Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur   Empty Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Thu 29 Sep 2011 - 23:48
Gjumi është i domosdoshëm për trupin dhe mendjen, por po kaq i rëndësishëm është edhe pozicioni në të cilin flemë. Këtë theksojnë ekspertët amerikanë, të cilët kanë analizuar pozicionet kryesore të gjumit dhe kanë dalë në përfundimin se ai më i miri është pozicioni shtrirë në shpinë.

Sipas ekspertëve të Convenant Health System, fjetja në shpinë ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të shpinës e qafës, pakëson refluksin e acideve gastrike dhe favorizon mosshfaqjen e rrudhave. Shtrirja në shpinë redukton në maksimum kontraktimet dhe rezulton një pozicion i përshtatshëm për shtyllën kurrizore. Ana negative e këtij pozicioni? Favorizon gërhitjen, sidomos tek ata që janë të predispozuar.

Një tjetër pozicion i mirë për trupin është shtrirja në krah. Edhe ky pozicion parandalon dhimbjet e shpinës dhe qafës. Ai u rekomandohet sidomos grave shtatzëna, pasi favorizon lëvizjen e gjakut në fetus. Ekspertët nuk ua këshillojnë këtë pozicion atyre që duan të parandalojnë rrudhat.

Pozicioni më i keq? Ai shtrirë në bark, pasi shtyp stomakun, lehtëson refluksin e acideve gastrike dhe favorizon tendencën për të gërhitur. Gjithashtu, në këtë pozicion shtylla kurrizore nuk ka mundësinë të çlodhet dhe presioni mbi muskujt dhe kyçet është kaq i fortë saqë mund të shkaktojë edhe inflamacionin e nervave apo ndjesi shpimi në gjymtyrë. /shekulli/


te flesh edhe ne krah te majte ben keq per zemren.....


si flini juve?


jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur   Empty Re: Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur

Wed 23 Nov 2011 - 1:09
Ne bark
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi