Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ngjitja e Jisu Krishtit ne Qiell Empty Ngjitja e Jisu Krishtit ne Qiell

Thu 2 Jun 2011 - 14:41
Message reputation : 100% (1 vote)
Ngjitja (Shestja)

Jisui nuk jetoi me nxënësit e tij mbas ngjalljes, siç kishte bërë para vdekjes së tij. I mbushur me lavdinë e hyjnisë së tij, Ai u shfaq në kohë dhe vende të ndryshme tek njerëzit i tij, duke i siguruar ata, se ishte me të vërtetë i gjallë në trupin e tij të ngjallur dhe të lavdëruar.

Atyre, pasi pati vuajtur, iu paraqit i ngjallur me shumë prova bindëse, duke u parë prej tyre për dyzet ditë dhe duke folur për gjërat e Mbretërisë së Perëndisë (Veprat 1:3).

Duhet të vihet re se periudha dyzetë ditë përdoret shumë herë në Shkrimin e Shenjtë dhe tregon një periudhë kohore plotësimi e mjaftueshmërie (Gjeneza 7:17; Eksodi 16:35; Gjyqtarët 3:11; I Samueli 17:16; I Mbretërit 19:8; Jona 3:4; Matheu 4:2).

Ditën e dyzet mbas Pashkës së tij, Jisui u ngjit në qiell, për t'u lavdëruar në të djathtën e Perëndisë (Veprat 1:9-11; Marku 16:19; Lluka 24:51). Ngjitja e Krishtit është nisja e Tij e fundit fizike nga kjo botë mbas Ngjalljes. Ajo është plotësimi zyrtar i misionit të Tij në këtë botë, si Shpëtimtari Mesianik. Eshtë kthimi i tij i lavdishëm tek Ati, që e dërgoi atë në botë për të kryer veprën që i kishte dhënë për të bërë (Joani 17:4-5).

...dhe ndërsa po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell. Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jerusalem me gëzim të madh... (Lluka 24:51-52).

Kremtimi i Ngjitjes, siç janë edhe të gjitha kremtimet e tilla festive, nuk është thjesht një kujtim i një ngjarjeje të jetës së Krishtit. Me të vërtetë, Ngjitja vetë, nuk duhet kuptuar sikur të ishte thjesht një ngjarje mbinatyrale e një njeriu që po fluturon tej në qiejtë. Shkrimi i Shenjtë thekson nisjen fizike të Krishtit dhe lavdërimin e tij me Perëndinë Atë, bashkë me gëzimin e madh që nxënësit patën kur morën premtimin e Shpirtit të Shenjtë, i cili do të vinte për të siguruar praninë e Zotit tek ata, duke i aftësuar që të bëheshin dëshmuesit e tij deri në skajet e dheut (Lluka 24:48-53; Veprat 1:8-11; Matheu 28:16-20; Marku 16:16-19).

Në Kishë, besimtarët në Krishtin, i kremtojnë këto realitete me bindjen se nisja e Krishtit prej kësaj bote u bë për ata dhe për të gjithë njerëzit. Zoti niset për t'u lavdëruar me Perëndinë Atë dhe për të na lavdëruar ne me vetveten e Tij. Ai shkon që të "përgatisë një vend" për ne dhe për të na marrë ne gjithashtu në lumërinë e pranisë së Perëndisë. Ai shkon për t'i hapur rrugën çdo mishi drejt "hierores qiellore... Shenjtërores që s'është bërë me duar" (Shih Hebrejtë 8-10). Ai shkon për të dërguar Shpirtin e Shenjtë, që buron prej Atit, që jep dëshmi në botë për Të dhe Ungjillin e Tij, duke e bërë atë fuqimisht të pranishëm në jetën e nxënësve të Tij.

Himnet liturgjike të festës së Shestjes i këndojnë të gjitha këto gjëra. Vargjet antifonalë të Meshës Hyjnore janë marrë prej Psalmeve 47, 48 dhe 49.

Përlëshorja e festës që këndohet në hyrjen e vogël, këndohet gjithashtu si himn pas-Kungimor.

U ngjite në lavdi o Krisht Perëndia ynë dhe u gëzuan nxënësit e tu nga premtimi i Shpirtit të Shenjtë dhe me bekimin u siguruan se Ti je Biri i Perëndisë, Shpëtimtari i Botës! (Përlëshorja).

Mbasi e mbarove veprën për ne përmbi dhe dhe bashkove qiellin me dhenë, u ngjite me lavdi, o Krisht Perëndia ynë, por pa u ndarë prej atyre që të duan ty, duke mbetur me ata dhe duke thënë: Ja unë jam me ju dhe askush nuk do jetë kundër jush! (Shkurtorja).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi