Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Storm Stocker-femija pa seks Empty Storm Stocker-femija pa seks

Thu 26 May 2011 - 13:24
Storm Stocker-femija pa seks Images
Storm eshte kater muajsh, por ende nuk dihet ne eshte mashkull apo femer.

Edhe pse tashme kater muajsh, Storm, femija me sy bojeqielli, dhe floke te verdhe, nuk dihet ende nese eshte femer apo eshte mashkull.Ne fakt nuk ka asnje keqformim, asnje semundje, kjo eshte thjesht dhe vetem nje deshire e prinderve, te cilet kane preferuar qe seksin e femijes, edhe pse vete ata e dine, ta mbajne sekret.Kathy Witterick dhe David Stocker nga Toronto e Kanadase, kane menduar qe femijen e tyre ta lene pa seks, duke i dhene mundesine vete atij qe te percaktoje identitetin e tij seksual ne te ardhmen. Me fjale te tjera, koncepti i seksit per Storm do te jete dicka te cilen ai, ose ajo do ta perpunoje vete kur te jete ne gjendje te arsyetoje dhe gradualisht. Per momentin seksin e tij e njohin vetem prinderit, vellezerit e tij me te medhenj si dhe personi qe merret me rritjen e tij.Kur Storm lindi, prinderit kane derguar nga nje e-mail ne miqte e tyre me ane te te cilit i njoftonin ata per nismen e tyre, e cila ne vetvete synon te jete nje tribut ne favor te lirise per te zgjedhur. Reaksionet nga shoqeria kane qene te menjehershme dhe po keshtu kritikat ndaj prinderve qe me kete ne nje fare menyre, po e denojne femijen e tyre me nje te ardhme ngacmimi dhe pse jo talljeje nga ana e femijeve te tjere ne te ardhmen.Gjithsesi keto reagimi, te pakten deri tani nuk kane mundur te detyrojne prinderit kanadeze qe te ndryshojne qendrim.ikub.al


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi