Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sabri Fejzullahu “vdes” për Emina Çunmulajn Empty Sabri Fejzullahu “vdes” për Emina Çunmulajn

Thu 10 Nov 2011 - 0:36
Sabri Fejzullahu “vdes” për Emina Çunmulajn Sab-300x197Këngëtari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu, ka thënë së fundmi se, sipas tij, femra më e bukur shqiptare është modelja e njohur Emina Çunmulaj.

Edhe pse i takon brezit të vjetër të këngëtarëve, 64-vjeçari është e qartë se i ndjek me interes dhe nga afër zhvillimet e artit dhe të modës në trojet shqiptare, ndërkohë që është shumë aktiv sa i takon muzikës.

Ai nuk e tregon fare moshën që ka, falë tipit sportiv dhe të qeshur, por e ndihmon shumë në këtë aspekt edhe pamja e jashtme, për të cilën Sabriu shprehet se kujdeset e shoqja. “Më pëlqen më shumë nga të gjitha firmat Hugo Boss”, – thotë ai, ndërsa i pyetur se cila është femra më e bukur shqiptare, është shprehur në mënyrë telegrafike “Emina Çunmulaj”.

Me origjinë nga shqiptarët e Malit të Zi, Emina jeton në Amerikë, ndërsa është modelja më e njohur shqiptare në botë dhe këtë e dëshmon jo vetëm puna nëpër pasarela dhe fotosesione të ndryshme, por edhe fakti që ka qenë fytyra në kopertinë për disa revista të famshme, si “Elle”, Vogue”, “Marie Claire” etj. Sabri, kujdes se mos të bëhet xheloze gruaja…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi