Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Katekizma dhe liturgjia Empty Katekizma dhe liturgjia

Sun 10 Jul 2011 - 12:09
Nje nga dallimet kryesore qe po behet gjithmone e me evident ne diskutimet midis besimtareve te krishtere qe u perkasin komuniteteve te ndryshme, eshte edhe raporti midis Katekizmes dhe Liturgjise.

Kisha Orthodokse dhe Kisha Katolika ne themelet e tyre kane nje shkrirje te nje raporti te drejte midis Katekizmes dhe Liturgjise. Por kjo nuk eshte e vertete per komunitetet e tjera te krishtere qe jane krijuar me vone qe sot njihen si komunitete protestante. Ne keto komunitete i kushtohet me shume rendesi Katekizmes dhe liturgjia ose anashkalohet fare, ose ze shume pak vend ne jeten e tyre.

Me pak fjale katekizma eshte procesi i studimit te Fjales se Perendise, Bibles. Jane ato ore te tera qe besimtaret kalojne duke lexuar dhe mesuar nga predikimet e profeteve, psallmet, proverbat e deri tek Ungjijte e dishepujve te Krishtit qe hedhin drite mbi jeten e Zotit Krisht. Ne plan te pare, duket sikur Kishat konservatore dhe ato progresive (nese mund ti klasifikoja ne kete menyre) nuk kane shume dallime ne vetvete kur vjen fjala tek Katekizma apo interpretimi i Fjales se Perendise. Kjo nuk eshte aspak e vertete pasi ka dallime teper te forta doktrinale jo vetem ndaj ketyre dy rrymave, por edhe ndaj vete Kishes Orthodokse dhe asaj Katolike qe bejne pjese ne grupin konservator.

Liturgjia perfshin te gjitha ritet fetare, te gjitha himnet e adhurimit, te gjitha lavderimet, bekimet, lutjet qe perbejne "traditen fetare" te nje komuniteti fetar. Ne themel te liturgjise eshte adhurimi dhe lavderimi i Zotit. Liturgjia dhe roli i saj ne jeten e nje besimtari, eshte mbase dallimi me i madh dhe me i dukshem brenda fese se krishtere. Dy jane prirjet kryesore ne liturgjine e krishtere, ruajtja ne menyre fanatike e tradites mijravjecare brenda Kishes se Krishtit, largimi nga liturgjia kishtare per tiu ofruar nje forme te re adhurimi, adhurimit individual te Zotit. E hapa kete teme qe ju si besimtare te krishtere te sillni ne kete teme eksperiencen tuaj fetare. Pyetja qe ju shtrohen jane keto:

1. Cfare besimi i perkisni dhe ne cilin komunitet beni pjese?
2. Cili eshte raporti midis katekizmes dhe liturgjise ne komunitetin tuaj?
3. Cila eshte me e rendesihme mendoni ju, katekizma apo liturgjia?
4. Sa here shkoni ne kishe dhe a e shikoni shkuarjen ne Kishe si nje detyrim shpirteror apo si dicka fakultative?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi