Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

prej Wed 20 Apr 2011 - 15:30
Në këtë shkrim do të flas për vajzat dhe djemtë e moshës 12-14 vjeç,
për të cilët edukimi seksual, është me rëndësi të veçantë. Ndonëse disa
nga prindërit nuk duan ta besojnë, e vërteta është se shumica e fëmijëve
të kësaj moshe, duan të dëgjojnë prej prindërve të tyre për seksin.Për fat të keq, shumë prindër, mundohen të gjejnë justifikime dhe
përpiqen ta evitojnë, ose më së paku, ta shtyjnë diskutimin për seksin
me fëmijët. Ata mendojnë se nxënësit e shkollës tetëvjeçare, e marrin
informacionin për seksin në shkollë dhe kjo mjafton.
Kudo në Botë, studimet tregojnë:






Mbi 80% e nxënësve të shkollës së mesme kanë bërë mësime seksedukimi
në shkollën 8-vjeçare. Ky lloj seksedukimi, kështu siç bëhet, jep
informacion të pamjaftueshëm dhe nuk trajton shumë çështje të
rëndësishme që lidhen me seksin.Edukimi seksual, ka disa vite që bëhet edhe në shkollat tona
8-vjeçare. Për mendimin tim, në mënyrën si bëhet, me tekstin që bëhet
dhe me mësuesit e papërgatitur që e bëjnë, ai është me shumë mangësi dhe
i pamjaftueshëm.Në ato pak orë të edukimit seksual, flitet fare pak për ndryshimet
fizike të pubertetit, për biologjinë e riprodhimit dhe për rrezikun e
shtatzënisë dhe sëmundjeve infektive seksuale. Nuk flitet fare për
marrëdhëniet midis të rinjve dhe për aspektet psikoemocionale të
marrëdhënieve seksuale.Sjelljet seksuale jo të përshtatshme të nxënësve, fakt që të gjithë e
vëmë re, tregojnë se ky lloj seksedukimi është i pamjaftueshëm. Për
këtë na bindin statistikat e organeve kompetente, që janë botuar herë
pas here në shtypin e ditës.Sipas tyre, është rritur vazhdimisht numri i adoleshentëve nën moshën
15 vjeç, që përfshihen në marrëdhënie seksuale të mirëfillta; është
rritur midis adoleshentëve numri i shtatzënive të padëshiruara dhe
aborteve; është rritur, midis tyre, numri i sëmundjeve infektive
seksuale.Pas këtyre që thamë, duhet pranuar se edukimi seksual që bëhet në
shkollë, nuk është as i mjaftueshëm, as i përshtatshëm. Ai duhet
përmirësuar dhe Ministria e Arsimit duhet ta shikojë problemin e
edukimit seksual në shkolla shumë seriozisht, sepse kjo ka të bëjë
direkt me të ardhmen e shoqërisë.Nga të gjitha këto që thamë, kuptohet, që përgjegjësia e parë dhe
kryesore për të biseduar dhe edukuar adoleshentët e rinj lidhur me
seksin, i takon vatrës familjare.Shumë prindër janë të ndrojtur, kur vjen puna të “bisedojnë” me fëmijët e tyre për seksin.
Një mësuese e edukimit seksual, në një nga shkollat e Tiranës, më tregonte:
“Kur nëna ime mendoi se ishte koha të bisedonte me mua për punët e seksit, më uli pranë vetes dhe më tha: “Tani u bëre grua.

A e di ç’dua të them?”. Që nga koha që mua më kishin ardhur zakonet,
dy vjet më parë, unë e kisha kuptuar se kjo ishte një ngjarje kritike,
që kishte bërë të ndryshonte statusi im, nga vajzë në grua, ndaj dhe në
mënyrë kundërshtuese belbëzova: “E di se përse e ke fjalën”.Pas kësaj, ajo më tha: “Ti e kupton se çfarë nuk duhet të bësh. Unë
dua të jem krenare me ty”. Menjëherë u përgjigja: “Unë e di ç’ke në
mendje të më thuash”. “Kjo ishte gjithçka që folëm dhe kjo ishte hera e
parë dhe e fundit që nëna foli me mua për seksin”.


Shumë prindër, sot, shpresoj të jenë më të artikuluar, kur diskutojnë për seksin me fëmijët e tyre.Por, jam i bindur gjithashtu, se ka akoma shumë të tjerë, që bëjnë të
njëjtën bisedë me fëmijët e tyre, si dhe nëna e kësaj mësueses që sapo
tregova. Lidhur me seksin, prindërit, është mirë të bisedojnë shtruar
dhe shpesh me fëmijët e tyre. Ata mund t’u thonë:“Shiko, unë e di që është me rëndësi të flasim të dy, tani që ti po
bëhesh grua ose burrë. Por, mua nuk më vjen mbarë. Unë nuk flas dot me
ty për këto punë. Por, e vërteta është që duhet të bisedoj dhe po
përpiqem. Më premto se edhe ti do të më ndihmosh, sadopak, ta bëjmë këtë
bisedim”.

Shqetësim dhe ndrojtje për të biseduar me fëmijët për seksin kanë
prindërit, ndërsa, fëmijët nuk e mendojnë fare këtë shqetësim të
prindërve.
Ja ç’më tregonte një nënë shqiptare, këtu në New York:“Po shikoja një film me djalin tim 11 vjeç. Njëri nga personazhet zuri në gojë fjalën “vibrator”.


“Ç’është kjo?”- pyeti djali fare i pashqetësuar. Nuk kisha asnjë
mënyrë si t’ia shpjegoja këtë. Në vend që t’ia shpjegoja, u ngrita
shpejt dhe i thashë: “Oh!, ky është një film koti dhe këto janë ca palo
fjalë që i përdorin këta njerëz.A e do tani ëmbëlsirën që të kam bërë?”. U ndjeva e çliruar që
shpëtova shpejt e shpejt nga situata, ndryshe, do të ishte shumë e rëndë
dhe e papërshtatshme biseda për këtë subjekt me djalin”.Çfarë mësoi ky djalë nga ky kapërcim i menjëhershëm i bisedës? Ka
shumë mundësi që ai ta dinte


saktësisht çfarë ndodhte në film dhe mund
të ketë menduar: “Unë e shqetësova nënën kur e pyeta për këtë. Me sa
duket nuk është mirë të bisedosh për gjëra të tilla me nënën”.Nuk është çudi, që djali ta ketë gjetur kuptimin e fjalës në fjalor,
ose me shokët. Ai e arriti atë që donte. Nëna e humbi atë që
seksedukatori, Sol Gordon, e quan “momentin që na mëson”.A nuk do të ishte më mirë që nëna të përgjigjej drejt: “Vibratori
është diçka që disa njerëzit e përdorin gjatë seksit”. Pas kësaj, le të
priste dhe shikonte nëse djali ishte i kënaqur nga përgjigja që i dha.Disa prindër, nga që gjërat kanë ndryshuar nga disa vite më parë,
druhen të bisedojnë. Ata mendojnë se fëmijët, sot, dinë shumë gjëra,
madje, më shumë se dhe vetë ata dhe mund t’i “mbërthejnë” me pyetjet që
do t’u bëjnë.















E vërteta është se askush nuk mund t’i dijë të gjitha përgjigjet për pyetjet që do t’i bëjnë fëmijët.Madje, jo vetëm për pyetjet seksuale, por për të gjitha fushat. Por,
askush nuk duhet të presë që më parë të mësojë gjithçka lidhur me
seksin, pastaj të hapë një diskutim për këto probleme me fëmijën e tij.Është mirë që prindi, ndonjëherë, t’i thotë fëmijës: “Unë nuk e di
çdo të thotë kjo, më jep një ose dy ditë kohë ta gjej dhe do të
përgjigjem kur do të bisedojmë përsëri”.Disa prindër të tjerë, shqetësohen se mos me bisedat e tyre futin në
kokën e fëmijëve ide, që do t’i nxisin të eksperimentojnë seksualisht.
Në fakt, e kundërta e kësaj është e vërtetë. Kërkimet kanë treguar se,
kur adoleshentët bisedojnë me prindërit lidhur me seksin, ata fillojnë
të bëjnë seks më vonë. Madje, edhe kur ata bëjnë seks, i përdorin më
mirë masat për seks të sigurt.Të gjithë e konstatojmë me keqardhje, se ambienti ynë social është vërtet i ndotur, me sinjale seksuale jo të shëndetshme.Çdonjëri nga këto sinjale negative, që ndodhin në shkollë, në rrugë,
në shkallë, në lagje, që tregohet në TV, ose në kinema, mund të përdoret
si shkak për të filluar diskutimin për seksin me fëmijët. Të gjitha
këto mund të jenë momente për të mësuar.Dëgjoni një këngë në radiostacionin që preferon djali ose vajza juaj
dhe tema e bisedës vjen vetë, shpesh, shumë e detajuar. Në të gjitha
këngët që i këndojmë të gjithë, mund të gjendet motivi për një bisedë
për seksin.Shkrimet në revistat, madje edhe në revistat e adoleshenteve, janë
burim i mirë për të hapur një diskutim. Mundësitë janë pafund. Mos
pritni që adoleshenti juaj, të fillojë ta hapë ai i pari gojën. Uroj që
edhe ky shkrim, të jetë një motiv për të hapur biseda për seksin me
fëmijët.Nuk ka dyshim, që ata prindër që kanë biseduar vazhdimisht për seksin me fëmijët, e kanë më të lehtë të bisedojnë me ta.Por, edhe ata që nuk e kanë bërë këtë më parë, duhet ta dinë, se nuk
është kurrë vonë për ta filluar. Të gjithë duhet të përpiqen që bisedën
me fëmijët për seksin, ta bëjnë diçka normale dhe natyrale në familjen e
tyre.Të formohet tek të gjithë mendimi, se biseda me adoleshentin për seksin, është si të gjitha bisedat e tjera që bëhen me të.Pikëpamjet e fëmijëve për problemet seksuale, janë në ndryshim të
vazhdueshëm gjatë viteve të adoleshencës. Informacioni që ka kuptim të
jepet për një 11-vjeçar, nuk shkon shumë mirë kur ai bëhet 14 vjeç dhe
natyrisht, akoma më shumë kur rritet edhe më.Mbani mend këtë konkluzion të specialistëve: Bisedat me një fëmijë 11
ose 12 vjeç, janë më të frytshme, ndaj nuk duhet pritur deri sa ata të
bëhen 15-16 vjeç. Arsyeja për këtë është se shumica e adoleshenteve të
rinj, nuk kanë filluar akoma marrëdhënie fizike intensive.Ata janë të përfshirë më shumë në puthjet dhe përkëdheljet, ndaj dhe
mbrohen dhe zemërohen më pak gjatë bisedës me prindin. Kjo ka shumë
rëndësi të kuptohet.Është mirë të mbahen parasysh këto rregulla të thjeshta, kur bisedohet për seksin me fëmijën:Prindërit duhet ta dinë që fëmijët kanë shumë informacion për seksin,
ndonëse shpesh të gabuar. Në këto kushte, detyra e prindit është të
pastrojnë keqinformimet që kanë fëmijët dhe këtë ta bëjnë me shumë
kujdes.
“Nuk ka gjë që nuk e dimë për seksin”, “Nuk kemi ç’të mësojmë në
shkollë dhe nga prindërit për seksin”,
– thonë djemtë dhe vajzat
12-13-vjeçare. Adoleshentët, në një moment, mund të thonë gjëra bizare
(për fëmijët në shkollë që janë seksualisht aktivë).








Shumë herë ata gënjejnë. Në këto momente prindi nuk duhet të qeshë e
të bëjë shaka. Kurrë mos u përsërisni fëmijëve si qortim, ato që ata
vetë ua kanë treguar. Po qe se bëhet kjo, me siguri ata nuk do t’u
besojnë më kurrë prindërve të tyre.Prindërit duhet t’i bëjnë të qarta për fëmijët, pikëpamjet e tyre
lidhur me seksin. Prindi duhet të dijë se kur nuk ka rregulla të qarta
prindërore dhe kur fëmijët nuk dinë se çfarë presin prindërit prej tyre,
ata ndikohen më shumë nga shokët.Studimet, kudo në botë, kanë treguar se, kur fëmijët e kanë të qartë
qëndrimin e prerë të prindërve, që ata nuk janë dakord me seksin në
moshë të hershme, këta fëmijë përfshihen më pak dhe më vonë në
marrëdhënie seksuale.Adoleshentët e rinj, kanë nevojë ta dëgjojnë të formuluar shumë qartë
kërkesën e prerë të prindit: “Ti je shumë i ri për të bërë seks”.
Fëmijët duhet ta kenë të qartë se, pavarësisht nga ç’kanë dëgjuar,
shumica e fëmijëve të kësaj moshe nuk bëjnë seks.Prindërit duhet të dinë për sjelljet dhe ndjenjat seksuale të
fëmijëve të tyre. Leksionet mund të ndihmojnë, por mendimet këmbehen e
gjallërohen, vetëm nëpërmjet diskutimeve.Fëmijët duhet të inkurajohen që t’i thonë hapur mendimet e tyre për
seksin, ndërkohë që prindërit duhet t’i dëgjojnë me vëmendje dhe të
tregojnë se i respektojnë ato që thonë fëmijët.Të krijohet atmosfera e përshtatshme dhe e hapur kur diskutohen
çështje që lidhen me seksin. Unë e kuptoj, kjo për shumë prindër nuk
është e lehtë, por le të mundohen të respektojnë këtë rregull të
përgjithshëm: Të mos nevrikosen, kur fëmijët u thonë diçka që është
diametralisht e kundërt me ato që mendojnë ata.Edhe kur prindërit shpalosin mendimet dhe rregullat e tyre, fëmijët
duhet të ndjejnë se mund t’i shprehin mendimet e tyre pa u shqetësuar se
prindi do t’i ndëshkojë. Fëmijët druhen dhe impresionohen kur u bëhen
pyetje specifike, lidhur me sjelljet seksuale personale.Prindërit duhet të gjejnë dhe të zbulojnë tendencat seksuale të
fëmijëve, duke i pyetur se çfarë mendojnë, si veprojnë dhe si reagojnë
ndaj këtyre sjelljeve dhe veprimeve “fëmijët e tjerë në shkollë”
JA DISA NGA PYETJET QË PRINDËRIT MUND T’I PËRDORIN, PËR TË FILLUAR DISKUTIMIN PËR PROBLEME TË SEKSIT, ME FËMIJËT E TYRE.

  1. Çfarë mendojnë shokët për një vajzë që takohet me një djalë? Në se
    kjo është mirë, kur është mirë që ata të fillojnë të bëjnë seks?
    Pse mendon që disa fëmijë të moshës tënde bëjnë seks?
    Cilat janë disa nga arsyet që adoleshentë e moshës tënde, duhet të presin për të bërë seks?
  2. Si mund t’i tregosh një djali, ose një vajze, se ti e do atë edhe pa bërë seks?
    Si mund t’i thuash dashnorit, ose dashnores, se ti nuk je gati për seks?
    Pse është e vështirë t’i thuhet “Jo” një partneri?
    Pse mendon që disa fëmijë u bëjnë presion të tjerëve, për të bërë seks?
  3. Prindërit duhet të dinë se ka disa pyetje, që ata u bëjnë fëmijëve
    lidhur me seksin, që i dëshpërojnë fëmijët. Pas këtyre pyetjeve, fëmijët
    e mbyllin komunikimin me prindin aq shpejt, sa prindit i vjen mendja
    vërdallë. Këto pyetje që nuk duhet t’u bëhen fëmijëve, kanë të bëjnë me
    hollësira intime. Mos u bëni kurrë fëmijëve pyetje të kësaj natyre:
  4. Cila nga shoqet e tua bën seks?

  5. Sa larg ke shkuar ti me dashnoren tënde?

  6. Çfarë duhet të përmbajë programi për edukimin seksual të fëmijëve në shkollën 8-vjeçare?




SHUMICA E EKSPERTËVE REKOMANDOJNË SE, PËRVEÇ MËSIMIT TË BAZAVE TË
ANATOMISË DHE FIZIOLOGJISË SË TRUPIT TË TË RINJVE, ATA DUHET TË DINË
PËR:


  • Emocionet që zgjon intimiteti fizik;
    Mekanikën e aktit seksual dhe si ta zbulojnë shtatzëninë;
    Mënyrat si ta parandalojnë shtatzëninë;
    Të njohin abstinencën dhe kontracepsionin, (përfshi kondomet dhe hapat për kontrollin e lindjes);
  • Cilat janë pasojat e tjera negative të interkursës seksuale; Të dinë për sëmundjet infektive seksuale (SIS) dhe HIV/AIDS;
    Të dinë si të parandalohen këto pasoja negative (abstinenca dhe kondomi);
    Si të thonë “jo”, kur kanë presion për të bërë seks, ose kur preken në një mënyrë që nuk u pëlqen;
  • Format e ndryshme të seksualitetit, heteroseksualizmi, homoseksualizmi dhe biseksualizmi;
    Mënyrat si t’i shprehin ndjenjat seksuale për dikë, pa kryer marrëdhënie seksuale (puthjet, përqafimet, prekjet).

Autori:VATRA SHQIPTARE


A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

prej Fri 29 Apr 2011 - 23:58
Ne kur ishim ne ate moshe nuk dinim cishte seksi po tani per mendimin tim kan ndryshuar edhe kohet shume edhe duhet te rish e te komunikosh me femijet per cdo gje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi