Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lind fëmija me kokë masive Empty Lind fëmija me kokë masive

Tue 24 May 2011 - 1:20
Lind fëmija me kokë masive Baby-klaus
Fëmija nga Teksasi i quajtur "Bebja Klaus", ka kokën 130 për qind më të madhe në krahasim me kokën e një të porsalinduri normal. Neurokirurgët që merren me trajtimin e këtij rasti të veçantë, thonë se kjo sëmundja është shkaktuar nga shtimi i lëngut në kokë, që quhet hydrocephalus.

Prindërit e tij, që identifikohen me emrat vetëm si Beatrice dhe Klaus, thonë se shumë mjekë nuk kanë pranuar që të bëjnë operacion djalin e tyre, për shkak se ai nuk do të jetojë gjatë.

Megjithatë, lufta e këtyre prindërve nuk është ndalur deri sa nuk kanë gjetur shpëtimtarin e fëmijës. Doktori David Jimenez, nga Qendra Shkencore e Shëndetit në Teksas, së bashku me ekipin e tij, tashmë janë duke trajtuar "Beben Klaus", ku i kanë futur një tub në kokë, duke bërë kështu që lëngu të rrjedhë nga truri.

Tashmë, koka e tij është e zvogëluar dukshëm dhe pritet që përmirësimi i tij do të jetë i ngadalshëm.

"Është një rast që nuk e kam parë asnjëherë më parë", ka deklaruar doktori Jimenez, gjatë një konference për media të organizuar menjëherë pas operacionit.

Ai ka shtuar se fëmijës së sëmurë, pas një kohe do t'i duhet një operacion i gjerë në rikonstruktimin e fytyrës së tij.

Marre nga eknomisti

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi