Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi Empty Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi

Wed 23 Nov 2011 - 1:10



Bashkimi Europian kritikon qeverinë shqiptare për progresin e pakët në mbrojtjen e pronësise intelektuale, një detyrim kyc i Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit.

"Ne vëmë re një progres të varfër në përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian në fushën e të drejtave të autorit dhe sa i takon mbrojtjes së pronësisë industriale, Shqipëria duhet ende të përmbushë detyrimet e Marrëveshjes se Asociim-Stabilizimit", tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.

Zoti Sequi, i ftuar ne nje konference te organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise mbi kete ceshtje, evidentoi nje sere problemesh se përse Shqipëria ka ngecur në këtë fushë.

"Numër i ulët i rasteve që janë sjellë para drejtësisë, mungese eksperience dhe kualifikim të gjyqësorit dhe ndërgjegjësimi i ulët për rëndësinë që ka mbrojtja e këtyre të drejtave. Po ashtu ka nevojë për koordinim më të mirë mes agjencive që mbikëqyrin të drejtat intelektuale", tha ambasadori.

"Ligji përafron në mënyrë të plotë legjislacionin tonë me legjislacionin e Bashkimit Evropian", tha ministri i Kulturës, Aldo Bumci.

Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit pioner për mbrojtjen e pronësisë intelektuale shpjegon se pse ky është një prioritet absolut.

"Shumë diplomatë, kolegë të mi në cdo vend të botës pyesin gjithmonë përse SHBA i kushton rëndësi kaq të madhe mbrojtjes së pronësisë intelektuale. Përgjigjja është e thjeshtë. Eshtë pikërisht mbrojtja e këtyre të drejtave që ka nxitur inovacionin dhe teknologjinë duke përmirësuar jetën e miliona njerëzve në gjithë botën", tha zëvendësambasadorja amerikane, Deborah Jones.

Përfaqësues të kompanive të njohura ndërkombëtarisht thonë se pirateria pengon investimet e huaja.

"Dikush sapo erdha në Shqipëri më pyeti, nëse 'Microsoft' do të hapte ndonjë qendër prodhimi në Shqipëri. Përgjigjja ime ishte jo, jo me këtë pirateri! Ju keni një kosto të ulët pune dhe nga kundvështrimi vendimi për të investuar këtu është i zgjuar, sepse unë mund të kursej në kosto, por përsa kohë nuk kam mbrojtje të pronësisë intelektuale është e vështirë që dikush të marrë vendimin për të investuar këtu", thotë Evgemi Danilov, përfaqësues i kompanisë 'Microsoft'.

Pirateria ne Shqiperi eshte e gjithanshme dhe nuk kufizohet vetem ne fushen e internetit, por ajo prek edhe industrine mediatike.

"Disa nga problemet që mbeten shqetësuese janë transmetimet e operatorëve kabllorë, dhe këtu bëjmë fjalë për operatorë kabllorë të licensuar, ashtu si edhe fatkeqësisht kemi të bëjmë me operatorë kabllorë që nuk janë të licensuar. Këta operatorë kabllorë piratojnë në mënyrë të hapur programe të 'Digitalb'", tha Sokol Nako, përfaqësues ligjor i 'DigitAlb'.

Mbrojtja e pronesise intelektuale eshte nje nga detyrimet kyc, qe Shqiperia ka per te permbushur per t'u integruar ne Bashkimin Europian.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi Empty Re: Shqipëria, një vend ku vidhet edhe mendimi

Thu 24 Nov 2011 - 14:57
E mo, duhet te na kritikoje Bashkimi Europian gjithmone se vete jemi te thare nga trrute!!!

Po c'beni keshtu mo...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi