Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha: Kosova de facto anëtare e NATO-s. Karta e Adriatikut solli ndryshime epokale në rajon Empty Berisha: Kosova de facto anëtare e NATO-s. Karta e Adriatikut solli ndryshime epokale në rajon

Mon 24 Oct 2011 - 12:59
Kryeministri Sali Berisha u shpreh se Kosova, në disa prej aspekteve të bashkëpunimit, është de fakto anëtare e NATO-s. Në fjalën e mbajtur gjatë takimit të ‘Kartës së Adriakut’ që po zhvillohet në Tiranë me pjesëmarrjen e delegacioneve të parlamenteve të vendeve të rajonit, Berisha ka vlerësuar mbështetjen që ka dhënë NATO për të gjitha vendet e rajonit, por e konsideroi si mjaft të rëndësishme mbështetjen që ka dhënë për Kosovën. “Në disa aspekte Kosova është de fakto anëtare e NATO-s, por jo de juro. Me bashkëpunimin që ka me KFOR, Kosova është një vend me garanci, stabilitet dhe paqe në rajon. Jam i bindur që pas kapërcimit të problematikës në Veriun e Kosovës, Serbia do të marrë rolin që i takon”, tha Berisha. Kreu i Qeverisë shqiptare gjithashtu shprehu mbështetjen e Shqipërisë për të gjitha vendet aspirante për anëtarësim në NATO, ndërsa vlerësoi nismat e ndërmarra ndër vite mes këtyre vendeve në kuadrin e bashkëpunimit dhe sigurisë rajonale.

“Samiti i Lisbonës ishte historik për Aleancën, përcaktoi konceptin e ri strategjik të saj dhe në këtë koncept shtylla kryesore janë mbrojtja kolektive, menaxhimi i krizave, siguria dhe bashkëpunimi”, u shpreh Berisha. Sipas tij, Shqipëria është e vendosur të japë çdo kontribut në sigurimin kolektiv, pasi përbën formën më të lartë të sigurisë për secilin vend. “Siguria kolektive faktohet sot si forma jetike për sigurinë e çdo vendi të veçantë”, tha më tej Kryeministri.

Gjithashtu ai shprehu mirënjohje për funksionimin e kësaj nisme që ia doli të shënojë ndryshime epokale në rajon, të bëjë kombet e këtij rajoni më të sigurta se kurrë. “Ishte kjo nismë, Karta e Adriatikut, e cila bëri të mundur anëtarësimin e suksesshëm të Shqipërisë edhe Koacisë, de fakto edhe të Maqedonisë në NATO. Karta e Adriatikut 5 sot, menjëherë pas themelimit e filloi me cështjet më sensitive që janë ato të sigursië, kjo nismë shërbeu për ndërtimin me shpejtësi të urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve që më parë nuk kishin parë me sy të mirë njëri-tjetrin”, u shpreh Kreu i Qeverisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi