Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Idris Elba në rolin e James Bond? Empty Idris Elba në rolin e James Bond?

Sat 1 Oct 2011 - 14:43
Idris Elba në rolin e James Bond? 007-300x184
A mund ta thërrasim Bond, James Bond? Megjithëse Daniel Craig është gati të jetë protagonist në aventurën e tretë të tij si 007 thashethemet kanë marrë dhenë me emrin e mundhsëm se kush do e zëvëndësojë atë. Njëri ndër këta emra që tashmë përfliten është ai i Idris Elba-s, aktori anglez i njohur më së miri në rolin e tij si mbreti i padiskutueshëm i drogës Stringer Bell në seritë e HBO-së “ The Wire”. Një rol I tillë do e bënte atë aktorin e parë me ngjyrë që luan rolin e James Bond. Thuhet se ideja për një veprim të tillë ka qënë e vetë Daniel Craig që duket të jetë frymëzuar nga fitorja e Barack Obamës në 2008. Gjatë një interviste me “The Guardian” në 2009 Elba e mbështeti idenë e Craig për të pasur një 007 ndryshe nga ai portret që jemi mësuar të shohim, mbase një
afrikan-amerikan.
“A mendoj se do ndodhë një gjë e tillë? Jo, por megjithatë unë kam të gjitha cilësitë që do I duheshin një aktori për një rol të tillë.Mund të vrapoj, mund të argëtohem me femrat dhe mund të pi”- tha Elba për gazetën. Dy vjet pas kësaj dhe ai është përsëri I gatshëm për këtë ide duke pasur ndërkohë disa rezerva. “
Është një thashethem I vjetër tashmë dhe në fakt unë dhe im atë kishim
një bisedë dje për këtë. Unë mund ta marr përsipër këtë rol por nuk
dua të më thërrasin James Bond i parë me ngjyrë. Besoj e kuptoni se
cfarë dua të them? Sean Connery nuk ishte skocezi James Bond dhe
Daniel Craig nuk ishte James Bond me sy blu. Kështu që, nëse unë luaj
këtë rol nuk dua të quhem James Bond me ngjyrë. “LAJMI I FUNDIT
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi