Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dasma gjirokastrite, nje tradite qe po zhduket  Empty Dasma gjirokastrite, nje tradite qe po zhduket

Sat 30 Apr 2011 - 1:53
"I kemi bërë të gjitha zakonet, po vallja e sinisë evidentohet si më e bukura", thotë publicisti gjirokastrit Dino Çiço, duke shtuar se ky eveniment është një margaritar në të gjitha trevat shqiptare në jug të vendit.

Riti i hollimit të bakllavave, dita e vetullave apo e shënimit, nata e brumit, riti i kënasë, dita e nuses, riti i berberit dhe veshja e dhëndrit etj... Janë disa prej zakoneve më të njohura e të përdorura në dasmën gjirokastrite, por që po zhduken nga viti në vit."I kemi bërë të gjitha zakonet, po vallja e sinisë evidentohet si më e bukura", thotë publicisti gjirokastrit Dino Çiço, duke shtuar se ky eveniment është një margaritar në të gjitha trevat shqiptare në jug të vendit.Sipas tij, një javë para dasmës në shtëpinë e vajzës është dita e hollimit të bakllavave, sinjali i parë që çel serinë e riteve të dasmës gjirokastrite. "Gra të fisit, të komanduara nga më e vjetra, përgatisnin 7-10 bakllava dhe e gjithë ceremonia shoqërohet me këngë grarishte", tregon Çico, ndërsa nënvizon se dita e vetullave korrespondon me ditën e enjte, ku vajza zbukurohet dhe vishet nuse.Realisht, nënvion Çico, dasma nis ditën e enjte tek shtëpia e dhëndrit, ose siç njihen në zhargonin gjirokastritë "dita e brumit"."Atë ditë hidhet një monedhë floriri dhe njeriu që do ta gjejë në kulaç do të jetë kryedasmori", pohon Çiço.Çiço rrëfen se një tërësi më vete përbën riti i kënasë, ku përfshihen ceremoni të ndryshme, si përgatitja e kënasë në shtëpinë e dhëndrit, çuarja e kënasë te nusja (dita e kënasë) dhe vënia e kënasë (nata e kënasë). "Të tria këto momente shoqërohen me këngë, shpeshherë komike dhe me romuze, të krijuara edhe në moment. "Ju sollëm këna me lule/ na dhatë bukë me krunde/ ne nuk jeshim për këtë/ na marrçi të keqen ë...", reciton Çico një nga romuzet e mundshme. Ndërsa në shtëpinë e dhëndrit, të dielën, tregon ai, organizohet riti i berberit dhe veshja e dhëndrit. Sipas zakonit, vijon Çico, nisja e krushqve bëhet nga shtëpia e dhëndrit. "Largimi i nuses nga shtëpia quhet "Dita e nuses", ndërsa ceremonia zhvendoset tek shtëpia e dhëndrit, kjo pasi me perëndimin e diellit simbolizohet largimi përgjithmonë nga shtëpia prindërore, ndërsa dielli i ri do ta gjejë atë në shtëpinë e bashkëshortit, ku do të kalojë gjithë jetën e vet", pohon Çiço.Çiço thotë se disa nga këto rite vazhdojnë të ndiqen dhe sot, për shkak të frikës nga magjitë. Më tej, Çiço tregon se në Gjirokastër nusja qëndron ulur, por sa herë hyn njeri ajo çohet në këmbë. "Një traditë e posaçëm zhvillohej në mesnatë, që quhet bukëvalja e nuses, një rit për të shuar urinë dhe për të marrë fuqinë. Në momentin kur nusja shkonte për të fjetur nën jastëk i vinin frerin e kalit që ta kishte gjuhën e shkurtër dhe të ishte me fre", shpjegon Çiço.Një tjetër element i veçantë të dasmës gjirokastrite ka qenë dhe kërcimi i rakisë apo sinisë. Sipas zakonit, një valltar kërcen brenda një sinie të mbushur plot me gota rakie dhe në kokë mban gjithashtu një tabaka po me gota rakia. "Gjatë kërcimit nuk duhet të derdhë asnjë pikë. Megjithëse është një mrekulli, ky rit po zhduket, sepse sot në Gjirokastër janë vetëm dy kërcimtarë", thotë Çico.Dasma përpara viteve 1990 ishte një spektakël, i pasur në hapërisë dhe kohë, dhe siç pohon Çiço, dita e hollimit të bakllavave te mëngjesi i parjes së pajës ishte një traditë e vyer. "Dhëndri caktonte kur të donte ditën e dasmës, por kurrë në mes të Bajrameve", rrëfen ai.Sipas tij, nusja kur dilte nga shtëpia e saj, pragu i derës lahej me ujë të përvëluar nga frika e magjive të botës, ndërsa tek shtëpia e dhëndrit nusja hidhte këmbën e djathtë dhe vjehërri hidhte oriz me para."Kjo është dasma gjirokastrite, e cilësuar si më e rralla, përsa u përket zakoneve, madhështisë së mënyrës së celebrimit, ashtu edhe definicionit të saj", mendon Çico
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi