Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Amaneti i fundit i Gedafit  Empty Amaneti i fundit i Gedafit

Sun 23 Oct 2011 - 20:05
Amaneti i fundit i Gedafit  Libyan-leader-Col-Gaddafi.-300x206Faqja në internet e Muamar Gedafit, Seven Day News, njofton se është bërë publik amaneti i fundit i ish-liderit të Libisë.

Dokumenti thuhet se u ishte dorëzuar tre të afërmve të kolonelit: një prej të cilëve është vrarë, një i arrestuar dhe i treti ka mundur të arratiset nga luftimet në Sirte.

“Kjo është dëshira ime e fundit. Unë, Muammar bin Mohammad bin Abdussalam bi Humayd bin Abu Manyar bin Humayd bin Nayil al Fuhsi Gaddafi, betohem se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është profeti i tij, paqja qoftë me të. Unë zotohem se do të vdes si mysliman.

Nëse vritem, do të doja të varrosesha sipas riteve myslimane, me rrobat që kam pasur në momentin e vdekjes dhe trupin të palarë, në varrezën e Sirtes, pranë familjarëve të mi.

Dua që familja ime, veçanërisht gratë dhe fëmijët e mi, të trajtohen mirë pas vdekjes time. Populli libian duhet të mbrojë identitetin e tij, arritjet, historinë dhe figurën e nderuar të paraardhësve dhe heronjve të tij. Populli libian nuk duhet të heqë dorë nga sakrificat e njerëzve të lirë e të mirë.

U kërkoj mbështetësve të mi të vazhdojnë rezistencën dhe të luftojnë kundër çdo agresori të huaj sot, nesër dhe përgjithmonë.

Tregojuni njerëve të lirë kudo në botë se ne mund të kishim të kishim rënë në ujdi dhe të kishim shitur kauzën tonë në këmbim të një jete të sigurt e të qëndrueshme. Patëm shumë oferta për këtë, por ne zgjodhëm të jemi në pararojë të konfrontimit për shkak të nderit dhe detyrës.

Edhe nëse nuk fitojmë menjëherë, ne do t’u mësojmë brezave të ardhshëm se të zgjedhësh ta mbrosh atdheun është nder, e ta shesësh atë është tradhtia më e madhe që historia do të mbajë mend, pavarësisht përpjekjeve të të tjerëve për t’u bindur për të kundërtën”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi