Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 21428
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default 87-vjeçari përfundon kolegjin pas 50 vitesh...

prej Tue 7 Jun 2011 - 23:21
87-vjeçari përfundon kolegjin pas 50 vitesh


Clarence Garret sapo është diplomuar në histori në Universitetin e “Wisconsin-Milwaukee”. Më në fund, pas 50 vitesh, 87-vjeçari ka vënë në kornizë diplomën e shumëpritur. Gruaja, Mary së bashku me fëmijët, nipërit dhe mbesat e përgëzuan në ceremoninë e ditës së diel në “Cellular Arena” në Milwaukee, SHBA. “Pasi të gjithë fëmijët e mi shkuan në kolegj, unë thashë: “Pse nuk duhet të shkoj dhe unë. Dhe më ka pëlqyer që nga ajo ditë”, thotë ai. Të diplomuarit e tjerë e përshëndetën me ovacione në sallën e diplomimit dhe rektori i universitetit i kushtoi një fjalim. “Shkolla më ka pëlqyer që ditën e parë. E kam nisur dhe e kam lënë shpesh shkollën për shkak të përgjegjësive familjare. Por vitin e fundit i vura qëllim vetes të ndjek rregullisht”, thotë ai.


87-vjeçari përfundon kolegjin pas 50 vitesh... 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi