Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aktorja iraniane dënohet me një vit burg e 90 goditje kamxhiku Empty Aktorja iraniane dënohet me një vit burg e 90 goditje kamxhiku

Mon 10 Oct 2011 - 21:44
Aktorja iraniane Marzieh Vafamehr është dënuar me një vit burg dhe 90 goditje me kamxhik për shkak të rolit të saj në një film që duket se ka kaluar limitet që i lejon republika islamike. “Verdikti është dhënë për Marzieh Vafamehr me një vit burg dhe 90 goditje”, raportohet nga një ëebsite opozitar Iranian. Avokatët e saj kanë apeluar vendimin e dhënë të dielën nga gjykata por nuk jepen detaje të tjera. Vafamehr ishte arrestuar në muajin korrik pas shfaqjes së saj në filmin “My Tehran for Sale”, film që u pasua nga një numër i madh kritikash në qarqet konservatore. Filmi i prodhuar në Australi tregonte historinë e një aktoreje të re nga Teheranit e cila ishte ndaluar nga autoritetet të luante në teatër. Ajo ndërkaq ishte detyruar të bënte një jetë secrete me qëllim për të shfaqur pasionin e saj artistik. Filmi nuk ishte miratuar për tu shfaqur në Iran por hyri atje ilegalisht dhe u konsumua publikisht.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi