Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Kadare e promovon në Mal të Zi, librin "Darka e gabuar" Empty Kadare e promovon në Mal të Zi, librin "Darka e gabuar"

Sat 29 Oct 2011 - 10:47
Në kuadër të projektit ndërkombëtar “Dy gjuhë një libër” u bë promovimi i librit “Darka e Gabuar” e Ismail Kadaresë në gjuhën malazeze. Interesimi i qarqeve intelektuale malazeze ishte shumë i madh
Projekti “ Dy gjuhë një libër ” sipas koordinatores Varja Gjukic ëshë mirëpritur në te dy vendet fqinje si në Mal të Zi ashtu edhe në Shqipëri dhe po jep rezultatet e në njohjen reciproke te kulturave të dy vendeve dhe forcimit të raporteve të mira midis tyre.
“Unë mendoj që bashkëpunimi kulturor në fushën e përkthimit dhe bashkëpunimit me institucionet e ndryshme kulturore dhe arsimore janë më se të nevojshme jo vetëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi por edhe për mbarë rajonin “
Ndërkaq shkrimtari Ismail Kadare vlerësoj lartë mardhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe tha se ky është një lajm i mirë për Ballkanin: “Të parët vende që janë në Ballkanin e ngushtë që po shkojnë mirë tashti është Shqipëria me Malin e Zi. Kjo është një gjë e mirë jo vetëm nga ana politike dhe gjeostrategjike e Ballkanit, por duket edhe prekëse nga ana njerëzore. Është i pari popull sllav që po shkon normalisht me shqiptarët. Ky është një lajm i mirë në Ballkanin, është një lajm shpresëdhënës ëshë një lajm që i nderon të dy popujt dhe nderon Ballkanin në përgjithësi sepse Ballkani nuk është mjaft i nderuar.”
Kadare ndër të tjera tha se autorët më të njohur malazez kanë qenë të njohur në Shqipëri që nga koha e Monarkisë dhe gjatë viteve të diktaturës. Në këtë aspekt ai u ndal tek veprimtaria e shkrimatrit malazez Mark Milani, i cili siç dihet ka shkruajtur për doket dhe zakonet shiptare. Sipas tij këta shembuj eshtë dashur të shfrytëzohen dhe te përmenden në kohen kur Ballkani ka qenë arenë konfliktesh. “ Mua më vjen keq që porositë e tij nuk janë kujtuar vitet e fundit kur Ballkani kishte kaq shumë nevojë për to. Mua më vjen shumë mirë që ky njeri nderohet në Mal të Zi . Kjo tregon që porositë e tij nuk hidhen poshtë por me sa duket me vonesë janë ripërtrirë.
Me mjaft vemendje nga publiku u përcoll intervista që me z. Kadare zhvilloi artisti dhe regjisori i njohur boshnjak Dino Mustafiq. Mesazhet që dha Kadare gjatë bisedës disa herë u ndëprenë me duartrokitje nga publiku. Kësaj ngjarje sot po i kushtojnë rëndësi të veçantë të gjitha mediat në Mal të Zi si dhe takimit që Ismail Kadare pati me Kryeministrin e Malit të Zi, Igor Llukshiq.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi