Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

A mund të mendojnë robotët? Empty A mund të mendojnë robotët?

Mon 6 Jun 2011 - 15:38
A mund të mendojnë robotët?
06-06-2011 12:30 CET

Robotët janë makina automatike të afta të zëvendësojnë njeriun në veprimtari komplekse dhe që përsëriten. Ata i udhëheq një kompjuter i programuar për atë qëllim.

Sot po bëhen studime dhe kërkime për të zhvilluar më tej aftësinë ndërvepruese të robotëve me mjedisin, aq sa, disa prej tyre janë në gjendje të përshtatin veprimet e tyre me një numër të reduktuar stimujsh të jashtëm.

Nuk dihet nëse në të ardhmen do të jenë në gjendje të “mendojnë” e të reagojnë kundrejt stimujve apo të ndërveprojnë me një njeri.

Si funksionon një robot?

Deri më sot, robotët nuk janë në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe varen gjithmonë nga kontrolli i jashtëm i njeriut.

Fazat e funksionimit të një roboti janë tri: një kompjuter i jashtëm jep udhëzimet, një motor kryen lëvizjet, disa mekanizma të brendshme të quajtur censorë rregullojnë dhe korrigjojnë veprimet.

Disa robotë drejtohen nga njeriu, i cili, në një mjedis realiteti virtual, simulon veprimet e duhura dhe ua transmeton.

Çfarë dinë të bëjnë robotët?

Robotët përdoren gjerësisht në industri për të zëvendësuar njeriun në punët e rënda, të rrezikshme ose që kërkojnë saktësi të lartë. Në industrinë e makinave, robotët presin ose saldojnë llamarinat, por edhe lyejnë pjesë të ndryshme, në industrinë elektronike montojnë përbërësit e ndryshëm.
0Share
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi