Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Falja e Gjakut” përfaqëson Shqipërinë në garën e Çmimeve Oscar Empty “Falja e Gjakut” përfaqëson Shqipërinë në garën e Çmimeve Oscar

Sat 24 Sep 2011 - 21:47
Message reputation : 100% (1 vote)
“Falja e Gjakut” përfaqëson Shqipërinë në garën e Çmimeve Oscar Falja_gjakut1
Filmi “Falja e gjakut” e kalon edhe “provën” e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe përzgjidhet për të përfaqësuar Shqipërinë në ceremoninë e çmimeve Oscar. Komisionit i ngritur për përzgjedhjen e filmit konkurrues të Academy of Motion, Picture, Arts and Science – 2012, u mblodh dje për të vendosur se cili do ta përfaqësonte kinematografinë shqiptare në garën e madhe “Oscar”.
Mes katër filmave konkurrentë, të cilët janë shfaqur gjatë harkut kohor njëvjeçar, pikërisht: “Maya”, “Ballkan Bazar”, “Amnistia” dhe “Falja e gjakut”, komisioni i përbërë nga Teodor Laço, Esat Musliu, Bujar Lako, Durim Neziri dhe Agron Tufa, me shumicë votash, vendosi që të jetë pikërisht ky i fundit.
“The Forgivenes of Blood”, me regji të Joshua Marstonit, gjithashtu bashkautor i skenarit me Andamion Muratajn, do të garojë për kategorinë “Foreign Language Film Avvard”. Në vendimin e QKK-së, i cili u bë publik së pari prej skenaristit Andamion Murataj, por edhe nga kandidatë të tjerë që kanë mbetur të pakënaqur, thuhet: “Komisioni mori në shqyrtim kërkesat e paraqitura, diskutoi rreth tyre dhe me shumicë votash vendosi të përzgjedhë filmin artistik ‘Falja e gjakut’, skenari Andamion Murataj, Joshua Marston, regjia Joshua Marston, për të kandiduar në kategorinë ‘Foreign Language Film Avvard’, që organizohet nga Academy of Motion, Picture, Arts and Science – 2012, me këtë motivacion: Filmi është tërësisht në gjuhën shqipe; njëri nga autorët e skenarit, Andamion Murataj, është shqiptar; ‘Lissus Media’, është kompani shqiptare, bashkëprodhuese në realizimin e filmit; filmi është xhiruar tërësisht në Shqipëri; aktorët e filmit janë të gjithë shqiptarë; shumica dërrmuese e stafit realizues janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë; filmi është pritur shumë mirë nga publiku dhe kritika shqiptare për trajtimin me origjinalitet dhe freskinë artistike, të një problemi që mbetet i mprehtë për shoqërinë tonë”. Ishin këto 7 arsye pse komisioni vendosi për filmin “Falja e gjakut”, i cili në muajin shkurt u vlerësua me “Ariun e Argjendtë” në Festivalin e Berlinit. I pari film që flet shqip që fiton një çmim të tillë prestigjioz dhe i pari film që përzgjidhet nga QKK për oskar, edhe pse nuk është mbështetur prej tij financiarisht.Lajmi i fundit
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Falja e Gjakut” përfaqëson Shqipërinë në garën e Çmimeve Oscar Empty Re: “Falja e Gjakut” përfaqëson Shqipërinë në garën e Çmimeve Oscar

Wed 19 Oct 2011 - 15:18
“Falja e Gjakut” nderohet në Nju Jork

Nju Jork, 19 tetor 2011, NOA - Filmi “Falja e Gjakut” nderohet me Çmim Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hamptons të Nju Jorkut. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Hamptons të Nju Jorkut nuk ka një çmim të dedikuar për skenarin, por juria nderon filmin me Çmim Special me motivacionin: “Për rrëfimin e shkëlqyer që e bën këtë eksperiencë specifike kulturore të ndihet thellësisht personale”. “Jam i nderuar që prezantohemi në një mënyrë të tillë në “East Coast” i cili ka ngulimin më të madh të Shqiptarëve në Amerikë por edhe të shumë kombeve të tjerë me të cilët ndajmë të njëjtat eksperienca. Nuk e fsheh dot lumturinë që pas suksesit të filmit në Europë pritemi në të njëjten mënyrë dhe në Amerikë”, u shpreh regjisori i filmit Andamion Murataj. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Hamptons të Nju Jorkut është krijuar 19 vjet më parë për të vlerësuar punën e kinemasë autore. Festivali ju prezanton për herë të parë audiences së brigjeve lindore të Amerikës një spektër unik filmash ndërkombëtarë që sjellin vizione të reja dhe eksperienca diverse globale. Pikërisht në këtë festival kanë pasur premierën lindore të Amerikës shumë filma fitues te Çmimit Oskar si “Fjalimi i Mbretit” apo “Mjelma e Zezë”. a.q/NOA
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Falja e Gjakut” përfaqëson Shqipërinë në garën e Çmimeve Oscar Empty Re: “Falja e Gjakut” përfaqëson Shqipërinë në garën e Çmimeve Oscar

Wed 19 Oct 2011 - 15:18
Urime “Falja e Gjakut” përfaqëson Shqipërinë në garën e Çmimeve Oscar 573234
Sponsored content

“Falja e Gjakut” përfaqëson Shqipërinë në garën e Çmimeve Oscar Empty Re: “Falja e Gjakut” përfaqëson Shqipërinë në garën e Çmimeve Oscar

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi