Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Shpresë për personat me dëmtime të trurit Empty Shpresë për personat me dëmtime të trurit

Tue 9 Feb 2010 - 15:13
Shkencëtarët Britanikë dhe Belgë arritën të “hynin” në mendjen e një njeriu që kishte pësuar dëmtime të rënda të trurit dhe të komunikonin me mendimet e tija. Hulumtimi që u botua në revistën New England Journal of Medicine, përfshinte një metodë të re “skanimi” të trurit njerëzor. Shkencëtarët përdorën metodën e tomografisë magnetike, e cila tregon aktivitetin e trurit në kohë reale. Në vijim u kërkuan pacientëve por dhe vullnetarëve të shëndetshëm të imagjinonin sikur luanin tenis. Tek të gjithë personat që morën pjesë në eksperiment, kjo stimuloi funksionimin e një pjese të membranës së trurit. Siç u konstatua, e njëjta gjë ndodhi dhe tek katër nga 23 pacientët që gjendeshin në gjendje kome. Dr Owen tha se metoda e re u jep mundësinë pacientëve për të ndihmuar mjekët në punën e tyre. “Kështu do mund të pyesim pacientët në qoftë se ndiejnë dhembje dhe se cila është gjendja e tyre psikologjike“, deklaroi dr. Owen. Nga ana tjetër, tema mund të rrisë kufizimet morale në shumë vende, lidhur me faktin se sa e lejueshme apo e ligjshme është heqja e aparaturës mbështetëse të personave që janë në gjendje kome akoma dhe nëse ata vetë e kërkojnë, përmes metodës së re.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi