- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 38
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Producenti shqiptar në Kanë
Tue 26 Apr 2011 - 8:12
Për herë të parë, Shqipëria do të përfaqësohet me një producent shqiptar në Festivalin e Kanës, në programin që organizata “European Film Promotion” u dedikon producentëve të rinj e të talentuar. Është Dritan Huqi producenti shqiptar që do të marrë pjesë së bashku me 24 të tjerë nga Evropa në programin e quajtur “Producers on the move” gjatë Festivalit Ndërkombëtar të filmit që do të zhvillohet në Kanë, në muajin maj. Për disa ditë, producentët do të vendosen në qendër të vëmendjes së industrisë ndërkombëtare të filmit dhe shtypit të huaj, bën të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp Organizata Promovuese e Filmit Evropian. Producentët do të diskutojnë mbi ide, planifikime financime për projekte ndërkombëtare si dhe bashkëprodhime të mundshme.
Dritan Huqi është mes të tjerash producent i filmit “Shqiptari”, “Muajt e Mjaltit”, “Gjallë”, e “Ne dhe Lenini”.
Dritan Huqi është mes të tjerash producent i filmit “Shqiptari”, “Muajt e Mjaltit”, “Gjallë”, e “Ne dhe Lenini”.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|