Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Statujë dylli për gruan-vampir Empty Statujë dylli për gruan-vampir

Mon 26 Sep 2011 - 16:30
Statujë dylli për gruan-vampir Gruaja-vampir
Maria Cristerna është e njohur për brirët e titaniumit të vendosura në kafkë, dhëmbët e mprehtë dhe tatuazhet e shumta që i mbulojnë trupin.

Por tashmë, “gruaja-vampir” do të jetë në gjendje të trembë me pamjen e saj edhe brezat e ardhshëm sepse për të do të bëhet një statujë dylli.

Punimi, që do të jetë një kopje reale e 35-vjeçares meksikane, do të ekspozohet në muzeun ‘Rippley’s Believe It Or Not’, në Florida (SHBA).

Skulptori Bruce Miller u shpreh: “Kisha vështirësi me kokën e saj për shkak të brirëve. Gjithashtu ishte vështirë edhe të vizatoje edhe një herë tatuazhet e saj që i ka në të gjithë trupin.”

Maria, e cila është martuar që në moshën 17-vjeçare, ka rrëfyer se filloi të bënte tatuazhe pas viteve ku ishte viktimë e dhunës nga ana e ish-bashkëshortit.

Përsa i përket brirëve që ka implantuar në tru, ajo thekson se janë një simbol force dhe i ka vënë pa anestezi.Top Chanel
Statujë dylli për gruan-vampir Article-2039985-0E0389A300000578-25_308x425Statujë dylli për gruan-vampir Article-2039985-0E03894400000578-426_308x665Statujë dylli për gruan-vampir Article-2039985-0E03895600000578-746_308x665Statujë dylli për gruan-vampir Article-2039985-0E03E3CF00000578-672_640x290
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi