Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Gjergj Fishta

prej Mon 23 May 2011 - 7:21
Figura më e madhe dhe më e fuqishme e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë është ati françeskan Gjergj Fishta (1871-1940), i cili më shumë se cilido shkrimtar tjetër i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të shtetit të ri sovran shqiptar. I dëgjuar e i ngritur lart deri në Luftën e Dytë Botërore si 'poet kombëtar i Shqipërisë' dhe 'Homeri shqiptar', Fishta do të binte menjëherë në harresë...


Gjergj Fishta 6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Gjergj Fishta

prej Mon 23 May 2011 - 7:22
Gjuha Shqipe


Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!


Gjergj Fishta 6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Gjergj Fishta

prej Mon 23 May 2011 - 7:23
Shqypnia


Edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Fusha t' gjâna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nën nji qiellë përherë t' kullueme,
N' rreze e n' dritë përshkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n' ajrí.
Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrëmbye npër mriza hale,
Gurgullojn npër râjë e curra.
Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zâna,
Armët e t' cillvet, përherë besnike,
Janë përmendë ndër fise t' tana.
Atje léjn, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:
Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,
Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah çeliku
N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit.
Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka' i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhën dete e male;
Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndalë.
Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.
Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
Qi zanát ka besë e fé,
Për Lirí, për fron të Mbretit
Me dhânë jetën ka bâ bé.
Sy për sy, po, kqyr anmikun;
Përse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pá, jo, kush tue hikun:
Friga e dekës kurr s' i ka thye,
Kaq të bukur, kaq të hieshme
Perëndija t' fali i Amshueshëm,
Sá 'dhe deka âsht për tý e shieshme:
N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera.


Gjergj Fishta 6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Gjergj Fishta

prej Mon 23 May 2011 - 7:24
Lufta e Ballkanit

Franc Jozefi n'divanhane:
"Padishah, pashë jetën tande,
Mos me t'keq me i marrë shqiptarët,
Mos me u lëshue n'qafë pashallarët,
Që me i prishë e kështu me i çartë,
Si tash s'voni ia ke hi
N'atë të mjerën moj Malsi:
Se, mana, këta po i'n do njerz
Që po i more tepër terz:
Me çka m'ndan neshtrasha mue:
S'kanë me u pritë, jo, pa trazue,
Pa t'i qitë do t'çame krejet.
Se ti këta, dije prej mejet,
Fort për hajr, ndoshta, s'i ke,
E ma lirë i shet se i ble:
Se as për hajr, drue, nuk kanë le;
Veç se, besa, sa për sherr
S'ke për t'gjetë kund fisa ma derr,
Ma kryekërcyem e ma bela,
Që 'i grusht gjind e fukara,
Fytafyt këta me u përla
N'daç me krajl e n'daç me mbret,
Si t'u këcejë ai zekthi i vet.
Këta sot lypin lirinë,
Lypin t'lirë me pas Shqipninë,
E krejt m'veti me u sundue,
T'huejt mbas sotit jo m'u shtrue,
Pagë as t'dhjeta me i pague,
E s'kanë faj; pse tash sa mot,
T'thuesh, shqiptarët lëshue i ke pa zot;
E lëshue u ke ti m'qafë xhahilat,
N'krye t'vendit vu u ke katilat,
E as për t'mjerën mos Shqipnni,
Që ndër lufta për ty asht shkri,
Turk e i k'shtenë, po, gja ndërtue
s'ke der' m'sot; veçse rrënue,
Djegë e pjekë edhe shkretnue,
Me iu dhimbtë minit n' murë
E atij gjarpnit për nën gurë.
Prandej vetë kishe me thanë,
Se s'ban keq lirinë me ua dhanë:
Asht ma mirë me i pasun miq
E të lirë, se rob e anmiq;
Pse diçka edhe jam due drashtë,
Se këta 'i ditë kanë me t'u dashtë
Në mos sot, sugure mot:
Diçka ndiej era barot..."
Padishahi n'atë harem:
"Tungjatjeta, or' miku i jem,
Se' mana, mirë je ka thue:
Ashtu m'ndanë puna dhe mue.
Veç asht 'i hall, 'or tungjatjeta
Se n'Shqipni, të thuesh, dy t'treta
Të Halisë janë muamedan;
E prandej kjo punë nuk ban.
Pse edhe as dini nuk e jep,
Për pa pasë një t'madh gazep,
Një zalldan, një farë sikletit,
Me u shkepë turku ylqet t'mbretit
E me u ngrehë ai davlet m'veti.
Me gjith' këta vetimeveti,
Mirë tue u matë e për kadalë,
Do ta baj pleqni këtë fjalë,
Pale 'i herë si mund t'na dalë;
Se me u ngutë s'e kam zanatë."
Se rri mbreti tue u matë,
Tue u matë e tue u shmatë,
N'atë harem ai tue gërhatë:
Si tash s'voni e ka zanatë:
Fjala Carit ka shkue n'vesh;
Edhe, besa, ky hundëlesh,
Një as dy nuk ia ka ba,
Por t'asht ngrehë si katalla,
E u ka bëza shkjeve t'Ballkanit:
Sot a kurr' me i ra Sulltanit!
Sot e kurr' turkut me i ra,
Turk e shkja sot me u përla;
Se përndryshe ju Shqipnia
E për rreth Maqedonia,
Me sa turku ka tërthore
Këtu n'Evropë, kanë me u dalë dore.
Kur qe turku erdh e u thye,
E u tërhoq e u vu me u kthye,
Krejt la n'gjak e keq shëmtue,
N'atë Stambollë për t'u ngujue.
M'shpinë bullgari atëherë iu shtri;
M'pushkë e m'top m'te m'një tue shti,
Der' n' Çatallxhe që ka mbërri,
Prej kah njeri për nën dorë
Lehtë hedh peshën mbrendë n'Stambollë.
Si një lum, që dalë prej amet,
Bjeshkëve bora ortek kah shambet,
E lëshojnë përrojet e malsisë
Depërton gjithkah zallisë:
Kështu atëherë shkjau iu rras Shqipnisë
N'Kaçanik e n'Adriatik,
Veleçik e Salonik,
Tue ndrydhë vendin ndër çapoj:
Vra e pre e lidh n'vargoj,
M'dajak gjinden për dhe shtroj,
Bani plaçkë e trollit dëboj:
Edhe lufta ashtu mbaroi.
Franc Jozefi, kur ka ndie
Se u rras shkjau mbrendë n'atë Shqipni,
Se ç'asht mbushë ai me mëni,
Se edhe fort ç'erdh tue u idhnue
E as s'u mat ma as s'u hutue;
Por çoi n'kambë tetëqind taborre,
Mirë e mprehi atë shpatë mizore,
Mprehi shpatën e mejdanit,
E u çon fjalë shkjeve t'Ballkanit:
"N'krye t'tetë ditëve, tue marrë dielli,
Prej Shqipnisë me dalë ju filli:
A për ndryshe mirë ta dini,
Se, për Zotin, n'shpinë më kini,
E atëherë s'dij se ç'baj mbi ju!"
Rregji i Itales fort asht gëzue.
Franc Jozefit fjalë ka çue:
"Se edhe mue me veti m'ke,
Për t'i rysun këta shkje:
Këta sllav që kanë marrë krye,
Edhe n'shpinë duen me na këcye,
Me na lanë t'dyve pa sy.
Se as e mjera, moj, Shqipni
S'ka kënd mik as kumbari,
Që me hy asaj zot me i dalë
Turrin shkjaut me ia ndalë,
Që, i tërbuem gjithmonë e i egër,
Po do sot m'e ba krejt flegër,
Thue se ai zot asht ba n'Evropë."
Krajli i Inglizit se ç'asht vra;
Za t'gjashtë Krajlave u ka ba:
"Amanet, mos me pritue,
Në London me na u bashkue,
Për me folë, me kuvendue;
Se Ballkani asht tym e njergull,
E po ban, prit, Zot! ndo'i tjegull
Me na ra kresë edhe ne...
Prej Ballkanit hajr nuk ke!


Gjergj Fishta 6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Gjergj Fishta

prej Mon 23 May 2011 - 7:25
Lamtumirë

Lamtumire vëndet e mija,
Që po m’zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.

Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t’veta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!

Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujë e Dhe,
Mue prej teje ka me me më nda?

Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
Ska me më fol kush ma mue t’shkeretit

Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera Dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…

Vëndin tëm ma skam me pa…

Ka me prit pra motër zeza
Me i pru nanës në shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera,
Ku asht kah kalbet për nan dhe…

Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s’dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!

Lamtumire ju mriza e stane!
Lamtumire ju “shkurre e mreta”!
Lamtumire ju o armt e t’parve
Lamtumire për sa t’jetë jeta.


Gjergj Fishta 6ds9w0
Sponsored content

default Re: Gjergj Fishta

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi