Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipja, “e tradhtuar”, sa ka ndryshuar pas 20 vitesh Empty Shqipja, “e tradhtuar”, sa ka ndryshuar pas 20 vitesh

Sun 24 Apr 2011 - 12:07
Po të kthehemi njëzet vjet prapa, do të vinim re se gjuha shqipe ka pësuar ndryshime gati rrënjësore në të folurën e përditshme. Ndryshimet politike dhe ekonomike nuk kanë ndryshuar vetëm rendin social-kulturorë në Shqipëri, por edhe atë gjuhësor. Kjo vihet re në shtimin dita-ditës të fjalëve të huaja në zhargonin e përditshëm të shqipes. Po të dëgjojmë bisedat që bëhen nëpër kafene, auditorë, emisione televizive apo në parlament, patjetër që do të na e vrasin veshin fjalë të tilla si: implementim, bilateral, radikal, trendi, bye, grazie, thank’s, suport etj. Kjo dyndje fjalësh të huaja në fjalorin e përditshëm të shqiptarëve shpreh një dëshirë të tyren për “arratisje” nga gjuha shqipe. Por nga buron kjo dëshirë e shqiptarëve për përvetësimin me kaq pasion të fjalëve të huaja? Lidhur me ndryshimet që ka pësuar gjuha jonë, shefi i Departamentit të Gjuhës në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Gjovalin Shkurtaj, shpjegoi për “Korrierin” faktorët që kanë ndikuar në këto ndryshime.

Ndryshimet e rendit gjuhësor vijnë zakonisht me ndryshimet e sistemeve politike. Sipas Prof. Gjovalin Shkurtajt, “gjuha shkon gjithmonë drejt zhvillimit dhe përpiqet me mjetet e veta t’u përgjigjet nevojave të shoqërisë. Prandaj, sa herë shoqëria kalon në etapa të ndryshme, pëson ndryshime politike, ekonomike apo kulturore, edhe gjuha është e predispozuar të ndryshojë. Këtyre nevojave për zhvillim edhe gjuha iu përgjigjet me mjetet e veta. “Domethënë, gjuha ka dy rrugë: ose do të gjejë fjalë të reja për ato gjëra të reja që dalin, ose do të përdorë fjalë të mëparshme të saj, që janë fjalë të vjetra, por me kuptime të reja. Në të kundërt lind nevoja për huazimin e fjalëve të huaja, shumë prej të cilave i ndeshim në ligjërimin e disa njerëzve, sidomos politikanëve”, tha Shkurtaj. Sipas tij, kjo ndodh ngaqë këta të fundit merren më shumë me trajtimin e problemeve të tilla që kanë lidhje me shtetet e huaja.

Një kategori tjetër, zhargoni i të cilëve përmban një mori fjalësh të huaja janë gazetarët. “Kjo vjen jo nga që gazetarët duan të merren me fjalët e huaja, por nga që këta të fundit merren me politikanët, me agjencitë e lajmeve dhe prej tyre depërtojnë edhe fjalët e huaja. Pra, zhvillimi në njëfarë mënyre sjell edhe njëfarë turbullire gjuhësore”, shtoi Shkurtaj.
Në vitet ‘90, kjo turbullirë ishte edhe më e madhe, por me kalimin e kohës gjithçka ka ardhur dalëngadalë duke u kthjelluar. Sipas Prof. Gjovalin Shkurtajt, “disa fjalë të huaja që në fillim dukeshin se nuk do të zmbrapseshin, kanë filluar të fshihen nga zhargoni i përditshëm. Për shembull, vite më parë në çdo bisedë ne thoshim: “Kjo punë ka një handikap”, ndërsa tani jo vetëm njerëzit e zakonshëm, por edhe politikanët kanë filluar të përdorin shprehje të tilla si: “Kjo punë ka një ngërç”, “kjo punë nuk shkon” apo “kjo punë ngec diku”. Pra, kanë filluar të kthjellohen dhe të vijnë te fjalët shqipe”. Pra, gjuha shkon duke bërë zhvillimin e vet, në përpjekje për t’iu përgjigjur nevojave që dalin, por në përpjekjet për ta kryer këtë detyrë në shkallë të ndryshme, grupe të ndryshme shoqërore që veprojnë jo ashtu siç duhet. Ka grupe që nuk e vrasin mendjen sesi flasin, por duan vetëm që ta realizojnë atë që thonë, por ka të tjerë që shqetësohen më shumë për mënyrën sesi flasin dhe gjatë bisedës mundohen të tregojnë një nivel gjuhësor më të mirë.

Sipas Shkurtajt, në të folurën e përditshme të gjuhës shqipe hasim disa lloje zhargonesh, të cilët në përplasje me njëri-tjetrin krijojnë një vorbull të vërtetë kaotike gjuhësore. Këto zhargone janë: zhargoni i politikanëve, zhargoni i gazetarëve apo zhargoni i intelektualëve. Por është edhe zhargoni i njerëzve të zakonshëm, të cilët herë pas here psherëtijnë dhe ankohen për këto turbullira të gjuhës.

Në kundërshtim me shtetet e tjera të Ballkanit, si Greqia, Kroacia apo Serbia, vendi ynë ka treguar një zell të madh për përvetësimin e fjalëve të huaja. Kjo ka ardhur si efekt i izolimit të vendit tonë për pesëdhjetë vjet me radhë nën regjimin komunist. Si pasojë e këtij izolimi, populli shqiptar nuk kishte asnjë informacion për atë që ndodhte jashtë dhe pas ndërrimit të sistemit, çdo gjë e huaj, përfshi këtu edhe gjuhën, u përvetësuan me një uri të jashtëzakonshme. Prof. Gjovalin Shkurtaj shpjegoi se “e huaja në Shqipëri ka qenë e ndaluar dhe për këtë arsye, edhe futja e fjalëve të huaja në të folurën e përditshme ishte më e lehtë. Dukuria e huaj, muzika, stili, moda etj., kanë qenë të ndaluara dhe në kuadrin e hapjes ndaj botës, populli shqiptar e pa gjithçka të mirë, por morën si të mirë, ashtu edhe gjërat që nuk mund të jenë të tilla. Në këtë pikëpamje del një problem me karakter social, domethënë i asaj që quhet anomi sociale. Njerëzit, pa dashur, nga dëshira për të hyrë në Evropë, janë gati të zhvishen nga çdo gjë shqiptare, përfshi këtu edhe gjuhën”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi