Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Dasmat shqiptare dhe ceremonite martesore Empty Dasmat shqiptare dhe ceremonite martesore

Sat 23 Jan 2010 - 19:02
1. Zone e Laberise:
Ne
zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe
zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin. Fjalen e
marteses e jepnin prinderit e tyre. Diten e dasmes, krushqit vinin me
kuaj per te marre nusen ( nuk e di vinin me arme apo jo, sepse shkrehja
e armes kur merrej nusja ka qene zakon ne disa krahina).

Nusja vinte hipur mbi kale, me koken te mbuluar me duvak ( ne jug quhet
ndryshe, por nuk me kujtohet), dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e
pajes se saj. Kur nisej me krushqit per ne shtepi te burrit, zakoni ka
qene qe ta shoqeronte nje mashkull nga familja, zakonisht vellai i
vogel.

Kishte dhe nuse qe vishnin fustan te bardhe e vello, por tradita ka
qene citjane te kuqe atllasi ose mendafshi, dhe xhoke te qendisur e te
shndritshme, shami me temina, dhe koken te mbuluar me duvak. Floket dhe
gishtat i lyenin me kena.

Menuja tradicionale ka qene mishi i pjekur ne hell, bageti pra, me
yshmer, nje gatim me miell misri, gjalpe te pjese te brendshme
bagetie.( keto di une, por ka dhe te tjera ).

Embelsira tradicionale ka qene revania.

Organizimi i dasmes behej nga nje djale i ri i fisit, i ngarkuar prej
te zotit te shtepise, qe kujdesej per misherat ne hell, cilesine e
pjekjes se tyre, gatimet, sistemimine miqve ne tryeza etj ( nqs kujtoni
Birce haskon tek filmi Malet me blerim mbuluar, ajo eshte tmam ashtu
sic ka qene zakoni). Grate e burrat uleshin mbi shilte te mira, ne
dhoma te vecanta.

Kenga e vallja nuk pushonin deri vone, e rakia derdhej lume.
Nje zakon shume karakteristik i kesaj zone ka qene, kur krushqit
shkonin te merrnin nusen, zakoni e donte te ishin prezent njerez shume
te zgjuar e te shpejte ne te menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose
kunja me njeri tjetrin, nga ana e njerezve te nuses dhe dhendrit , qe
hidheshin e priteshin sa nga njera ane ne tjetren dhe qe ishin te
krijuara aty per aty dhe qe donin pergjigje te shpejte, PSH:

Njerezit e nuses: NUSJA JONE E MIRE E MIRE, DHENDERI SI KEC I SHTIRE.

Njerezit e djalit: DHENDERI YNE KALLEP SAPUNI, NUSEJA SURRAT MAJMUNI.

Mos qeshni, keshtu ka qene tradita, keto ishin pjesa me me humor e
dasmes, ku duhej te krijoje vargje bukurie per nusen e te ulje dhendrin
apo kenge trimerie per djalin e te ulje nusen.

Dhe ne fund vjen nata e pare e marteses
Ne nje pjese te jugut ka qene zakon qe nusja naten e pare duhet te
flinte jo me dhendrin, por me nje femije te vogel, djale, nga fisi i
tij, sepse ne besimin popullor, keshtu nusja do te lindte djem. ne nje
pjese tjeter, nusja e dhendri mbylleshin ne dhome per 3 ore dhe tere
kete kohe perpara deres se dhomes se tyre, fisi kendonte e kercente,
thurnin vargje humoristike qe i flisin me ze te larte, duke ngacmuar
dhendrin e nusen, e keshtu vazhdonte derisa pas ca oresh kendonin:

A NA BERE GJE O DHENDER-O?
Dhe dhenderi duhet te dilte jashte me nje cope te bardhe te lyer me
boje te kuqe, per te simbolizuar virgjerine e nuses se tij ( ishte
boje, jo gjak)


2. Zona e Korces:
Korca
i ruan traditat e saj te lashta edhe sot e kesaj dite... ndoshta me
shume sesa qytetet e tjera. Atmosfera e dasmes fillon qe nje jave para,
te hene. Fillojne pergatitjet, njerezit jane nga sjane vijne dhe cdo
nate benim darke, mblidheshim te gjithe. Te merkure meret paja e nuses
dhe ne shumicen e rasteve i mbledhin te gjithe femijet e malles dhe
vene marin pajen. Kur niset makina hedhin sheqerka dhe oriz. Me pas
behet adeti i zenjes se bukes me qiqra. Te gjithe grate mblidhen ne
dhome reth e totull dhe kendojne dhe femijet e shtepise e shtypin
nganjehere qiqren dhe me pas grate fillojne te zene buken dhe e lene te
vije deri te nesermen ne mengjes. Te enjte cupkat me mesallkat e reja
vene te shpijen buken ne furre.

Te premte zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojne. Gjithashtu te
premte shpihet kungulli me vere nga nusja. Pastaj te shtune eshte dasma
e nuses dhe te djele dasma e dhendit. Kur vene dhendri me te afermit te
marin nusen te djele, i vellai i nuses ose nje nga djemte e shtepise qe
kane caktuar te kryeje kete detyre i ve lulken dhendit dhe kur takohen
vellai i jep nje dacke ne faqe dhendrit ( me demek qe dhendri tja mbaje
mire motren ... ta kete parasysh dacken qe ka ngrene ) dhe dhendri i
fut ne xhep para vellait te nuses ne kete moment ... Me pas para se te
ngrihen te gjithe dhe te marin nusen vllami hedh para dhe te gjithe i
shikon ne dysheme qe i mbledhin ku rane e ku s'rane, gjithashtu vllami
i ndron dhe kepucet nuses ... i vesh kepuce te reja ne porosi.

Pastaj merret nusja dhe kur degjohet burria e makinave e gjithe malla
ka dale jashte te shikojne nusen. Kur hyj nusja te dera i vene dy buke
me qiqra nen sqetull ( qe nusja te jete pjellore) dhe vjerra ja ben
gishtin nuses me mjalte ben kryqin lart te dera qe te bekoje shtepine
dhe te jete e embel.

Ortodokset e kane qe vene ne kishe dhe vene kurore, e cila eshte nje
ceremoni e vecante, ndersa myslimanet i vene unazat ne shtepi kur vene
marin nusen, Dhe krushkat kendojne ( epo keto krushkat moj sa te mira
moj sa te mira na e mbushen cupen me lira moj me lira).



3. Zona e Shkodres:
Familja ja nisen pregatitjeve muaj perpara, ne radhe te pare me rrobat e nuses.
Nje jave para dasmes mblidhet gjithe fisi cdo nate ke djali, eshte nje
atmosfere e papare. Nderkohe qe vajza eshte te dajat deri tre dite para
dasmes. Cifti dy-tre jave para dasmes nuk eshte i lejuar te shihen.

Te
enjten shkojne ca gra te fisit te djalit tek nusja per ta pare dhe po
ashtu per ti cuar dhuntine: kjo permban fustanin e nuserise dhe cdo gje
qe mund ti duhet diten e dasmes. Po ashtu dhe dhuratat per familjen e
nuses dhe per nusen, nga far e fisi i djalit. Po te njejten dite,
mbasdite, shkojne ca gra tek familja e djalit me dhurata per gjithe
fisin e djalit nga familja e vajzes.

Te
premten ne darke ose te shtunen, vine ca njerez te djalit te marrin
pajen e nuses. Keto burrat jane brenda ndersa familja e nuses ven cdo
gje brenda ne makine. Ne momentin qe keto burrat dalin dhe duan te
hipin ne makine gjejne nje cun te vogel ne makine i cili (sipas
zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhene para. Keto burrat provojne ne
fillim me pak para dhe e pyesin te mjaftuan? Dhe ky cuni natyrisht nuk
zbret derisa te kete duart plot me para.

Te
premten cojne nusen ne parukieri, dhe te premten ne darke vine gjitha
shoqet e nuses me dhurata. Te shtunen familja e vajzes ka pregatitur
dasmen ne te cilen eshte i ftuar vetem dhenderri (nga ana e cunit),
kurse gjithe te tjeret jane te vajzes. Kercejne, hane pine… (fustani i
nuses eshte ndryshe nga ai i dites qe vjen)

Te dielen naten nusja serish ne parukieri, qe te kete nje pamje tjeter.

Kurse
cunit i sjellin berberin ne shtepi, i prejne floket (zakon) i heqin
mjekren. Pastaj e ema i ven kollaren dhe i vesh xhaketen.

Afersisht
ne 10.00 mberrin djali me te tijet qe te marre nusen. Normalisht kane
orkester me vete, kercejne tek shtepia e goces. Ndersa ca burra nder to
dhe dhenderri jane brenda. Vjen momenti per te dalur nusja, nga shtepia
e nxjerr vellai dhe daja (nese nuk ka vella nje djale axhet). Tek
oborri del dhenderri dhe merr nusen nga krahu.

Kur
mberrijne tek shtepia e dhenderrit, i mbulojne me oriz e karramele. E
ema i pret tek dera me buken, qe ta vere nen doren e nuses dhe me
mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses ne mjalt dhe ndesh cepin e deres.

Me
vone i vene nuses nje cun ne preher, ajo ka nje molle dhe corape pastaj
per te. Ne vazhdim cifti eshte vetem derisa te filloje “dasma” e
vertete. Ato mberrijne me vonese si gjithmone, ka shume pak njerez dhe
shoqeri te vajzes. Ne momentin qe cifti kercen i mbulojne me para.

Ajo qe ka ngelur nga mbremja eshte e ciftit pastaj.

Ne
mengjes nusja cohet ne 5.00 te pregatise kafene per vjerren dhe
vjerrin. Dhe po ashtu terholle byrekun, e cila natyrisht qe nuk di (ne
shumicen e rasteve) por e ben e vjerra. Pastaj kur vine njerez i thone
”byreku i nuses”.



4. Zonat e Tepelenes:
Dasma
ne zonat rurale eshte nje eveniment i rendesishem, qe kerkon pergatitje
dhe perkushtim. Ftesat nuk egzistojne sepse miqve u cohet llaf me
lajmes.

Proekupimin me te madh e ka pergatitja e ushqimit.
Hapi i pare eshte zgjedhja e mishrave, qe duhet te jene kryesisht desh kopeje, dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg per mik te ftuar.
Hapi i dyte eshte rakija, ajo duhet te jete e forte dhe llogaritet te
jete min 2L per person. Sa per pjesen tjeter te ushqimit nuk ka shume
rendesi. Nqs jane plotesuar ketu kushte krijohet ideja qe dasma po nis
mbare. Me pas zgjidhen personat qe do te pjekin Mishin ne Hell dhe keta
duhet te jene expert, ndryshe miqte do te jene te pakenaqur. Me pas
behet plani i uljes se miqve. Shtrimi behet ne dy ane, ne nje ane grate
dhe ne nje ane burrat. te krijohet ideja qe dasma eshte vetem ngrenija,
dhe vajza qe martohet eshte thjesht nje kukull keto momente qe zeri nuk
i degjohet dhe e qeshura kursesi nuk ze vend ne fytyren e saj.

Dasmen e hap i zoti i shtepise ku uron te gjithe per ardhjen, dhe e mbyll fjalen "Ua shperblefsha ne femijet Tuaj".

Dolline
e pare duhet ta marri krushku me i fresket i familjes, dhe pergjate
nates dollia vazhdon sipas nje riti te vjeter ku askush s'ka te drejte
ta prishi perndryshe kjo mund te coje ne permbysjen e tavolines, dhe
dasmes gjithashtu. Bejtet jane pafund dhe ketu Burrat tregojne kush
eshte me i forte dhe me i zgjuar. Nqs dikush nuk mund te pije aq sa i
kerkohet, ose nuk di ta ktheje bejten, ai nuk eshte burre ato momente
aq sa do te perflitet per kohe e kohe. Kenget jane ato polifonike te
tradites, nderprere tek-tuk nga orkestra qe duket se ka thjesht rol
plotesues.

Dhe dasma vazhdon deri sa me te fortet te mposhten.
Pas dasme, te henen gjithe miqte duhen te pijne kafe nga nusja ku do ta
darovitin dhe urojne per jete te lumtur. Me pas hapet paja ku nje i
aferm do te tregoje se c'ka sjelle nusja, dhe dhuratat per njerezit e
burrit.

Ndryshe ndodh ne qytet.
Dasma rrjedh normalisht si ne gjithe qytetet e Jugut, e hareshme me
kenge, valle ku cifti eshte qendra e vemendjes, dhe kenget vallet,
romuzet gjithshka u dedikohet atyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi