Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SHBA, lind fëmijën pas maratonës së Cikagos Empty SHBA, lind fëmijën pas maratonës së Cikagos

Wed 12 Oct 2011 - 15:31
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku një grua ka lindur fëmijën e saj vetëm pak momente pasi kishte marrë pjesë në maratonën e Cikagos.Amber Miller, që ishte shtatzënë prej 39 javësh, solli në jetë vajzën e saj që peshonte 3.5 kilogramë dhe që mori emrin June.“Ishte dita më e gjatë jetës sime”, ka treguar Amber, e cila, sipas udhëzimeve të doktorit, gjysmën e cirkuitit e bëri me vrap dhe gjysmën me ecje.“Shumë njerëz brohorisnin për mua: “Forca, zonja shtatzënë”. Për mua nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme. Vrapova deri në finish. Unë vdes të vrapoj”, tha Amber.Për shkak se një pjesë të maratonës e bëri me ecje, ajo e përfundoi garën prej 42 kilometrash për 6 orë e 25 minuta, më ngadalë se hapi i saj i zakonshëm.

“Pak minuta pasi arrita vijën e finishit, kontraktimet u bënë më të forta dhe e kuptova se cfarë po ndodhte. Kur ato u bënë më të rregullta, hëngra një sanduic dhe pastaj shkova në spital”, rrëfeu zonja Miller aventurën e saj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi