Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:37
First topic message reminder :

Afrika e Jugut

Afrika e Jugut ndodhet në Afrikën jugore dhe ka dalje në dy oqeane, dhe atë në pjesën perëndimore në Oqeanin Atlantik (pjesën veriore të tij) dhe në lindje në Oqeanin Indian. Afrika e Jugut në trupin e sajë ka Lesoton dhe po thuaj se tërësisht e përthekon Suazilandinë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës Jugore Afrikane së bashku me ishullin Princ Eduard është 1,219,912 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 29 00 V, 24 00 L. Vija bregdetare e Afrikës së Jugut është 2,798 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 4,862 km i gjatë dhe e ndanë atë nga :Botsuana 1,840 km, Lesoto 909 km, Mozambiku 491 km, Namibia 967 km, Suazilandia 430 km, Zimbabveja 225 km.
Klima e në Afrikën e Jugut është oqeanike e ndryshueshme. Përgjatë bregdeti mbretëron një klimë sub-tropikale me ditë të ngrohta dhe net të ftohta
Relevi : Rrafshnalta e gjerë e brendshme e Afrikës së Jugut përfundon në rrafshnaltën me male dhe terene shkëmbore si dhe rrypinë e ngushtë bregdetarë. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,408 metrave në vendin e quajtur "Njesuthi" (ang.:Njesuthi) në pjesën lindore në kufi me Lesoton.
Si pasurit natyrore të Afrikës së Jugut llogariten: Ari (Au), Kromi (Cr), Antimoni (Sb), Qymyri, Hekuri (Fe), Mangani (Mn), Nikeli (Ni), Fosfate, Kallaji (Sn), Urani (U), Diamante të çmuara, Platini (Pt), Bakri (Cu), Vanadium (V), Kripa, Gazi natyrorë.

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:49
Senegali

Senegali ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, në mes të Guinesë Bizare e Mauritanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Senegalit është 196,190 km2 (18 herë e diçka ma e madhe se Kosova) prej së cilës 4,190 km2 janë ujë. Senegali shtrihet rreth koordinatave gjeografike 14 00 V, 14 00 P. Senegali ka një vijë bregdetare 531 km të gjatë dhe vijë kufitare 2,640 km që e ndanë atë nga : Gambia 740 km, Guineja 330 km, Guineja Bizare 338 km, Mali 419 km dhe Mauritania 813 km
Klima në Senegal është tropikale e nxehtë dhe e lagësht. Sezoni i reshjeve me një frymë të ashpër nga juglindja fillon në muajin maj dhe përfundon diku në nëntor ndërsa sezoni i thatësisë i dominuar nga nxehtësia dhe fryma e rreptë fillon në dhjetor dhe përfundon në prill.
Relievi i Senegalit është kryesisht terren i ultë. Në pjesën juglindore me rrafshnalta e bregore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 581 metrave në bregun "Nepen Dijaka" (ang.:Nepen Diakha).
Si pasurit natyrore të Senegalit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Peshkimi, Fosfate dhe Hekuri (Fe). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 12.78% e sipërfaqes së vendit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:49
Siera Leone

Siera Leone ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në pesën veriore të oqeanit Atlantik, në mes të Guinesë dhe Liberisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Siera Leones është 71,740 km2 (2 herë e gjysë ma e madhe se Shqipëria) prej së cilës 120 km2 janë ujë. Siera Leone shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 30 V, 11 30 P. Siera Leone ka një vijë bregdetare 402 km të gjatë dhe vijë kufitare 958 km që e ndanë atë nga : Guineja 652 km dhe Liberia 306 km
Klima në Siera Leone është tropikale e nxehtë dhe e lagësht. Sezoni verorë i reshjeve nga muaji maji në dhjetor dhe ai dimërorë i thatësisë nga dhjetori në prill.
Relievi i Siera Leones përgjatë rripit bregdetarë përshkohet nga moçalet e male me pyje dhe rrafshnalta. Pjesa lindore e relievit është teren malorë. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,948 metrave në malin "Lona Mansa" (ang.: Loma Mansa (Bintimani)), në veri-lindje të kryeqytetit, në pjesën lindore të vendit.
Si pasurit natyrore të Siera Leones sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Diamante, Titani (Ti), Boksiti, minerale Hekuri (Fe), Ari (Au) dhe gurë Kromi (Cr). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 6.98% e sipërfaqes së vendit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:49
Somalia

Somalia ndodhet në Afrikën lindore me dalje në gjirin e Aden-ës (Oqeanin Atlantik), në lindje të Etiopisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Somalisë 637,657 km2 (22 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria)prej së cilës 10,320 km2 janë ujë. Somalia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 10 00 V, 49 00 L. Somalia ka një vijë bregdetare 3,025 km të gjatë dhe vijë kufitare 2,340 km që e ndanë atë nga : Xhibuti 58 km, Etiopia 1,600 km dhe Kenia 682 km
Klima në Somali kryesisht dominon klima shkretinore. Nga dhjetori deri në shkurt në pjesën verilindore "monsune", temperatura mesatare në veri dhe vapë e madhe në jug ndërsa nga maji deri në tetor në pjesën jugperëndimore manë "monsuni", në pjesën veriore vapë e madhe dhe në jug po ashtu vapë po më e butë me reshje shiu të parregullta dhe me lashti në mes të "mosumeve".
Relievi i Somalisë kryesisht i ulët dhe i rrafshët që ngadal formojnë rrafshnaltën e gjërë që përmbyllet me malet në veri. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,416 metrave në Shimbiris (ang.: Shimbiris), në pjesën veri-lindore të vendit.
Si pasurit natyrore të Somalisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Urani (U) dhe rezerva të mëdha të pa eksploruar Hekuri (Fe), Kallai (Sn), Gipsi, Boksiti, Bakri (Cu), Kripa, Gazi natyrorë dhe disa rezerva Nafte. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 1.67 % e sipërfaqes së vendit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:49
Suazilandia


Suazilandia (ang.: Swaziland) ndodhet në Afrikën jugore, në mes të Mozambikut dhe Afrikës së Jugut.
Sipërfaqja e përgjithshme e Suazilandës 17,363 km2 (pakë ma e madhe se Malcia) prej së cilës 160 km2 janë ujë. Suazilanda shtrihet rreth koordinatave gjeografike 26 30 J, 31 30 L. Suazilanda nuk ka bregdetë ndëra vija kufitare është 535 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Mozambiku 105 km dhe Afrika e Jugut 430 km
Klima në Suazilandë ndryshonë nga ajo tropikale në temperatura mesatare.
Relievi i Suazilandës kryesisht malorë dhe shkëmborë me disa rrafshnalta mesatare. Pika më e ultë e relievit 21 m është përgjatë lumit Usuti i madhë (ang.: Great Usutu) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,862 metrave në Emlembe (ang.: Emlembe ).
Si pasurit natyrore të Suazilandës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Asbesti, Qymyri, tokë qeramike, Kasitiriti, Prurja e ujit, Pyjet (druri), rezerva të vogla Ari (Au) , rezerva Diamante, gur Kuarci dhe Taliumi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 10.35 % e sipërfaqes së vendit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:50
Sudani

Sudani ndodhet në Afrikën veriore me dalje në detin e Kuq dhe gjendet në mes të Egjiptit e Eritresë
Sipërfaqja e përgjithshme e Sudanit është 2,505,810 km2 ( 97 herë ma e madhe se Maqedonia apo një çerek i ShBA-ve) nga kjo sipërfaqe 129,810km2 janë ujë. Sudani shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 V, 30 00 L. Sudani ka një vijë bregdetare të gjatë 853km dhe vijë kufitare tokësore 7,687 km dhe e ndanë atë nga : Republika Qendrore Afrikane 1,165 km, Çadi 1,360 km, Republika Demokratike e Kongos 628 km, Egjipti 1,273 km, Eritrea 605 km, Etiopia 1,606 km, Kenia 232 km, Libia 383 km, Uganda 435 km
Klima e Sudanit është klimë e tropeve në jug, e djerrët shkretinore në në veri. Sezoni i reshjeve varet nga regjioni (nga prilli deri në nëntor)
Relievi i Sudanit në përgjithësi përbëhet nga terreni i rrafshët me disa male që ju përngjajnë më tepër ngritjeve të ulëta e që në jugun, veri-perëndimin e perëndimin e largët të vendit marrin formën e maleve të mirëfillta. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit të detit të Kuq dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,187 metrave në vendin e quajtur "Kinjeti" (ang.:Kinyetil), në jug, në kufi me Ugandën.
Si pasurit natyrore të Sudanit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, rezerva të vogla Hekuri (Fe), Bakri (Cu), Kromi (Cr), Zinku (Zn), Mikaniti, Argjendi (Ar), Ari (Au) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 6.83% e sipërfaqes së vendit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:50
Tanzania

Tanzania ndodhet në Afrikën lindore me dalje në oqeanin Indian, në mes të Kenisë dhe mozambikut.
Sipërfaqja e përgjithshme e Tanzanisë 945,087 km2 (36 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 59,050 km2 janë ujë. Tanzania shtrihet rreth koordinatave gjeografike 6 00 J, 35 00 L. Tanzania ka një vijë bregdetare 1,424 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,861 km që e ndanë atë nga : Burundi 451 km, Republika Demokratike e Kongos 459 km, Kenia 769 km, Malevia 475 km, Mozambiku 756 km, Ruanda 217 km, Uganda 396 km dhe Zambia 338 km
Klima në Tanzani është e ndryshueshme. tropikale përgjatë bregdetit dhe mesatare në malet e brendshme.
Relievi i Tanzanisë është i ulët e i rrafshët përgjatë bregdetit që ngjitet në rrafshnaltë dhe përfundon me malet e bjeshkë në veri dhe jug. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5,895 metrave në majën Kilimanxharo (ang.: Kilimanjaro ).
Si pasurit natyrore të Tanzanisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Prurja e ujit, Kallai (Sn), Fosfate, Hekuri (Fe), Qymyri, Diamante, gur të çmuar, Ari (Au), Gazi natyrorë, Nikeli (Ni) . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 4.52 % e sipërfaqes së vendit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:50
Toga


Toga ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në gjirin e Beninit (Oqeani Atlantik), në mes të Beninit dhe Ganës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Togës është 56,785 km2 (2 herë Shqipëria me Kosovën) prej së cilës 2,400 km2 janë ujë. Toga shtrihet rreth koordinatave gjeografike 8 00 V, 1 10 L. Toga ka një vijë bregdetare 56 km të gjatë dhe vijë kufitare 1,647 km që e ndanë atë nga : Benini 644 km, Burkina Faso 126 km dhe Gana 877 km
Klima në Toga është tropikale e nxehtë në jug e lagësht ndërsa në veri gjysmë shkretinore.
Relievi i Togës në veri është terren i xhunglës, në pjesën qendrore shkëmborë dhe me rrafshnalta në pjesën jugore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 986 metrave në malin "Agou" (ang.:Mont Agou).
Si pasurit natyrore të Togës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Fosfate, Guri gëlqerorë, Mermeri dhe Toka e punueshme. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 46.15% e sipërfaqes së vendit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:50
Tunizia


Tunizia ndodhet në Afrikës veriore me dalje në detin Mesdhe në mes të Algjerisë dhe Libisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Tunizisë është 163,610 km2 ( 15 herë e diçka ma e madhe se Kosova), nga e cila 8,250km2 janë ujë. Tunizia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 34 00 V, 9 00 L. Tunizia ka një bregdet të gjatë 1,148km në Mesdhe dhe vijë kufitare 1,424 km që e ndanë atë nga : Algjeria 965 km dhe Libia 459 km
Klima e Tunizisë është klimë mesdhetare në veri me dimër të butë me reshje shiu e verë të thatë dhe në jug klimë shkretinore
Relievi e Tunizisë është terren malorë në veri, në pjesën qendrore male të zhveshura dhe në jug gjendet Sahara. Pika më e ultë e relievit është -17 m në vendin e quajtur "Shat al Garsah" (ang.hatt al Gharsah) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,544 metrave në vendin e quajtur "Jebel eh Kambi" (ang.:Jebel ech Chambi).
Si pasurit natyrore të Tunizisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Fosfate, Hekuri (Fe), Plumbi (Pb), Zinku (Zn) dhe Kripa. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 17.86% e sipërfaqes së vendit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:51
Uganda

Uganda ndodhet në Afrikën lindore, në perëndim të Kenisë
Sipërfaqja e përgjithshme e Ugandës 236,040 km2 (21 herë e diçka ma e madhe se Kosova) prej së cilës 36,330 km2 janë ujë. Uganda shtrihet rreth koordinatave gjeografike 1 00 V, 32 00 P. Uganda nuk ka bregdet përpos daljeve në liqenet e shumta dhe në liqenin e madh Viktoria ndërsa vija kufitare prej 2,698 km e ndanë atë nga : Republika Demokratike e Kongos 765 km, Kenia 933 km, Ruanda 169 km, Sudani 435 km, Tanzania 396 km
Klima në Ugandë është tropikale dhe në përgjithësi mund të ndahet në dy sezone të reshjeve, atë nga dhjetori deri në shkurt dhe nga qershori deri në gusht. Në pjesën verilindore është një klimë gjysmë shkretinore.
Relievi i Ugandës përbëhet kryesisht nga rrafshet e përmbyllura nga malet anash. Pika më e ultë e relievit 621 m është në liqenin Albert dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5,110 metrave te pika Margarita në malet Stanley (ang.: Margherita Peak on Mount Stanley ), në kufi me RD Kongos.
Si pasurit natyrore të Ugandës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Bakri (Cu), Kobalti (Co), Prurja e ujit, Guri gëlqerorë, Kripa dhe Toka e punueshme . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 25.88 % e sipërfaqes së vendit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:51
Xhibuti

Xhibuti (ang.Djibouti) ndodhet në Afrikën lindore me dalje në Gjirin e Aden-it dhe detin e Kuq, në mes të Eritresë dhe Somalisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Xhibutit 23,000 km2 (pakë ma e vogël se Maqedonia) prej së cilës 20 km2 janë ujë. Xhibuti shtrihet rreth koordinatave gjeografike 11 30 V, 43 00 L. Xhibuti ka një vijë bregdetare 314 km të gjatë dhe vijë kufitare 516 km që e ndanë atë nga : Eritrea 109 km, Etiopia 349 km dhe Somalia 58 km
Klima në Xhibut është shkretinore me temperatura të larta dhe thatësi.
Relievi i Xhibutit përshkohet nga malet në pjesën qendrore që e ndajnë vendin në dy rrafshnalta dhe në rrafshin bregdetarë. Pika më e ultë e relievit -155 m është në liqenin Asal-- (ang.: Lac Assal) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,028 metrave në vendin e quajtur Musa Aliu (ang.: Moussa Ali ).
Si pasurit natyrore të Xhibutit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë sipërfaqet gjeo-termike. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 0.04 % e sipërfaqes së vendit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:51
Zambia

Zambia ndodhet në kontinentin Afrikanë, në lindje të Angolës. Sipas OKB-së këta ishuj hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën jugore.
Sipërfaqja e përgjithshme e Zambias 752,614 km2 (17 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria bashkë me Malcinë) prej së cilës 11,890 km2 janë ujë. Zambia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 J, 30 00 L. Zambia nuk ka bregdet ndërkaq ka vijë kufitare 5,664 km të gjatë dhe e ndanë atë nga : Angola 1,110 km, Republika Demokratike e Kongos 1,930 km, Malevia 837 km, Mozambiku 419 km, Namibia 233 km, Tanzania 338 km dhe Zimbabvea 797 km
Klima në Zambia është tropikale dhe vende-vende e ndërprerë nga lartësia e madhe mbidetare e relievit. Sezoni i reshjeve fillon në tetor dhe përfundon në prill.
Relievi i Zambias kryesisht rrafshnalta me disa male e bjeshkë. Pika më e ultë e relievit 329 m është në lumin Zambezi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,301 metrave në bjeshkët Mafinga (ang.: Mafinga Hills ).
Si pasurit natyrore të Zambias sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Bakri (Cu), Kobalti (Co), Zinku (Zn), Plumbi (Pb), Qymyri, Ari (Au), Argjendi (Ar), Urani (U) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 7.08 % e sipërfaqes së vendit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Fri 13 May 2011 - 4:52
Zimbabveja

Zimbabveja ndodhet në kontinentin Afrikanë, në mes të Afrikës së Jugut dhe Zambias. Sipas OKB-së këta ishuj hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën jugore..
Sipërfaqja e përgjithshme e Zimbabvesë 390,580 km2 (gati dhetë herë sa Kosova dhe Shqipëria bashkë) prej së cilës 3,910 km2 janë ujë. Zambia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 20 00 J, 30 00 L. Zimbabveja nuk ka bregdet ndërkaq ka vijë kufitare 3,066 km të gjatë dhe e ndanë atë nga : Botsuana 813 km, Mozambiku 1,231 km, Afrika e Jugut 225 km dhe Zambia 797 km
Klima në Zimbabve tropikale që normalizohet nga pjesët e larta. Sezoni i reshjeve fillon në muajin nëntor dhe zgjatë deri në mars.
Relievi i Zimbabvesë kryesisht rrafshnalta me në qendër bjeshkët e larta dhe në lindje reliev malor. Pika më e ultë e relievit 162 m është në pikë-prerjen e lumenjve Runde dhe Save dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,592 metrave në Injagani (ang.: Inyangani ).
Si pasurit natyrore të Zimbabvesë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Qymyri, Kromi (Cr), Asbesti, Ari (Au), Nikeli (Ni), Bakri (Cu), Hekuri (Fe), Vanadiumi (V)i]] (V), Litiumi (Li), Kallai (Sn) dhe grupe mineralesh Platini (Pt). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 8.32 % e sipërfaqes së vendit.
Sponsored content

Shtetet e Afrikës - Faqe 2 Empty Re: Shtetet e Afrikës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi