Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Arabia Saudite mbështet Kosovën për shtimin e njohjeve Empty Arabia Saudite mbështet Kosovën për shtimin e njohjeve

Mon 9 May 2011 - 4:56
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, është takuar me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princin Saud Al-Faisal.
Duke e falënderuar homologun e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite, Hoxhaj e ka informuar atë edhe për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës për njohjet e deritanishme, për anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe për vendosjen e marrëdhënieve të mirëfillta me fqinjët.

“Po ashtu kam falënderuar për qëndrimin shumë favorizues të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe në forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës në botën arabe”, ka deklaruar Hoxhaj.

Nga ana tjetër, Princi Saud Al-Faisal ka thënë se ai personalisht dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë përcjellë për një kohë të gjatë zhvillimet politike në Kosovë, luftën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Prandaj, Kosova është një shtet shumë i njohur për qytetarët e vendit të tij.

“Sikurse që kemi qenë në të kaluarën pranë popullit të Kosovës, do të jemi edhe në të ardhmen që ta mbështesim Republikën e Kosovën në shtimin e numrit të njohjeve, sidomos në vendet që janë anëtarë të Ligës Arabe dhe të Konferencës Islamike”, ka shtuar ai.

Të dy ministrat janë dakorduar që do të nënshkruhet një marrëveshje kornizë në mes Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi