Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ku qendron ndryshimi?

prej Wed 10 Feb 2010 - 16:06
Femra - ka ekzistuar gjithmone dhe do te vazhdoje te ekzistoje. Dhe prapeseprape duket sikur eshte dicka e pakompletuar, jo komode, dicka per te cilen ndihet nevoja, por me pas te ze turpi.. tentohet qe te mbahet larg.
Nje e keqe e domosdoshme femrat?
Te mira per cfare? Dhe cfare jane?

Me duket e cuditshme qe ne kohet e sotme te vazhdojne keto lloj ndarjesh, personat- ne meshkuj dhe femra. Dy bote te ndara, dhe ky eshte nje realitet qe na ndjek dita-dites.
Nisem nga nje dialog i bere dje, rastesisht, midis meje dhe dikujt tjeter.

Ai, shume i sjellshem dhe u kuptueshem: "Ne meshkujt jemi me fat. Per femrat eshte me e veshtire, dihet. Kane gjithcka mbi shpatulla, femijet, shtepine, punen..."

Une: "Nuk do duhej shume per te ndare fatin ne mes..."

Ai, duke qeshur: "Kemi pak ne dore kunder natyres..."

Une: "Ndoshta sepse natyra hyn pak..."

Cfare ka ne fund te fundit te ndryshme nje femer? Cfare perben ndryshimin? Ndonje pjese mish me teper apo me pak, aty-ketu?
Ndryshimi bie ne sy kur dy qenie shkembejne dicka midis tyre. Te dy se bashku: une kam vezen, ti spermatozoidin, 50/50. Pas pak kohesh, nje gje e re rritet dhe kerkon strehim. Natyra ne kete rast ka vendosur qe qenia qe ka vezen - qe biologjikisht quhet "femer"- ta mbaje kete gjene e re ne bark. Nente muaj dhe me pas femra nxjerr ne drite gjene e re dhe e vendos edhe ne krahet e mashkullit. Tani e mban edhe ai. Ajo ka edhe ushqimin e duhur, ekonomik dhe gjithmone gati dhe ia jep gjese se re per te pakten 7 muaj.
Ja ku perfundoi ndryshimi biologjik.

Nderkohe mashkulli - lloji mashkullor biologjik - ndoshta sepse hyn pak ligji Darwinian i mbijeteses se me te fortit ndaj te dobetit, ndjek nevojen e pamposhtur qe del ne pah sapo krijohet mundesia "Ma lejon, keshtu qe une po perfitoj". Nuk mendon shpesh qe ne te vertete ekziston edhe bujaria, qe ben qe dikush te dhuroje per hir te dashurise, dhe jo sepse eshte budalla dhe e le veten qe ta marre neper kembe nje femer.

Po une bashkebiseduesin tim e kuptoj. Eshte rregulluar, si shume te tjere, ne menyren me te mire: Me pare mamaja qe e ushqente dhe i lante rrobat, tani gruaja qe e ushqen, i lan rrobat dhe per me teper, eshte edhe e disponueshme naten. Shto ketu qe kujdeset per femijet dhe e ngushellon kur ai eshte i stresuar. Ai.. ai punon tere diten.
Nuk po flasim per familjet e viteve '50, po flasim per familjet e sotme.
Eshte realitet i rrenjosur ne shtresat me te thella te vendeve te perbera prej njerezish qe shfrytezojne e nuk lejojne, qe marrin e nuk japin, egoizem personal i shnderruar ne rregulla dhe zakone te pergjithshme.
Qe nga predikimet e stervjetra mesjetare deri te nenat tona te '800, e per te perfunduar te kukullat super te seksualizuara te se tashmes; ku duhet te qendrojne keto femra? Ku e kane vendin? Cfare duhet te jene?
Cfare paraqesin mbi te gjitha?

Kerkoj ndjese nese jam zgjatur. Flm nese me keni lexuar deri ne fund.
Ju mirepres per diskutim.
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 105
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

default Re: Ku qendron ndryshimi?

prej Wed 10 Feb 2010 - 21:21
tek gjinia hahhahahahah
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi