Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pronat në bregdet, regjistri i pare për jugun  Empty Pronat në bregdet, regjistri i pare për jugun

Thu 21 Jul 2011 - 15:23
Pronat në bregdet, regjistri i pare për jugun  Himare-1
Në zonën e bregdetit të jugut ka nisur një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të një prej zonave më të bukura të vendit, regjistrimi i pronës.

Ceshtja e pronesise eshte nje nga pikat me delikate per Shqiperine dhe ka pesuar nder vite nderlikime dhe mbivendosje per shkak te tranzicionit, ne te cilin ka kaluar vendi. Nepermjet projektit prej 1.5 milione eurosh, te financuar nga Bashkimi Europian dhe te zbatuar nga OSBE-ja ne bashkepunim me zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, synohet regjistrimi fillestar i prones sipas standardeve me moderne per rreth 60 mije prona ne zonat bregdetare te vendit nga Palasa deri ne Xarre. Projekti, qe do te perfshije edhe sinjalistike te re rrugore, do t’u siguroje pronareve tituj te qarte pronesie dhe do te rrise potencialin per investime ne bregun e jugut.

"Ky projekt eshte i rëndësisë se madhe, kam besim të plotë se kjo do të jetë një histori suksesi, sic ka qenë një histori suksesi regjistri i gjendjes civile", tha Berisha

Disa here ne zonen e bregut ka patur protesta per ceshtjen e pronesise, por qellimi i ketij projekti sic tha ambasadori i OSBE-së nuk eshte zgjidhja e mosmarrëveshjeve, por dixhitalizimi i te dhenave aktuale te pronesise sipas dokumentacionit ekzistues dhe me korrektesi, duke rritur transparencen dhe shmangur korrupsionin.

"Me lejoni te theksoj serish se ne fund te fundit kjo eshte nje pergjegjesi e insitucioneve shteterore shqiptare per te percaktuar te drejtat e pronesise. Keshtu qe shpresoj se kam qene jashtezakonisht i qarte kur vura ne dukje se qellimi i projektit eshte per te regjistruar te dhena dhe jo per te shperndare toke", tha ambasadori.

Zgjidhja e ceshtjes se pronesise eshte nje nga 12 rekomandimet kyce te Bashkimit Europian per Shqiperine dhe nje nga ceshtjet e rendeishme te diskutuara se fundi ne Bruksel, i cili kerkon me ngulm permbushjen e ketij standardi.

"Ne kete fushe, ne mund te deshmojne se ka patur progres. Megjithate ceshtjet e pronesise mbeten ende te pakompletuara. Ne duam te shohim qe shteti te garantoje siguri ligjore te titujve te pronesise si per famijet, ashtu dhe per bizneset. Ky projekt eshte nje segment i udhetimit tuaj drejt Europes, nje udhetim qe tashme ka nisur te jape frute dhe qe do te jape edhe me shume frute ne te ardhmen, kur te jete kompletuar", tha ambasadori i BE-se, Ettore Sequi.

Por, kur do te permbyllet procesi i komplikuar i ceshtjes se pronesise dhe shteti shqiptar te kete te dhena te plota per pronat e qytetareve te tij? Ne pyetesorin per marrjen e statusit te vendit kandidat, Tirana zyrtare i ka dhene Brukselit nje afat deri ne vitin 2018, por nje projekt kyc i nisur me Banken Boterore, qe perfshin regjistrimin e rreth 400 mije titujve te pronesise, ka bere qe kryeministri Berisha te afroje shume daten e ketij procesi, duke u mbeshtetur edhe ne regjistrimin e popullsise dhe banesave qe nis ne vjeshten e ketij viti.

"Qeveria ka përcaktuar një objektiv.Deri ne 1 maj te vitit 2013 do te perfundoje regjistri kombetar i pasurive te paluajtshme, nje nga objektivat kryesore te ketij mandati", tha Berisha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi