Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Fantazia: Si ndikon te ne Empty Fantazia: Si ndikon te ne

Mon 4 Jul 2011 - 20:18
Endrrat me syhapur na ngushëllojnë për atë që nuk jemi dhe nuk kemi, lehtësojnë ankthin tonë, na ndihmojnë të ndreqim, të paktën në mendje, gabimet e së shkuarës

Fantazia është një element i rëndësishëm i mendjes, i cili na hedh në botët që nuk ekzistojnë, ku gjithçka është e mundur dhe na tregon se si zgjidhen problemet. Është një lloj kinemaje e brendshme. Por pse është e domosdoshme dhe a ka efekte mbi jetën tonë të vërtetë? Psikologjia ka vetëm një shekull që e studion këtë fenomen, por fantazia është pjesë e jona dhe shfaqet që në fëmijëri. Në fakt, ëndrrat me syhapur janë vazhdimësia e një mënyre të menduari “magjike”, tipike e fëmijërisë. Një fëmijë mendon se realiteti është i ndikueshëm nga dëshirat e tij. Imagjinon sikur arrin të fluturojë, ose t‘i lëvizë objektet në distancë. Sipas studimeve të një psikologeje amerikane, më shumë se 60% e fëmijëve, nga mosha 3 deri në 8 vjeç, kanë pasur një shok imagjinar me të cilin luanin.

Psikologia hedh poshtë mundësinë që lidhet me shokët imagjinarë, pasi është një tregues mjaf shqetësues: “Miqtë imagjinarë kanë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin emocional të fëmijëve. Si pasojë, fëmijët duhet të kenë miq të vërtetë, shoqëri, mbështetje dhe mbrojtje”. Përmes lojës, ata krijojnë fantazi që i lejojnë të shkojnë përtej limiteve të tyre. Janë të vetëdijshëm që “shtirja” nuk është realitet, por derisa të zgjasë loja, ata imagjinojnë sikur është e tillë.

Një nga të parët që zbuloi fuqinë dhe mekanizmat psikologjikë të fantazisë ishte themeluesi i psikanalizës, Zigmund Frojd. Ai i dha fantazisë një rëndësi të veçantë në jetën mentale. Për të fantazia ishte mënyra për të shprehur nevojat e papërmbushura, të cilat nuk mund të shpreheshin në tjetër mënyrë. Njeriu është i prirur të kërkojë kënaqësinë, por shpesh realiteti e detyron të heqë dorë prej saj. Kështu, fantazia të jep mundësinë të hysh në botë të ndryshme, ku çdo dëshirë mund të bëhet realitet, pavarësisht limiteve të jetës së përditshme.

Ëndrrat me syhapur na ngushëllojnë për atë që nuk jemi dhe nuk kemi, lehtësojnë ankthin tonë, na ndihmojnë të ndreqim – të paktën në mendje -gabimet e së shkuarës. Gjithsesi, aktiviteti imagjinar nuk është vetëm një lloj zgjidhjeje… “Konkretisht” na shërben sepse është edhe një instrument për “të parashikuar” të ardhmen. Për shembull, si të mobilojmë shtëpinë ose reagimin që do të ketë partneri ynë kur të shohë një dhuratë. Me pak fjalë, vëmë në përdorim aftësitë tona imagjinuese.

Sipas një psikoanalisteje amerikane, fantazia ka një rol mjaft të rëndësishëm në drejtimin e zgjedhjeve dhe marrëdhënieve tona. Ajo thotë se nuk ka dyshim që çdo vajzë ëndërron për “princin e kaltër”. Ky është një model partneri ideal, të cilin ato nuk e njohin. Të bien në dashuri do të thotë që personi real të koincidojë me “princin e kaltër”, ose të paktën të ketë disa karakteristika “ideale” me të. Por, përveç gjërave të bukura, fantazia ka edhe dizavantazhe: mund të vërë në diskutim marrëdhëniet tona.

Në fakt, fantazia ruhet me kujdes të madh. Në pjesën më të madhe të rasteve njerëzit janë të gatshëm të tregojnë më shumë ëndrrat që shohin natën, sesa ato që ëndërrojnë me syhapur. Ndoshta kjo ndodh nga thjeshtësia, turpi ose frika se më pas të tjerët mund t‘i vënë në lojë. “Shpesh është edhe frika se mos humbasin fuqinë e fantazisë”, shpjegon psikoanalisti. Kanë frikë se kur t‘u tregojnë miqve një histori të përzier me fantazi, kjo e fundit mund të shndërrohet në një element shqetësues, që nuk u jep më kënaqësi, por ua shton më shumë ankthin dhe tensionin. Herë të tjera preferohet që të jetohet në fshehtësi për të shmangur përballjen me realitetin, për shembull kur sheh fytyrën e shqetësuar të një shoku, që të bën të kuptosh se ëndrra jote nuk mund të realizohet.

Në fakt, çdo njeri ka fantazitë e tij, madje pjesa më e madhe kanë shumë ngjashmëri mes tyre, që shpesh shërbejnë për të plotësuar dëshirat e paplotësuara në realitet. Gjithsesi, këto nuk janë të vetmet. Shumë të shpeshta janë “fantazitë e suksesit, gëzimit, pushtetit, por edhe ato për të jetuar eksperienca të paharrueshme.

Shpesh fantazitë shprehin aspekte të personalitetit, të cilat nuk përputhen me imazhin që secili ka për veten; trauma dhe frikë. Këto të fundit shfaqen në fantazi në formë “të maskuar”, kështu që personi mund t‘i shprehë pa e kuptuar. Një grua që e imagjinon veten si “kullufitëse burrash”, në realitet mund ta fshehë frikën që nuk preferohet dhe nuk pranohet nga të tjerët. Siç thotë edhe psikoanalistja amerikane, “fantazia është një lojë prestigji që njeriu vepron pa e kuptuar se si ndodhi”.

Kështu ndodh edhe me ëndrrat që shohim gjatë natës: janë shfaqje dëshirash të maskuara, të pavetëdijshme, ashtu si fantazitë. Por mes tyre, në fakt, ka një ndryshim rrënjësor: në ëndërr ndodh një përmbysje totale mes lidhjeve logjike; ndërsa ato me syhapur janë prodhim i një mendjeje të vetëdijshme dhe si pasojë janë më të lidhura me realitetin. Me fantazinë mund ta imagjinojmë veten mbi dunat e Saharasë, më pas t‘i rikthemi të tashmes për të menduar se çfarë do të gatuajmë për drekë.

Një udhëtim në fantazi është një zgjidhje e shkëlqyer për humorin dhe gjendjen shpirtërore. Por nëse ky udhëtim përdoret si arratisje sistematike nga realiteti, mund të shndërrohet në një drogë mentale që jep varësi, duke i bërë njerëzit të paaftë të përballojnë problemet e tyre, madje duke arritur deri në atë pikë sa nuk mund të ndajnë atë që është dhe nuk është e vërtetë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi