Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Doni të jetoni më gjatë nga sa mendoni?! Ja sekreti Empty Doni të jetoni më gjatë nga sa mendoni?! Ja sekreti

Sat 23 Apr 2011 - 22:08
Vërtet jetëgjatësia e njeriut është rritur shumë gjatë shekullit të kaluar si rrjedhojë e zhvillimit në shëndetësi, arsim, parandalimin e sëmundjeve etj, por ajo që ndoshta nuk dini, është se zakone të vogla të përditshme apo ngjarje dhe rrethana në të kaluarën tuaj, mund të ndikojnë se sa gjatë dhe sa mirë do të jetoni. Studimi i fundit mbi jetëgjatësinë tregon nëse jeni në rrugën e duhur për të jetuar sa më gjatë, dhe nëse jo, këshillat për t’u përmirësuar.

Dashi:
Nëse nëna juaj ka qenë nën 25 vjeç, atëherë ka gjasa që ju të jetoni deri në 100 vjeç krahasuar me dikë që ka lindur nga një nënë me moshë më të madhe. Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Chicagos, gjatë riprodhimit marrin pjesë vezoret më të mira të nënave të reja, duke dhënë kështu fëmijë më të shëndetshëm.

Demi:
Ju pëlqen çaji? Si çaji jeshil dhe ai i zi përmbajnë doza të koncentruara të katekinave, substanca që ndihmojnë enët e gjakut të relaksohen dhe mbrojnë zemrën tuaj. Sipas një studimi të kryer tek 40.000 gra dhe burra në Japoni, tregoi se ata që pinin 5 apo më shumë filxhanë me çaj jeshil kishin më pak tendencë të vdisnin nga sëmundjet e zemrës apo infarkti. Studime të kryera me çajin e zi, treguan rezultate të ngjashme.
Këshillë: Mjafton vetëm 1 apo 2 gota çaj si fillim për t’i bërë mirë zemrës tuaj. Në çdo rast, sigurohuni që çaji të jetë i freskët. Nëse i shtoni ujë, kini parasysh që katekinat fillojnë të shpërbëhen pas disa ditëve. Gjithashtu, studimet tregojnë se po të shtoni qumësht, çaji i humbet vlerat e tij. Kështu që shtoni vetëm mjaltë ose limon.
Ecni shumë
Njerëzit që janë në formë, pra ata që ecin përreth 30 minuta në ditë, kanë gjasa të jetojnë më gjatë se ata që ecin më pak, pavarësisht nga pesha e tyre trupore. Gjithashtu, gratë që janë mbi peshë mund ta përmirësojnë shëndetin e tyre thjesht duke i shtuar 10 minuta aktivitet rutinës së tyre të përditshme.

Binjaket:
Shkencëtarët në Boston zbuluan se edhe sikur të pini Coca Cola dietike, ju e dyfishoni rrezikun për sindromën metabolike - që është një përzierje gjendjesh fizike si - tension i lartë, nivele të larta të insulinës, tepricë dhjamore rreth zonës së belit, rrezik për diabet dhe sëmundje zemre.
Këshillë:Pini çaj nëse keni nevojë për kafeinë, dhe nëse keni nevojë për gaz, pini pak ujë mineral të përzierë me lëng frutash. Duke kontrolluar presionin e gjakut, nivelet e kolesterolit dhe të sheqerit, ju i keni shtuar 6-9 vite të shëndetshme jetës tuaj.

Gaforrja:
Keni këmbë të forta? Të kesh gjymtyrë të forta do të thotë balancë e mirë, fleksibilitet dhe rezistencë. Me kalimin e moshës, këta faktorë janë të rëndësishëm për të parandaluar rrezikun e rrëzimit, dëmtimit, frakturave etj.

Luani:
Konsumoni ushqime ngjyre vjollce. Rrushi i zi, manaferrat, vera e kuqe, pra të gjitha ushqimet me ngjyrë të thellë kanë përbërës që shmangin rrezikun për sëmundje të zemrës. Polifenolet, substancat që ndodhen brenda këtyre produkteve, i mbajnë enët e gjakut dhe arteriet fleksible dhe të shëndetshme.

Virgjeresha
Keni pasur peshë normale gjatë adoleshencës tuaj? Personat që kanë qenë mbi peshë gjatë adoleshencës kanë më shumë gjasa të vuajnë nga diabeti në moshë madhore. Dhe, personat me diabet mund të preken më lehtë nga sëmundjet e zemrës.

Akrepi
Nuk ju pëlqejnë ushqimet e shpejta (hamburger, etj). Konsumimi i tepërt i mishit të kuq shton rrezikun për kancer. Ekspertët nuk janë të sigurt përse mishi i kuq dhe nënprodhimet e tij, si sallam, proshutë etj, janë kaq të dëmshme, por ata dyshojnë për substancat që formohen mbasi mishi gatuhet.
Këshillë: Mund të hani me raste një hot-dog apo një sufllaqe, por nuk duhet ta bëni zakon.

Shigjetari
Keni mbaruar universitetin? Nga një studim i fundit në Universitetin e Harvardit, u zbulua se njerëzit e shkolluar kanë jetëgjatësi më të madhe se njerëzit me më pak vite shkolle. Kjo, sipas tyre, për faktin se njerëzit e shkolluar kanë më pak gjasa për të pirë duhan. Nga studimi del se pjesa më e madhe e duhanpirësve nuk e kanë kryer arsimin e lartë.

Bricjapi
Ju pëlqen shoqëria e njerëzve të tjerë? Marrëdhëniet e mira me njerëzit e tjerë shërbejnë si një antidot kundër stresit. Vetëdija se keni pranë njerëz që ju duan dhe ju ndihmojnë, ju mban të shëndetshëm si nga ana mendore, dhe ajo fizike. Stresi kronik dobëson sistemin imunitar dhe përshpejton plakjen e qelizave. Gjithashtu, është e rëndësishme shoqërimi me njerëz që kanë të njëjta zakone si ju dhe jetojnë në mënyrë të shëndetshme.

Ujori
Nuk mbani pastruese. Thjesht duke përdorur fshesën me korrent, duke larë dyshemenë apo dritaret për më shumë se një orë, një person mund të djegë mesatarisht 285 kalori, duke shmangur rrezikun e vdekjes me 30%.

Peshqit
Ç’është më kryesorja: Jini optimist! Njerëzit që kanë një këndvështrim pozitiv për jetën, një kuptim për gjërat që bëjnë, janë më të shëndetshëm se personat që nuk ndjehen mirë me veten e tyre.



Gabimisht burimi i këtyre të dhënave kishte harruar të postonte për shënjën e Peshores!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi