Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Berisha "kap qiellin e shtatë", numëron super sukseset(!) e qeverisë së tij Empty Berisha "kap qiellin e shtatë", numëron super sukseset(!) e qeverisë së tij

Thu 15 Sep 2011 - 16:53
Sot Berisha i është rikthyer edhe njëherë sukseseve të ...qeverisë së tij, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me qeverinë më të shkëlqyer në botë. ALBNOW po boton të plotë fjalën e tij, pa koment:“Treguesi domethënës që e rendit Shqipërinë në vendin e nëntë në botë është barra e rregullimeve shtetërore. Ne jemi ndër 10 vendet me barrën më të vogël të ndërhyrjes shtetërore. Në raportin qeveri-shoqëri, qeveri-biznes, qeveri-ekonomi nuk ka asgjë më shpresëdhënëse se ky tregues.Ne jemi qeveri e vogël, por përpjekjet tona për të zhdukur pengesat burokratike e rendisin Shqipërinë në 10-shen e parë në botë. Qeveria është problemi, thoshte presidenti Regan. Unë nuk kam thënë kurrë se opozita është problemi, sepse që në ’90-n, unë e mbaj të stamposur në mendjen time këtë postulat.

Në grupin e 20 qeverive më të mira në përpjekjet e saj për ta lidhur në raport të drejtë prodhimin me prosperitetin, begatinë. I kemi rritur rrogat dhe do ta vazhdojmë këtë politikë të rëndësishme dhe mjaft të përgjegjshme, e cila bën që në epiqendër të jetë qytetari dhe mirëqenia e tij. Kjo dëshmon zemrën e dhimbusr të kësaj qeverie. Jemi ndër më të paktat qeveri që ka rritur me 3 për qind të GDP faturën sociale, e gjetëm 6 e bëmë 9 për qind.

Raporti thotë se Shqipëria mban vendin e 18-të për përdorimin e celularëve. Tani janë bërë dhe me 3-4 celularë në xhep. Sa shpesh të ndodh të mendosh se je në një park me zogj kur dëgjon zilet e ndryshme që u dalin nga xhepat. Ne renditemi të 45-tët për sistemin arsimor në tërësi.

Përpjekje duhet të bëjmë në matematikë se ne e kemi dhunti leximin dhe poezitë. Nuk ka popull që të ketë më shumë poetë dhe shkrimtarë popullorë se ne. Na duhen matematicienë popullorë. Ne duhet të mbështesim talentet në matematikë. Ata do të mbështeten në mënyrën më të diferencuar”,- tha sot Berisha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi