Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dëgjoni ‘heavy metal’? Vuani nga depresioni  Empty Dëgjoni ‘heavy metal’? Vuani nga depresioni

Fri 21 Oct 2011 - 23:04
Që kur ka lindur, në mesin e viteve ’70, janë thënë shumë gjëra për rrymën ‘heavy metal’. Përveç kritikave për “egërsinë” e tingujve, ‘heavy metal’ ka marrë akuza si frymëzues i satanizmit, i racizmit dhe dhunës.Tashmë edhe shkenca i vihet kundër. Katrina McFerran, kërkuese në universitetin e Melburnit në Australi, ka publikuar një studim të bërë me 1000 persona të moshës 13-18 vjeç.Sipas studimit, ata që dëgjojnë heavy metal janë më të prirur të zhvillojnë sindroma depresive në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që preferojnë rok apo hip-hop.“Shumë adoleshentë afrohen me muzikën në mënyrë pozitive: për të ngritur humorin dhe për të pasur më shumë energji kur studiojnë. Nuk ndodh kështu me ata që dëgjojnë ‘heavy metal’”, shprehet McFerran.“Kur një adoleshent dëgjon të njëjtin album me këngë “të rënda” disa herë e bën për t'u izoluar dhe për t'u shkëputur nga realiteti. Prindërit e këtyre fëmijëve duhet të shqetësohen sepse këta mund të vuajnë depresion, ankth apo më e keqja të tentojnë vetëvrasjen. Prindërit nuk duhet të lejojnë fëmijët të dëgjojnë këtë lloj muzike”, përfundon McFerran.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi