Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mjaft dhunes ndaj femijeve... histori e vërtetë…. Empty Mjaft dhunes ndaj femijeve... histori e vërtetë….

Sun 22 May 2011 - 11:35
Më quajnë Kris dhe jam tre vjeç. Sytë e mi janë të enjtur: nuk mund të shoh , duhet të jem budalla… , i keq …, çfarë tjetër mund të jetë sepse babai im është kaq i nevrikosur me mua , dua të jem më i mirë ,dua të jem edhe i bukur ,atëherë mami do të më përqafojë të paktën një herë të vetme .

Nuk mund të gaboj as edhe një herë të vetme , nuk mund të flas as edhe një fjalë , sepse nëse e bëj më mbyllin gjithë ditën brenda .

Kur mami të kthehet do përpiqem të sillem mirë , ajo do të preket dhe do të më gjuajë vetëm një herë këtë mbrëmje…

Sapo dëgjova zhurmën e makinës së babit ,po kthehet nga lokali i Charlit ,dëgjoj emrin tim , më përplas pas murit , kërkoj tu fshihem syve të tij të tmerrshëm ..ohhh kam shumë frikë tani , kam filluar të lotoj .

Kur ai më sheh duke qarë më flet fjalë të këqija : më thotë që është faji im për problemet që ka në punë…ai më gjuan me grushta , me shkelma ,arrij ti shpëtoj për pak çaste për t’ia mbathur drejt derës..por e ka mbyllur me çelës…bërtas , qaj nga frika …ai më kap dhe më perplas pas murit …bie në tokë …edhe pse gjithë kockat e mia janë të thyera babi vazhdon të më flasi fjalë të këqia ..

Më vjen keq – bërtas unë, por tashmë është shumë vonë , fytyra e tij është egërsuar , nuk arrij ti jap një formë ,..torturën , dhimbjen ..akoma , akoma ..

Oh Zot ki mëshirë..bëje të pushojë ..dhe ai më në fund pushon , shkon drejt derës …ndërsa unë rri i shtrirë pa lëvizur në tokë …

Emri im është Kris …jam 3 vjeç..këtë natë babi im më vrau ..edhe ti mund të më ndihmosh “Shpirti im vuan “.

Nëse e lexon bëni diçka ” Dënoni dhunën kundër fëmijve sepse fëmijët Vuajnë “.…
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mjaft dhunes ndaj femijeve... histori e vërtetë…. Empty Re: Mjaft dhunes ndaj femijeve... histori e vërtetë….

Sun 22 May 2011 - 12:48
Tema i editua e u transferua ne forumin familja e femijet pasi shkrimi sesht thjesht nje tregim por nje problem qe per fat te keq sa vjen e po shtohet neper bote sidomos ne vendin tone e sigurisht qe duhet trajtuar e komentuar me seriozitetin e duhur sepse ka te bej me te gjithe ne si njerez pa perjashtim pasi esht nje problematike qe megjithse ne keto vite qe jetojme hasim nje dhune te tille,me komshiun,familjen,rrethin ku jetojme''
rajmonda
rajmonda
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 168
<b>Hobi</b> Hobi : muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/04/2012

Mjaft dhunes ndaj femijeve... histori e vërtetë…. Empty Re: Mjaft dhunes ndaj femijeve... histori e vërtetë….

Wed 20 Feb 2013 - 18:06
STOP DHUNES
Sponsored content

Mjaft dhunes ndaj femijeve... histori e vërtetë…. Empty Re: Mjaft dhunes ndaj femijeve... histori e vërtetë….

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi