Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kthimi i camëve në kufirin grek, PDIU: Shteti shqiptar e BE të reagojnë  Empty Kthimi i camëve në kufirin grek, PDIU: Shteti shqiptar e BE të reagojnë

Wed 28 Sep 2011 - 13:49
TIRANË- Pas rasteve të përsërituara të kthimit të qytetarëve camë në kufirin grek, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me anë të anëtarit të kryesisë së Durrësit, Sali Bajo, e ca cilësuar këtë akt të dënueshëm. Sipas, Bajos nuk mund të tolerohet shkelja e të drejtave themelore të njeriut, sic kanë bërë grekët me kthimin e camëve në kufi.“Kthimi i qytetarëve shqiptarë që kanë lindur në Camëri në kufirin e Greqisë është kthyer fatkeqësisht në një fenomen të përsëritur. Këtë akt ndaj shqiptarëve të Camërisë, PDIU e konsideron të patolerueshëm dhe të dënueshëm. Shkelja e të drejtave themelore të njeriut nuk mund të cilësohet si një fenomen normal. Me këtë sjellje qeveria greke po i përngjan sistemit të aparteidit dhe segregacionit social”, tha ai.Përfaqësuesi i PDIU-së i bëri thirrje shtetit shqiptar por edhe BE e institucioneve ndërkombëtare të reagojnë në lidhje me këtë veprim të përsëritur.“Shteti shqiptar duhet të veprojë ashtu sic i takon një shteti modern për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të vetë. Tashmë është detyrë e Bashkimit Evropian, e të gjithë miqve të Shqipërisë, të ndërhynë përpara se kjo sjellje të marrë përmasa të paparashikueshme, që do detyrojnë PDIU-në, “Shoqatën Camëria” dhe të gjitha organizatat që mbrojnë të drejtat e shqiptarëve të Camërisë dhe të gjithë kombit shqiptar të marrin në dorën e tyre situatën dhe të kundërpërgjigjen”, shtoi Bajo.
(m.a/BalkanWeb)

Lajmi i fundit gjat ktyre minutave.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi