Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mami, të lutem më lër rehat! Empty Mami, të lutem më lër rehat!

Mon 16 May 2011 - 16:36
Mami, të lutem më lër rehat! Main_adoleshentet3
[color=#525252][font=georgia]
[table][tr][td width="72%"]
[/td][td]
Gjatë periudhës së adoleshencës mbizotëron një nervozizëm dhe liri qëshpeshherë konsiderohen si të pajustifikueshme nga prindërit dhe tëafërmit. Periudha e adoleshencës përbën pjesën më të rëndësishme nëjetën e një individi, ajo gërshetohet nga ndjenja dhe sjellje tëndryshme.Të rinjtë ballafaqohen me probleme të ndryshme, të cilat më paspësojnë me qortime të prindërve. Sipas Alba Kaçanikut, pjesa dërrmuese eadoleshentëve qortohen nga prindërit.Ajo më shumë qortohet nga nëna se sa babai, sepse nëna, sipas saj,është më rigoroze në çdo hap që merr Alba: “Adoleshencën e jetojmë veçnjë herë dhe disa sjellje negative na bëhen mësim për jetën e mëvonshme.Unë mendoj se në përgjithësi qëndrimi i prindërve ndaj të rinjve ështëpak i ekzagjeruar. Në disa raste mundohen t’i mbrojnë në mënyrë tëgabuar, duke mos i lejuar të kenë lirinë e duhur, të mos argëtohen si tëgjithë bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën. Unë mund të them se mëshumë qortohem nga nëna, e kryesisht për daljet e mia, sepse ndonjëherë
preferoj të dal në mbrëmje dhe ajo më rekomandon që mos të vonohem derinë orët e vona të mbrëmjes”, thotë ajo.Për një pjesë të prindërve adoleshenca është një periudhë ezakonshme, ndërsa për disa të tjerë jo. Disa për ndryshimet në sjelljen efëmijëve të tyre, shpesh fajësojnë shokët apo shoqet me të cilëtshoqërohen.
Leonard Konesha pohon të ketë pasur qortime nga prindërit duke i thënë që mos të qëndrojë me disa shokë.

“Jo vetëm mua, por thuajse të gjithë të rinjve u ndodh që prindëritt’ua ndalojnë shoqërimin me shokë apo shoqe. Edhe mua më parë më kanëthënë ‘mos u shoqëro me x shokun, se do të influencojë negativisht nëjetën tënde?’. Nga ana tjetër edhe të rinjtë duhet të kenë njëvetëkontroll brenda normave te caktuara, duke mos i lejuar vetvetes tëbjerë ‘viktimë’ e realitetit të shëmtuar që jetojmë”, thotë ai.Pra Leonardi në disa raste nuk e përjashton faktin se edhe prindëritkanë të drejtë, por jo duke e kaluar kufirin. E reja Albana Humollimendon se ekzistojnë rrjete të ndryshme individësh me qëllimeshfrytëzuese ndaj këtyre grupmoshave, të cilët presin nga çasti në çastqë t’i dehidrojnë. Sipas saj rrugët e errëta në të cilat mund t’idrejtojnë janë nga më të ndryshmet, si për shembull lëndët narkotike,trafikimi etj.

“Është e vërtetë që thonë se njeriu më shumë mund të gaboj në moshën eadoleshencës, pikërisht kjo është faza në të cilën mund të provoshshumë gjëra, madje edhe gjërat negative. Andaj edhe unë sikurse shumëmoshatare të mia shpeshherë qortohem nga prindërit. E qortimet janë ngamë të ndryshmet, p.sh. ‘mos konsumo duhan, mos përdor grim, mos dil nëmbrëmje, mos qëndro me x shoqen’ e shumë gjëra të tjera. Mirëpo edhe psenë disa raste jam nervozuar, përsëri nuk hidhërohem nga ta, sepseprindërit janë dritare e fëmijës dhe patjetër se duhet qortuar”,shprehet ajo.
Periudha e adoleshencës me gjithë vështirësitë që ka është dhe mbetetnjë nga periudhat më të bukura dhe më krijuese në jetën e një njeriu.Megjithkëtë e rëndësishme është që t’i mbështesim fëmijët tanë, tëpërshtaten sa më lehtë me ndryshimet që sjell kjo moshë.

K. Bajrami

“Edhe unë, sikurse shumë moshatare të mia, shpeshherë qortohem ngaprindërit. E qortimet janë nga më të ndryshmet, p.sh. ‘mos konsumoduhan, mos përdor grim, mos dil në mbrëmje, mos qëndro me x shoqe’ eshumë gjëra të tjera. Mirëpo edhe pse në disa raste jam nervozuar,përsëri nuk hidhërohem nga ta, sepse prindërit janë dritare e fëmijësdhe patjetër se duhet qortuar”, ka thënë Albana Humolli.








Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mami, të lutem më lër rehat! Empty Re: Mami, të lutem më lër rehat!

Mon 16 May 2011 - 17:21
“Edhe unë, sikurse shumë moshatare të mia, shpeshherë qortohem ngaprindërit. E qortimet janë nga më të ndryshmet, p.sh. ‘mos konsumoduhan, mos përdor grim, mos dil në mbrëmje, mos qëndro me x shoqe’ eshumë gjëra të tjera. Mirëpo edhe pse në disa raste jam nervozuar,përsëri nuk hidhërohem nga ta, sepse prindërit janë dritare e fëmijësdhe patjetër se duhet qortuar”...jan ata qe te duan gjithmon edhe pa interes
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi