Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hotel për orgazëm Empty Hotel për orgazëm

Tue 24 May 2011 - 1:11
Hotel për orgazëm Hoteli
Çiftet që udhëtojnë në Suedi dhe dëshirojnë që ta ndezin zjarrin e lidhjes së tyre erotike duhet të mendojnë seriozisht që ta vizitojnë “hotelin për orgazëm”.

Në vendin e quajtur Skurup, jo aq larg nga Malme, është hoteli "Venus Garden“, të cilin e udhëheq çifti bashkëshortor Yiva Franzen dhe Ake Fridell. Yiva është një “seks guru” i llojit të vet, autore e librit "Orgasming More“ (Orgazma të shpeshta) dhe njohëse e fshehtësive të përjetimeve seksuale, e cila me dëshirë do t’i ndante edhe me mysafirët e saj. Ata që duan ta kalojnë natën në hotelin e vogël, mund të zgjedhin njërën nga dhomat e fjetjes - Kamasutra, Venus dhe Tao, të cilat kanë vaj për masazh lule aromatike, ilustrime erotike, shporta me seksi-lodra dhe libri i Yivines. Çmimi i kësaj kënaqësie është 227 funta për një natë.

Dhoma Kamasutra është konceptuar si tempull indian që i kushtohet mjeshtërisë për të bërë dashuri. Ndërkaq në dhomën Tao, mund të kënaqeni në luhatën mbi shtrat dhe pasqyrën në tavan.

“Në hotelin tonë vijnë çiftet për muaj të mjaltit, pastaj ata që festojnë përvjetorë, por edhe të rinjtë e pakurorëzuar. Megjithatë, numri më i madh i mysafirëve, janë të moshës mesatare që kanë lidhje të jashtëzakonshme, por duan të përtërijnë epshin. Për këtë arsye na quajnë edhe hotel për orgazëm dhe është një emër i mirë. Ky është hotel romantik, i cili çifteve u ofron mundësi për lidhje edhe më të fuqishme”, vlerëson pedagogia për erotike 67 vjeçarja Yiva. (qendra)

Marre nga : ekonomisti

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi