 l. supe galete
Per salcen e domates me patate:
1 shishe salce ose 2 konserva me domate
1 qepe
vaj
5 patate
150 gr grana padana,ose kackavall
arre moskat
5 l. supe galete
kripe,piper
Kjo doze e qofteve eshte pak e madhe,por po t’ju mbeten i keni gati edhe per nje here tjeter,kur nxitoni,ose ju vine njeres.I fusni ne ngrirje dhe kur ju duhen i ngrohni.
Ne nje tas perzjeni mishin e grire,mortadelen,vezet,kripen,piperin,djathin,arremoskat,buken e zbutur ne uje ose qumesht. Perzjeni mire me duar dhe kur te keni marre nje mase homogjene,formoni qoftet.Madhesine e zgjidhni vete. Nqs do i gatuani ne moment,i ngjyeni ne galete. Ato qe do i lini per me vone,i fusni ne frigorifer. 1 ore e pastaj ne ngrirje. Por pasi t’i keni mbeshtjelle mire!
Pergatitja e salces: ne nje tenxhere te gjere skuqim qepen e prere holle ne vaj. Kur merr ngjyre te verdhe ,shtoni domatet,ose salcen e shishes me 2 gota uje. Hidhni kripen.
Nderkohe prisni patatet dhe i hidhni ne tenxhere. I gatuani ne zjarr te mesem Shtojme dhe qoftet te zjejne me patatet. Nqs eshte e nevojshme ,shtoni pak uje. Salca duhet te mpikset,patatet e qoftet duhet te jene te buta.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Receta me Qofte  Empty Re: Receta me Qofte

Sat 6 Oct 2012 - 7:55
Temat u bashkun
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Receta me Qofte  Empty Re: Receta me Qofte

Sun 21 Oct 2012 - 10:19
Qofte me limon
Receta me Qofte  Images

Përbërësit:
500 gr mish i grire
lëngu i 1 limoni
4 veze
60 gr parmigiano i grire
kripe,piper
vaj për skuqje

Pergatitja:
Përziejeni mishin me vezët dhe parmigianon,pastaj me lëngun e limonit. Shtoni kripe e piper. Përzieni mire ,sa te merrni një mase te bute.
Nxehni vajin ne një tigan te thelle. Filloni e hidhni qoftet me një luge.
Pasi i keni skuqur nga te gjitha anët, i vini mbi letër kuzhine. U hidhni sipër lëng limoni dhe i servirni te ngrohta.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Receta me Qofte  Empty Re: Receta me Qofte

Thu 25 Oct 2012 - 13:39
Qofte me gjize dhe spinaq

Receta me Qofte  Images

Perbersit:
-300g spinaq i fresket
-125g gjize e fresket
-pak arremyshk i grire
-kripe e piper i zi

Pergatitja:
Zieni spinaqin ne uje te bollshem me kripe per 1-2 minuta ose derisa te filloje e te vyshket.Kullojeni me kujdes,shtrydheni qe te hiqni lengun e tepert dhe grijeni imet.Ne nje pjate te thelle perzieni spinaqin,gjizen dhe arremyshkun.Kontrollojeni per kripe e piper dhe perziejeni mire.Beni toptha sa nje arre me kete mase,shtrojini ne nje pjatance dhe sherbejini.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Receta me Qofte  Empty Re: Receta me Qofte

Thu 10 Jan 2013 - 13:04
QOFTE ME PATATE:

Receta me Qofte  230484_411159075615679_1838134740_n

Per Qoftet:
* 1/2 kg mish i grire
* 2 feta buke(mesi) e lagur dhe e shtrydhur
* 1 veze
* 2 luge gjelle qumesht
* 1 thelp hudhre e shtrydhur
* 2 luge gjelle vaj ulliri
* majdanoz
* piper i zi
* rigon
* kripe

Te tjerat:
* 5 patate
* 6-7 speca
* 3 domate
* 1 filxhan kafeje vaj ulliri
* piper i zi
* kripe
* 1 filxhan kafeje uje i valuar

Pergatitja:
Perzini mire te gjithe perberesit e qofteve dhe kete brum lereni nje nate ne frigorifer.
Prisni patatet ne forme rrethore dhe hidhini siper kripe dhe piper te zi. Ne nje tepsi hidhni vaj ulliri dhe patatet. Prisni specat ne copa te medha (ne 2 pjese) dhe hidheni siper patateve. Qeroni domatet rendojini dhe hidhini siper specave. Siper shtoni qoftet ne nje madhesi pak me te madhe se nje arre dhe hidhini 1 filxhan kafeje uje te valuar. Tepsine mbulojeni me nje leter (folie) aluminium dhe piqeni ne furre ne 250'C derisa patatet te zbuten.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Receta me Qofte  Empty Re: Receta me Qofte

Fri 11 Jan 2013 - 13:20
i ke bere gati ende Shkodranja,se me mori uria?
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Receta me Qofte  Empty Re: Receta me Qofte

Wed 27 Feb 2013 - 13:16
Qofte me qumësht

Përbërësit:
*300 g mish viçi i grirë
*200 g mish derri i grirë
*50 g pançetë fetë
*40 g tul buke
*qumësht i freskët
*1 vezë
*1 qepë
*4 gjethe sherbelë
*40 g parmigiano i grirë
*1 limon
*2 lugë pana e freskët
*40 g gjalpë
*miell
*arrëmyshk
*kripë e piper

Përgatisim brumin:
Lagni bukën në ½ l qumësht për 5 minuta, kullojeni, shtrydheni. Me duar të njoma, krijoni qofte me mishin e grirë, qepën e grirë, parmigiano, e vezë e tulin e bukës. Mbulojini me miell dhe skuqini në një tigan të madh me gjalpë. Shtojini lëkurën e një limoni të qëruar me qërues patatesh, gjethet e sherbelës të lara. Hidhni 2 dl qumësht të valët dhe vazhdoni me gatimin me flakë të ulët për rreth 30 minuta. Kulloni qoftet nga qumështi dhe mbajini të ngrohta midis 2 pjatave ose në furrë të shuar. Hidhni lëngun e pjekjes së qofteve në një mikser, hiqini gjethet e sherbelës, shtojini panën dhe pak kripë e piper. Përzini në mikser derisa të bëhet salcë. Hidheni mbi qoftet e ngrohta dhe shërbejeni menjëherë.
Gjilanasi
Gjilanasi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1810
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjilan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/12/2012
http://wiki.portalikosovar.com/

Receta me Qofte  Empty Re: Receta me Qofte

Wed 27 Feb 2013 - 13:50
flm shkodrane ,,, sod per dark do i bej ndoshta
Sponsored content

Receta me Qofte  Empty Re: Receta me Qofte

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi