Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Taktika të prindërve që ua lehtësojnë nxënësve mësimin Empty Taktika të prindërve që ua lehtësojnë nxënësve mësimin

Sat 1 Oct 2011 - 18:41
Taktika të prindërve që ua lehtësojnë nxënësve mësimin Mesimi

Në mënyrë që prindërit t’u ndihmojnë fëmijëve të tyre që të mësojnë më lehtë dhe më shpejt, fillimisht duhet bërë orarin e ‘ditës së tij të punës’. Nëse bllokohet në ndonjë pjesë të lëndës, i ndihmoni në atë mënyrë që me zë të lartë i lexoni nga libri.



Është e dëshirueshme që gjatë kësaj kohe, fëmija me sy të përcjellë tekstin, sepse kështu do të përqendrohet më mirë dhe më lehtë do t’i kuptojë fjalët e reja. Pas leximit, bisedoni rreth tekstit dhe bëni pyetje për t’u siguruar nëse është kuptuar të lexuarit.

Me një qasje të tillë aktive, lëndën do ta bëni më interesante, ndërsa përmbajtjen më me kuptim. Kurrë mos e detyroni fëmijën që të mësojë dhe shkruajë detyrat, sepse vetëm sa do ta prishni marrëdhënien me të.

Prindi duhet të jetë taktik dhe duhet të merret vesh me mësimdhënësin, ai të marrë rolin kryesor, ndërsa prindi duhet ta ketë rolin e asistentit, i cili gjithmonë është i gatshëm ta ndihmojë fëmijën në mësim dhe zgjidhjen e detyrave. Derisa fëmija bën detyrat, uluni pranë tij. Edhe nëse ndihma juaj nuk është e nevojshme, mbikëqyrja juaj është tejet e rëndësishme.

Oh jo mami dhe babi!

Fëmijët më me dëshirë bashkëpunojnë me personat tjerë të rritur se sa me prindërit. Në bashkëpunim me prindërit, fëmijët e të cilëve shkojnë në të njëjtën klasë me fëmijën tuaj, formoni grupe të vogla të fëmijëve, të cilët do të mësojnë së bashku, ndërsa ju dhe prindërit tjerë, minimizojeni rolin e ndihmësit.

Më e vështira është e para në orar

Mësojeni fëmijën që të bëjë orarin e detyrave të tij të shkollës dhe jashtë saj. Në krye të orarit, duhet të jetë lënda e cila është më e vështira për nxënësin, sepse me të duhet të merret kur e ka përqendrimin më të madh, pra kur është i çlodhur.

Ia sqaroni fëmijës se si në tekst të ndajë të dhënat më të rëndësishme, çka do t’i ndihmojë gjatë përsëritjes. Le të mundohet ta lidhë lëndën me shembuj nga jeta. Pasi ta lexojë një mësim, le ta rrëfejë me fjalët e tij.femina.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi