Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shërbim me shpatë në restorantin “Ninja” Empty Shërbim me shpatë në restorantin “Ninja”

Sat 20 Feb 2010 - 22:30
Kamerieret vringëllojnë shpatat dhe gjuajnë yjet vdekjeprurës gjatë darkës, ndërsa myshterinjtë duhet ta kalojnë një hendek të thellë para se të ulen në sallën e ngrënies.

Po ashtu myshterinjtë mund të bëjnë fotografi me kamerieret me stil luftëtareje, të veshura me të zeza ose të kuqe me pamje të “Ninjas” për t’iu përshtatur ambientit të errët.

Ato punojnë në një restorant të famshëm i hapur muajin e kaluar në kryeqytetin e Tajvanit.
“Ninja është një luftëtar misterioz”, thotë Ou Chia-wei, pronar i restorantit i titulluar thjeshtë “Ninja”, duke sqaruar pse e ka zgjedhur atë temë për restorantin e stilit japonez.

“Në këtë objekt ne mund të bëjmë akrobacione magjike dhe të ndezim flakë në pjatat e ushqimit”, thotë ai.

Kamerieret punojnë në një ambient gjysmë të ndriçuar djegin menytë e specialiteteve, të cilat zhduken pa lënë gjurmë të hirit fare, ndërsa ndezin flakë këndet e tavolinave derisa myshterinjtë shikojnë.

Një hendek i thellë në fund të të cilit duket një ujë i lëvizshëm i pret myshterinjtë para hyrjes të cilët duhet të presin disa minuta derisa të lëshohet trapi, duke i dërguar ata drejt një salle ngrënie me ndriçim të pakët dhe ambiente të errëta.

Aty performohen truke magjike, po ashtu jepen shfaqje kabare, për ata të cilët vijnë në momentin e përshtatshëm.

Ninjat ishin mercenarë ë cilët përdornin strategji lufte të pazakonta siç janë spiunazhi, kabotazhi dhe vrasjet që para 700 vjetësh në Japoninë feudale. Figura e Ninjas mbetet ende e respektuar në folklorin japonez.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi