Share
Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 28 Apr 2011 - 15:31
First topic message reminder :

Sofra e nënës

Me një copë bukë në dorë

nëna hyri në dhomë

E fëmijët e leckosur

U ngritën të gjithë në këmbë.

E përqafoi përmallshëm sofrën

ua shtroi fëmijëve të saj të leckosur,

Dhe sofra u mbush plot.

Fëmijët të përlotur

sytë nga buka si ndanin

si t’ua ndaj bukën nënë e mjera,

si t'ua mbushë stomakun.

Të lodhur, të mërzitur të krusur

nga të ftohtit pritnin në errësirë

që një kafshore bukë të hanin.

Me një shpejtësi të madhe

bukën nëna ua ndau,

fëmijët e leckosur shpejt e hanin.

Hani fëmijë të dashur,

me mund, e nder do të punoj,

amanetin e babait tuaj

nuk do ta harroj.

E’h sa e mirë është jeta

për ata fëmijë që kanë,

e fëmijëve të varfër

kjo jetë nuk u ngjan.

Flora Sfishta, 7/4, Sh.f ''Naim Frashëri”, Podujevë


Edituar për herë të fundit nga Princesha në Thu 5 May 2011 - 14:32, edituar 1 herë gjithsej

Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Sun 16 Feb 2014 - 17:38
Kënga ime

Unë nuk mund të këndoj vetëm
i dua shokët e mi pionierë,
nga e gjithë bota,
të këndojmë përnjëherë.
Shokët nga Amerika,
Azia dhe Afrika,
nga të gjitha kontinentet,
dëshirojmë që të vijnë
tok ta këndojmë këngën
që edhe ata e dinë
- e duam paqen,
e duam lirinë.
Kënga ime
ka marsh luftarak,
kënga ime është e dashur -
s' njeh kufij aspak.

Nga Shpend Kotorri
(autori i poezisë është
vrarë nga forcat okupatore
serbe në Kosovë)
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Wed 26 Feb 2014 - 22:50
Babit tim



Babin tim,
Shumë e dua,
Ai të gjitha dëshirat,
M’i plotëson mua.


E unë kur bëj gabime,
Babi më qorton,
Se gabimin që bëj,
Më ndihmon ta përmirësoj.


Babi gjithmonë
Më thotë të mësoj,
Që njeriun më të lumtur
Në botë ta bëj,

E unë mësoj shumë,


Se babin tim e dua shumë.

Në përqafimin e tij,
Ka shumë dashuri,

Që e gëzon dhe e dëshiron,
Secili fëmijë.




Arbesa Kadriu, Kl. VII/2
Shkolla 9-vjeçare, “Shaban Jashari”
Skënderaj
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Tue 4 Mar 2014 - 20:57
8 Marsi

Tërë mundin që bëre
kurrë nuk do ta harroj
por edhe 8 Marsin
gjithmonë do ta festoj.
E di se një lule nuk
është asgjë për ty
por mundin që e bëre
s’mund ta paguaj unë ty.
Një lule tani
po ta dërgoj
urime 8 Marsin
kurrë s’do të harroj.

Erlind Osmanaj, Kl. VII/2
Sh. F. “Avni Rrustemi”, Zallq
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Sun 9 Mar 2014 - 14:59
Është një zog

Është ai zog
që fluturon
Flatërartin gjë
se pengon.
Për ta thënë
këngën e tij;
Që nga soji;
e bën n’kaltri.
T’vetën këngë
nuk e harron;
Këndon qiellit
kah fluturon:
“Diç t’fitohet
është vështirë
E më vështirë
të ruhet mirë!”
Shkruan: Ali M.Lajçi
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Sun 16 Mar 2014 - 12:47
Mësuesi im


Një frymëzim i lartë,
Zemrën ma vërshon,
Për mësuesin tim të artë,
Vargu po më gufon.
Ai është si dielli,
Me rreze që shndrit,
Edhe brez pa brezi,
Na mëson e na rrit.
Bilbil mbi bilbila,
Është mësuesi im,
Trëndafil mbi trëndafila,
Ai është plot shkëlqim.
Gjithherë e kujtoj,
Me shumë mallëngjim,
Kurrë se harroj,
Unë mësuesin tim.
As pesha e gjithësisë,
Edhe vlera e mësuesit,
S’matet prej njerëzisë,
Së matet prej Zeusit.

Ajet Bejta
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Sun 30 Mar 2014 - 22:35
Pranvera

Natyra është e bukur
Kur pranvera vjen,
Kur çel behari
Natyra shkëlqen.
Kopsht me lule të bukura
Me shumë ngjyra,
Zogjtë fluturojnë me
gëzim
Kur gjelbëron natyra.
Lepurushi veshgjatë
Vrapon nëpër pyll,
Errësirën e natës
E ndriçon një yll.
Dielli rrezartë
Natyrës i jep dritë,
Shiu pranveror
Lulëkuqet i rritë.
E bukur është natyra
Në stinën pranverë,
Çelin trëndafilat
Ato japin erë.
Kjo natyrë e bukur
Me male e kodra,
Kur vjen marsi pranveror
Gëzohet edhe Shkodra.

Gentijana Gashi, kl.III.sh.f. “Hajrullah Shala”,Akrashticë, Vushtrri
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Sun 29 Jun 2014 - 21:47
Goma

 
Ti fshesë magjike
Që vrik pastron,
I fshehë gabimet,
Nxënësit i lumturon.

Je aq shumë e dashur
Vetveten e tretë,
Altruiste që mendjen,
Na shndritë.

Na mëson të bëjmë kujdes
Të pastër e të saktë,
Që kurë të rritemi,
Të mos harrojmë,
Se për ty patëm nevojë.

Sabit B. Bajraktari
Sponsored content

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi