Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kur pafajësia në fajësi shndërrohet!

prej Tue 9 Feb 2010 - 18:24
Kështu, kur, ti i dehur në dëfrim, kur ti i zhytur në kënaqësitë fizike, e i zhytur në injorancë ndaj udhëzimit të drejtë, jo vetëm që shkatërron jetën tënde, por shkatërron një shoqëri të tërë! E bëhesh prind jo për të frymuar jetë, por për të mbytur jetë!

Të pafajshëm janë fëmijët. Fëmijë të braktisur e të injoruar. Jo, nuk janë vetëm fëmijët, janë edhe vajzat e reja që prindërit e tyre i përkëdhelin, e nuk i edukojnë. E jo vetëm vajzat e reja, të pafajshëm janë edhe djelmoshat, të rinjtë, që vërtiten rrugëve, e nuk kanë idenë se ç’do (duhet) të jetë e nesërmja e tyre. Po, e fajtorë janë prindërit! E kush janë prindërit e këtillë; ata që fëmijët e tyre nuk i qortojnë, i përkëdhelin e nuk i edukojnë. Janë të butë, por butësi që viktimizon!

Prindërit zgjedhën të jenë prindër. Ndërsa, pasardhësit e tyre nuk zgjodhën se kë të kenë udhëheqës, edukator, e kujdestar! Këta janë përgjegjës, por përgjegjësinë e tyre kur pafajësia shndërrohet në fajësi fillojnë ta kuptojnë. Jo, tani janë barrë! Nuk janë më përgjegjësi e tyre, por dënim për ta! Prindërit kanë harruar se, që në çastin kur zgjodhën të bëhen prindër, bashkë me këtë zgjedhje, kanë edhe përgjegjësinë për të qenë jo vetëm prindër fiziologjik, por edhe prindër psikiko-shpirtëror!

Jo, prindërit e këtillë, që fëmijët, vajzat, të rinjtë, i viktimizojnë, ua mësojnë vetëm artin e të veshurit, të ushqyerit, të folurit, e nuk ua mësojnë artin e të qenët i pastër mendërisht e shpirtërisht, nuk ua mësojnë artin e të menduarit, e të meditimit. Ç’faj kanë të shkretët e papjekur, e të paprovuar me botën e mbizotëruar nga gjuetarë nderësh e shkatërrimtarë jetësh! Jo, po prindërit para se të bëhen prindër, nuk mendonin vetëm se të shtonin pasurinë, të shtrinin pushtet e karrierë! Kurrsesi, le ta dinë pra, nuk kanë çka sot kërkojnë llogari e as të mos shfajësohen, tanimë mbi ta ka rënë barra, pafajësia është shndërruar në fajësi!

Po, u bënë prindër duke u dëfryer!

Fëmijët, shtresa më e injoruar në shoqërinë tonë islame! Ata rriten, por nuk zhvillohen plotësisht. E meta fizike nuk është tragjedi, sa është e meta psikiko-shpirtërore. Kjo e metë do ta bëjë atë fëmijë njëmend të paaftë, ndërkaq, nesër kur prind bëhet, frymon për një shoqëri të gjymtë! Shoqëri me aftësi të kufizuara.

Po, vajzat e reja! E ç’dimë ne për to! Shtresa më e shtypur. Ato nuk kanë të drejtë të jenë të qeta, pasi nënat e tyre në shtëpi i detyrojnë të dëgjojnë fjalë boshe, thashethemesh, e fjalë që ua infekton zemrën e mendjen. E nënat e këtilla, nën këmbët e tyre nuk e kanë parajsën, por ferrin! E kur vajzat e reja arrijnë moshën e pjekurisë fizike e ndjejnë shtypjen. Por kur, atëherë kur kjo ndjesi nuk shpërblen por ndëshkon; atëherë kur kjo ndjesi shndërrohet në barrë, në tragjedi!

Njeriu nuk është thjesht gjallesë, që jetë frymon! Sa shumë që injorojnë e shtypin qenien që Zoti e nderoi! Udhëzim për të sjell një njeri në jetë kanë vetëm anën biologjike. Sikur kanë harruar se qenë fëmijë, që mendon e ndjen, e sesi ndjeheshin kur prindërit e tyre nuk i përgjigjeshin pyetjeve të tyre, sesi liheshin të papërfillur, të parespektuar! Nuk është përfillje t’ia lëmosh kokën, por t’ia udhëzosh atë! E si ti si fëmijë e shihje botën të turbulluar, atëherë kur më së shumti kishe nevojë për udhëzues, prindërit tu, i gjeje gënjeshtarë e lajkatarë. Po, që sot janë prindër, dje, prindërit e tyre për t’i ikur përgjegjësive, i zhysnin edhe më tej në errësirën e turbullirave!

E kanë moshën e adoleshencës, e nuk dëgjojnë. Janë të papërfillshëm! E ç’është mosha e adoleshencës! Nuk është thjesht etapë zhvillimore, qoftë në aspektin fizik, mendor a shpirtëror, por le ta dinë pra prindërit dëfryes, se është edhe etapë kur prindërit ndëshkohen! E kush ndëshkohet, veçse ata prindër që dje ndëshkuan fëmijët e tyre, duke mos qenë përgjegjës të ndërgjegjshëm ndaj tyre!

Djali nuk më dëgjon. Nuk më respekton. E fjalën pikë-pikë ma bën! Nuk lexon. Nuk sillet mirë. Tërë kohën rri rrugëve. Kohën në kotësi e kalon. E vajza shëtit tërë kohën, e dredhohet nëpër rrugë, e vishet e zhveshur. Nuk e respekton nënën e saj. Nuk e përballoj dot! Deshe apo s’deshe, ti, prind, dikur ia dredhoje mendjen e shpirtin, e ajo sot dredhon trupin; dje e zhveshe shpirtërisht, sot ajo zhvesh trupin!

Ti tani, prindër i këtij djali e kësaj vajze, dje, sa ishin të vegjël, ishe i mëshirshëm ndaj tyre, por mëshirë që humb, e nuk udhëzon! Dje ishe mendjemadh, sepse ishe bërë prind, dhe askënd nuk lejove të të ta cenoj të drejtën t’i udhëzosh ashtu siç dëshiron ti, prind! Por, ja, sot, udhëzimi yt, mëshira jote, butësia jote, mendjemadhësia jote, po të kthehet në fajësi, në barrë, në tragjedi!

Tragjedi e vërtetë, kur prindërit mbysin mendjen dhe shpirtin e fëmijëve të tyre!

Kështu, kur, ti i dehur në dëfrim, kur ti i zhytur në kënaqësitë fizike, e i zhytur në injorancë ndaj udhëzimit të drejtë, jo vetëm që shkatërron jetën tënde, por shkatërron një shoqëri të tërë! Shoqëri e ngulfatur me njerëz të papërgjegjshëm, të pandërgjegjshëm, të palogjikshëm, të paudhëzuar! Shoqëri që vetveten dënon!
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 105
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

default Re: Kur pafajësia në fajësi shndërrohet!

prej Tue 9 Feb 2010 - 20:41
Kur pafajsia ne fajesi shendrrohet,eshte nje tunel me nje drite te zbehte jete.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi